LIVE UPDATES
Ekonomi

Kriza prek tregtinë, por jo udhëtimet! Bie tregtia e mallrave, rritet numri i pasagjerëve në porte

Rritjen më të fortë e kanë shënuar udhëtimet e pasagjerëve nga ajri që pothuajse janë trefishuar në 6 mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në krahasim me vitin 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet ajrore, janë rritur me 48%.

29 Korrik 2022, 09:59 Nga A.B
Kriza prek tregtinë, por jo udhëtimet! Bie tregtia e mallrave, rritet
Port

Çmimet e larta të mallrave po ndikojnë në rënien e volumeve tregtare, sidomos importeve, ndërsa individët duken të “pashqetësuar”, teksa udhëtimet përmes ajrit dhe detit po rriten me ritme të larta, pas kufizimeve të pandemisë.

Rritjen më të fortë e kanë shënuar udhëtimet e pasagjerëve nga ajri që pothuajse janë trefishuar në 6 mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në krahasim me vitin 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet ajrore, janë rritur me 48%.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2022 është 307,8 mijë tonë, duke u ulur me 25,3%, krahasuar me Qershor 2021. Burime nga Porti i Durrësit bënë të ditur se në qershor nuk ka pasur asnjë zhdoganim të anijeve me grurë, ndërsa rritja e fortë e çmimeve të materialeve të ndërtimit ka frenuar disi importet e tyre.

Në muajin Qershor 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.718 mijë tonë- kilometër, duke u ulur me 15,0%, krahasuar me Qershor 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 163,9 tonë, duke u rritur me 4,1 % në krahasim me Qershor 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.079,5 mijë tonë, duke u ulur me 11,3%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021

Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 10.075 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 32,6%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 981,3 tonë, duke u rritur me 1,8%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Rriten ndjeshëm numri i pasagjerëve nga deti, trefishohet nga ajri

Në Qershor 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 103.467 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2021, ky tregues është rritur me 2,5 herë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.221 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2021, ky tregues është ulur me 56,4%.

Në muajin Qershor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 82,7% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2022 është 500.512 pasagjerë, duke u rritur me 91,8%, krahasuar me Qershor 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 344.340 pasagjerë, duke u rritur me 75,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 8.847 pasagjerë, duke u rritur me 75,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 është 2.098.578 pasagjerë, duke u rritur me 2,8 herë, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet, rritja është 48%.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Qershor 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 777,9 mijë tonë ku 48,6% e tyre u transportua me det.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 4.496,9 mijë tonë ku 54,3% e tyre u transportua me det.

Në Qershor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 62,9%, me det 37,0% dhe 0,1% me hekurudhë. Volumi i mallrave të eksportuara me tokë në Qershor 2022 është ulur me 14,2%, krahasuar me Qershor 2021.

Në Qershor 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 59,2% dhe me tokë 39,6%. Volumi i mallrave të importuara me tokë në Qershor 2022 është ulur me 13,2%, krahasuar me Qershor 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 61,4% dhe me tokë 37,8%. Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 6,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./MONITOR

porti i durresit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet