LIVE UPDATES
Ekonomi

Suficiti rekord i qeverisë po mbështet edhe më shumë forcimin e Lekut

Ditën e martë, kursi zbriti në nivelin e 100.83 lekëve, shumë afër nivelit më të ulët vjetor që ishte regjistruar javën e kaluar dhe gjithashtu pranë nivelit më të ulët historik, prej 100.49 lekësh, që ishte shënuar në korrik të vitit të kaluar.

25 Prill 2024, 11:25 Nga M.B
Suficiti rekord i qeverisë po mbështet edhe më shumë
Foto ilustruese

TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros ndaj Lekut po vazhdon të shfaqë një tendencë të theksuar rënëse. Ditën e martë, kursi zbriti në nivelin e 100.83 lekëve, shumë afër nivelit më të ulët vjetor që ishte regjistruar javën e kaluar dhe gjithashtu pranë nivelit më të ulët historik, prej 100.49 lekësh, që ishte shënuar në korrik të vitit të kaluar.

Ekspertët vlerësojnë se faktori kryesor që po sjell një valë të re të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit është rritja e flukseve valutore hyrëse, të lidhura veçanërisht me turizmin dhe eksportin e shërbimeve. Megjithatë, edhe politika fiskale e qeverisë shqiptare duket se po ndikon pjesërisht në forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, për muajin mars suficiti buxhetor u rrit ndjeshëm dhe arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 33.4 miliardë lekëve, në rritje me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shpenzimet për tremujorin e parë janë rritur më pak se të ardhurat, ku ndikimin kryesor e ka dhënë rënia e fortë e shpenzimeve kapitale. Suficiti i lartë buxhetor vlerësohet se pati një ndikim të konsiderueshëm në ecurinë e ofertës monetare të lekut vitin e kaluar, duke ndikuar, mes të tjerash, edhe raportet e kursit të këmbimit. Buxheti pati qëndruar në suficit deri në fund të 11-mujorit, ndërsa i gjithë deficiti buxhetor vjetor u shpenzua për dhjetorin. Megjithatë, deficiti buxhetor, në vlerën e 31.3 miliardë lekëve, pësoi rënie drastike me 60% krahasuar me një vit më parë.

Suficiti i lartë buxhetor në pjesën më të madhe të vitit ndikoi në rritje të dobët të aagregatit monetar M2, që përfaqëson vlerën e parasë jashtë bankave dhe të depozitave që përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë. Rritja e ofertës monetare në Lekë u përmirësua disi vetëm pas muajit nëntor. Megjithatë, rritja e mëtejshme e suficitit buxhetor këtë vit duket se mund të ushtrojë ndikime shtesë në mbiçmimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Një efekt duket se ka filluar të vërehet qysh gjatë muajit mars, nëse marrim parasysh se mbiçmimi i Lekut filloi pak më herët krahasuar me vitin 2023.

Prurjet valutore pritet të rriten gradualisht në muajt e ardhshëm, me nisjen e mirëfilltë të sezonit turistik. Në mënyrë të paevitueshme, kjo do të rrisë edhe presionet më të forta rënëse mbi kursin e këmbimit valutor. Nëse edhe politika fiskale do të vazhdojë të ketë tipare të ngjashme, trysnia mbi kursin e Euros do të jetë edhe më e fortë. Megjithatë, në mesin e këtij viti do të hyjë në fuqi një rritje e ndjeshme e pagave në sektorin publik, çka mund ta frenojë disi natyrën shtrënguese të politikës fiskale./ Monitor

leku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj