Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua cens. Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve mbi 4 persona që jetojnë në sipërfaqe më pak se 40 metër katror.
TIRANË- Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e konsiderueshme e familjeve jetojnë në kushte të mjerueshme. Të dhëna të detajuara të Cens 2023 që u publikuan së fundmi për qarqet tregojnë se në të gjithë vendin. 40,7 mijë banesa janë nën 40 metër katror, në të cilat banojnë më shumë se katër persona.
Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua cens. Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve mbi 4 persona që jetojnë në sipërfaqe më pak se 40 metër katror. Në Tiranë janë mbi 8 mijë familje që jetojnë në këto kushte dhe në Elbasan mbi 5 mijë familje (shiko grafikun e mëposhtëm).
Më tej Berati, Korça dhe Fieri kanë secila nga më shumë se 4 mijë familje me mbi 4 anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta më pak se 40 metër katror. Në të kundërt, Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha ka numër më të ulët të familjeve më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta edhe për faktin se kanë një popullsi më të vogël.
Familjet më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta janë të përqendruara në zonat e mëdha urbane, si Tirana dhe qarqet rreth saj, ku kostoja e jetesës dhe çmimi i banesave është më i lartë. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.
Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind). Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesa të zakonshme të pabanuara.
Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate. Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”.
Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 . Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Shumë subjekte të kryeqytetit janë habitur ditët e fundit, kur u ka shkuar njoftimi nga banka se llogarit...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, i mbështetur kryesisht nga produktet e sigurimit të detyru...
Foto ilustruese TIRANA- Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri pozitive në 2024, duke u bërë ndër më të s...
Foto ilustruese TIRANË- Prodhimi i energjisë në tremujorin e tretë të vitit ka shënuar rënie në raport me një ...
Foto ilustruese SHKODËR- Një tjetër zonë turistike në Shkodër është në fokus të një procedure të...
Foto ilustruese TIRANA- Turizmi i është kthyer një rritjeje më të shpejtë në vjeshtë ku të huajt në tetor...
Foto ilustruese TIRANA- Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më s...
foto ilustruese TIRANË- Sistemi bankar është një ndër më të zhvilluarit në vend, i nxitur nga hyrja e bankave t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Kriza e dikujt është një mundësi e artë për dikë tjetër. Në vitin 2022, u shënua ...
Foto ilustruese TIRANA- Transfertat kombëtare në euro po rriten me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi. Sipas të dh&eum...