LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimet: Kompanitë e huaja online, detyrim për TVSH dhe përfaqësues në Shqipëri

Këto kompani duhet të caktojnë një përfaqësues tatimor brenda territorit të Shqipërisë, të aplikojnë TVSH-në 20% mbi shitjet që kryejnë dhe të deklarojnë e paguajnë detyrimet përkatëse.

14 Maj 2025, 12:07 Nga M.B
Tatimet: Kompanitë e huaja online, detyrim për TVSH dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Administrata Tatimore ka njoftuar se të gjitha shoqëritë e huaja që ofrojnë shërbime elektronike për persona të patatueshëm në Shqipëri, përfshirë individë, biznese të vogla apo entitete që nuk janë të regjistruar për TVSH kanë detyrimin të regjistrohen për qëllime tatimore në vend.

Këto kompani duhet të caktojnë një përfaqësues tatimor brenda territorit të Shqipërisë, të aplikojnë TVSH-në 20% mbi shitjet që kryejnë dhe të deklarojnë e paguajnë detyrimet përkatëse.

Sipas Administratës Tatimore, kjo masë synon të garantojë barazi tatimore midis operatorëve vendas dhe të huaj, të rrisë transparencën dhe të forcojë përmbushjen vullnetare të detyrimeve fiskale.

“Administrata Tatimore, në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027 si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028, ka ndërmarrë një sërë nismash që synojnë rritjen e transparencës, zgjerimin e bazës tatimore dhe forcimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga të gjithë tatimpaguesit.

Në fokus të këtyre nismave është edhe ndërgjegjësimi dhe nxitja e përmbushjes vullnetare nga shoqëritë ndërkombëtare që ofrojnë shërbime elektronike ndaj personave të patatueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët mund të jenë individë dhe/ose biznese/entitete të paregjistruar për TVSH.

Administrata Tatimore, rikujton të gjitha këto shoqëri, se në zbatim të dispozitave të Ligjit Nr. 9920 “Për procedurat tatimore”, Neni 9 dhe Ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, i ndryshuar, Nenet 29, 86 dhe 87, ato kanë detyrimin të caktojnë një përfaqësues tatimor në territorin e Republikës së Shqipërisë, të ngarkojnë TVSH-në në shkallën standarde prej 20% në shitjet e tyre ndaj personave të patatueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të paguajnë detyrimin përkatës të TVSH-së përmes përfaqësuesit tatimor të emëruar.

Nëse shërbimet elektronike u ofrohen edhe personave të tatueshëm të regjistruar për TVSH në Republikën e Shqipërisë, këta të fundit kanë detyrimin të ngarkojnë dhe paguajnë TVSH-në përmes mekanizmit të auto-ngarkesës (pra, në këtë rast, shoqëritë e huaja nuk kanë detyrim të ngarkojnë TVSH përmes përfaqësuesit tatimor).

Ligji Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, i ndryshuar, parashikon në Nenin 29 listën e shërbimeve elektronike ndaj personave të patatueshëm, ku përfshihen:

Bazuar në sa më sipër, Administrata Tatimore njofton zyrtarisht shoqëritë e huaja të cilat ofrojnë shërbime elektronike ndaj personave të patatueshëm në Republikën e Shqipërisë për detyrimin e tyre për të përmbushur kërkesat ligjore tatimore në Republikën e Shqipërisë, përfshirë:

Ky njoftim është pjesë e përpjekjeve të Administratës Tatimore për të rritur ndërgjegjësimin, nxitur përmbushjen vullnetare, ndërmarrë masat përkatëse ligjore, parandaluar shmangien nga detyrimet, si dhe për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë tatimpaguesit dhe një konkurrencë të drejtë në treg.

Kujdes! Në rast të mosreagimit dhe mospërmbushjes së detyrimeve ligjore brenda afatit të arsyeshëm, Administrata Tatimore ju bën me dije se do të ndërmarrë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.”/ Monitor

tatimet

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Maj 2025, 07:00 Dorina Azo

Pro dhe kundër “Paqes Fiskale”

Foto TIRANË- Për disa nga ekspertët, propozimi i nismës për faljen e borxheve tatimore mbi 10 vjet synon pastrimin e regjistrave d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj