Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën e muajit nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor, thuhet në njoftim.
TIRANË- Drejtoria e Tatimeve njofton se Aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë në fazën përfundimtare. Sipas njoftimit, Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.
Tatimet kanë ftuar bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre! Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën e muajit nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor, thuhet në njoftim.
Në fillim të muajit tetor Administrata Tatimore u nisi subjekteve një mesazh sensibilizues, në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, për hartimin e një Plani Kombëtar që garanton pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për pension të sigurt në të ardhmen.
Tatimet njoftuan se, do të vlerësojnë, analizojnë, evidentojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet e fenomeneve dhe tatimpaguesve me risk në këtë fushë. Ajo do të monitorojë të dhënat që vetë subjektet deklarojnë, do të kryqëzojnë informacionin nëpërmjet sistemeve informatike që disponon, si dhe me palë të treta për çdo informacion që lidhet me punonjësit.
Njoftimi iu nis si pop up në sistem rreth 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024.
Në një shkresë të dytë në nëntor, Drejtoria e Tatimeve, dërguar tatimpaguesve në sistemin e tyre E-filing i ka paralajmëruar 37.5 mijë subjektet që janë konsideruar me risk, pasi dyshohet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, që të reflektojnë deri në datën 20 nëntor.
Pjesa më e madhe e bizneseve kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar saktësi në deklaratat e listëpagesave të tyre gjatë tetorit dhe nëntorit.
Tatimet paralajmëruan se subjektet me risk do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim. Tashmë për këto subjekte, që janë reduktuar në 7 mijë, do të fillojë kontrolli./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore që nuk mbulohen nga të ardhurat, por vitet e fund...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet që të paguajnë 3.65 miliardë lekë ...
Foto ilustruese TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.4 pikë në nëntor. Megjithatë, sipas bankës së S...
Foto ilustruese TIRANË- Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendrimin e shpenzimeve në fund të vitit, ç...
Foto ilustruese KOSOVA- Kosova, në muajin tetor, hoqi masën e ndalimit të importeve për mallrat nga Serbia në një pikë k...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti përmbledhës për klimën i Bankës Botërore prezantuar së fundmi sjell në vëmendj...
Foto ilustruese TIRANË- Kredia për shtëpi vazhdon të rritet dhe ka kaluar për herë të parë vlerën totale t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Sporti amerikan i gjuetisë së ofertave dhe uljeve të shumta, që sjell konsum të spikatur në ditë...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por...
Foto ilustruese TIRANA- Shumë subjekte të kryeqytetit janë habitur ditët e fundit, kur u ka shkuar njoftimi nga banka se llogarit...