Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vihet re një tendencë në rritje për zhvendosjen e fabrikave prodhuese në zonat e thella rurale, kur deri dje nuk kishte as edhe një biznes prodhues në ato zona. Edhe këtu po ndeshemi me vështirësi dhe kosto me përgatitjen profesionale të këtyre punonjësve.
Mungesa e fuqisë punëtore ka krijuar tendenca të reja në Shqipëri, siç është në sektorin fason, që për herë të parë po hapin linja të reja prodhimi për zonat rurale, ku nuk ka ekzistuar më parë industria, përveç punësimeve të grave nga Azia.
Edvin Prençe, Kryetari i Proeksport Albania, tha se ka mungesë të theksuar për 20,000 vende të lira pune.
“Një politikë e re që po ndiqet me kujdes nga drejtuesit e Proeksport Albania për anëtarët e saj dhe ka filluar në aktivizimin e tij, është marrja e punëtorëve nga vende të treta si Filipine, Nepali e Birmania (Neymar) me përvojë të ngjashme në vendet e tyre për sektorin tonë dhe shumica të gjinisë femërore, për të ruajtur historikun që ky sektor ka me rreth 98% të punonjësve të përbërë nga gratë.
Kjo zgjidhje ka kosto, mundim dhe risi për sektorin, po ashtu është e dhimbshme, duke qenë gjithmonë një sektor tradicionalisht patriotik dhe 100% shqiptar. Megjithatë është një zgjidhje e domosdoshme, duke pasur mungesë të theksuar në punonjës në rreth 20,000 vende të lira pune.
Gjithashtu vihet re një tendencë në rritje për zhvendosjen e fabrikave prodhuese në zonat e thella rurale, kur deri dje nuk kishte as edhe një biznes prodhues në ato zona. Edhe këtu po ndeshemi me vështirësi dhe kosto me përgatitjen profesionale të këtyre punonjësve.
Këto kosto pothuajse po përballohen plotësisht nga vetë bizneset dhe nuk ka incentiva për mbështetjen e këtyre bizneseve. Pra, nuk ka braktisje të fabrikave, por zakonisht hapje të një linje të re prodhuese për të rritur prodhimin, kusht i vënë nga klientët e huaj se në të kundërt shkojnë në vend tjetër. Kostoja minimale për ngritjen e një linje të zakonshme, varion nga 80,000 deri në 100,000 euro”.
Përfaqësuesi i Proeksport Albania thotë se me mbylljen e Kinës, rritja e kostove të transportit dhe afateve me këtë vend dhe lufta në Ukrainë, ka rritur kërkesat për prodhim nga vendet europiane në krahasim me 2021, në rreth 130%.
“Rritja e çmimeve të lëndëve të para është vetëm një pjesë e rritjes në përgjithësi të kostove të një fabrike prodhuese të veshjeve dhe këpucëve. Kjo rritje është në rang global dhe ka çuar në ulje të këtyre blerjeve.
Sektorin po e çon në një kolaps të vërtetë ulja e kursit të këmbimit (dhe jo për faktin e rritjes ekonomike në vend), rritja e kostos së energjisë, karburantit, taksave qendrore e lokale. Disa biznese e kishin çmimin e energjisë 11 lekë e disa 14 lekë, ndërsa sot e kanë 18,8 lekë/kwh.
Mungesat në punonjës, mungesa e likuiditetit që kanë bizneset për investime, rritja e kostove të paparashikueshme dhe mosmbështetja nga ana e qeverisë, po favorizon vendet e tjera ballkanike si Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Pyetja për qeveritarët është: Duam që vendi të jetë një faktor i rëndësishëm prodhues në rajon, duam të kemi një rritje reale ekonomike; Ju çfarë po bëni dhe prisni akoma që të reagoni e të na mbështetni?”, pohon Prençe/MONITOR
Shkolle Me miliona fëmijë janë ende jashtë shkolle. Kostot po rriten, shkruan The Economist Norvic Tarroyo jeton me prindërit dhe...
Buke Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore është ndër problemet madhor...
Foto ilustruese Konfliktet në vendin e punës, fluksi i lartë, si dhe mungesa e kënaqësisë në punën që bën...
Çmimet e larta të mallrave në tregjet ndërkombëtare janë duke çuar në trend të ri rënieje konsumin e pop...
Euro Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros si monedhë për të mbajtur kursime dhe për të kryer...
Ari Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për subjekte të interesuar katër zona minerare në vend dhe ofer...
Fshat Të paktën katër procedurë që parashikojnë ndërhyrjet në disa fshatra me potencial turizmi janë ankimuar ...
Edhe pse janë bërë disa hapa para në funksion të transparencës sërish procesi i konsultimit i palëve (shtet-privat)mbe...
Aksident Aksidentet në rrugë kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në korrik. Të dhënat e Institutit t&eum...
Në kulmin e rritjes së paprecedentë të çmimeve të naftës, pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare mori ko...