LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi, thika me dy presa për prodhimin vendas

Çmimet e frutave dhe perimeve u rritën mbi 20% vitin e kaluar, duke bërë që në kulmin e prodhimeve ato të rriteshin, në vend që të uleshin.

18 Mars 2024, 14:47 Nga M.B
Turizmi, thika me dy presa për prodhimin vendas
Foto ilustruese

TIRANA- Prodhimi vendas vitin e kaluar u shit me çmime të larta, pasi kërkesa nga hotelet dhe restorantet ishte jo e zakontë. Çmimet e frutave dhe perimeve u rritën mbi 20% vitin e kaluar, duke bërë që në kulmin e prodhimeve ato të rriteshin, në vend që të uleshin. Mirëpo me ikjen e turistëve, pas shtatorit 2023, prodhimet të cilat magazinoheshin për dimër ishin shitur tashmë dhe vendi nisi të furnizohet nga rajoni. importi i frutave u rrit edhe më shumë, për shkak të mungesës së prodhimit nga kushtet e motit. Pranvera e acartë dhe vera e nxehtë dëmtuan mollët e dimrit dhe pemët prodhuan shumë pak vitin e kaluar.

Mirëpo importet me çmime më të lira rrezikojnë dhe dekurajojnë bujqit shqiptarë. Drita, një blegtore në zonën e Zadrimës në Lezhë, po bëhet gati të shesë tufën e saj prej 200 delesh, pasi qumështi po shitet nën kosto.

“Këto ditë baxhot po grumbullojnë me vetëm 110 lekë një kilogram qumësht dele nga 160 që ishte në fillim të janarit. Nëse e shes më pak se 150 lekë kilogramin, falimentoj”, tha Drita.

Shpenzimet e saj janë të larta, pasi përveç kujdesit për tufën, duhet të paguajë një qira vjetore prej 500 mijë lekësh për kullotat me qira. Në supermarket, prodhimi vendas i bulmetit po bëhet më i shtrenjtë se cilësia e parë e importit e për këtë arsye, konsumi i tij është ulur. Për mungesë të shitjeve, fabrikat po ushtrojnë presion për uljen e çmimeve te prodhuesit, të cilët në mungesë të subvencioneve e kanë të pamundur mbijetesën.

Pak a shumë ky fenomen po vihet re edhe për disa kultura të tjera. P.sh., fasulet e Korçës shiten gati 40% më shumë se importi, pasi kostot e prodhimit janë rritur që nga fara, krahu i punës dhe inputet e tjera. Mikel Plasa, i cili prodhon patate në Pojan të Korçës tha se, vitin e kaluar, çmimi i farës së patates u rrit duke bërë shumë kultivues të mos mbillnin aq sa kishin dëshirë. Ai tha se importi po ushtron presion mbi çmimet, por patatet e vendit janë shumë cilësore dhe ka gjithmonë kërkesë. Një kilogram fare patate kushton nga 160 deri në 250 lekë për kilogram dhe kjo kërkon nga fermeri një angazhim të madh financiar fillestar.

Por Vasfi Sherifi, një grosist i madh i farës së patateve dhe qepujkave në Korçë, tha se këtë sezon, çmimet nuk kanë ndryshuar dhe po mbillet një sipërfaqe më e madhe me këto dy produkte që kanë shitur shumë këtë sezon. Mirëpo z. Sherifi thotë se nëse nuk do të ketë turistë rrezikohet të krijohet mbiprodhim në qepë dhe patate dhe të ketë humbje për fermerët. Turizmi është një shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin vendas. Altin Prenga, i cili drejton njësinë më të madhe të agroturizmit në vend, thotë se oferta ushqimore ndaj turistëve duhet të jetë me prodhim vendas, pasi edhe kërkesa e tyre është e tillë.

Turistët, ndër të tjera, kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas. Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tona rrezikojnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve. Shqipëria nuk ka një konsum të shpërndarë në mënyrë të qëndrueshme në të gjithë muajt e vitit. Vitin e fundit pati një kërkesë jo të zakontë në tre muajt e verës për shkak të fluksit të lartë të turistëve. Pas festave të dhjetorit, në janar shitjet kanë prekur fundin. Administratorët e kompanisë “Erzeni” pohuan se çmimi i djathit të deles dhe dhisë është ulur me 18%, nën kosto, por sërish nuk ka shitje.

Vitin e kaluar, në pranverë, djathi kaçkavall i deles arriti në 1500 lekë për kilogram, nga 1350 që ishte më parë, ndërsa aktualisht gjendet me ulje në markete, edhe me 1200 lekë kilogrami. Në këtë periudhë çmimi ka rënë, pasi në vend është vetëm popullsia rezidente, e cila është në ulje në krahasim me 10 vite më parë nga emigracioni i lartë. Sipas INSTAT, nga viti 2011-2022, kanë emigruar mbi 500 mijë njerëz. Përpunuesit e brumërave dhe importuesit e sheqerit kanë dhënë alarmin se konsumi në vend për këto dy produkte ka rënë si rrjedhojë e niveleve të larta të emigrimit të të rinjve që janë edhe konsumatorë të mëdhenj të këtyre produkteve./ Monitor

turizmi prodhime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj