LIVE UPDATES
Ekonomi

Valutat në rënie të lirë, Euro rrokulliset drejt 100 lekëve

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro humbi për të dytën ditë radhazi pothuajse një pikë në kursin e këmbimit dhe u këmbye me 101.4 lekë, duke zbritur në një minimum të ri historik.

18 Korrik 2023, 15:38 Nga DOSJA
Valutat në rënie të lirë, Euro rrokulliset drejt 100
euro

TIRANE- Marshimi i lekut në kursin e këmbimit valutor, vijoi me hapa të mëdhenj edhe ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro humbi për të dytën ditë radhazi pothuajse një pikë në kursin e këmbimit dhe u këmbye me 101.4 lekë, duke zbritur në një minimum të ri historik. Zhvlerësimi i Euros me bazë vjetore ka arritur tashmë në 13.3%, ndërsa që nga fillimi i këtij viti kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 11.2%.

Rënia e lirë e Euros po ndiqet me ritme të ngjashme edhe nga valutat e tjera kryesore. Paundi Britanik u këmbye të martën me 118.05 lekë, duke prekur gjithashtu një minimum historik, për të dytën ditë radhazi. Paundi ka rënë me 14.3% me bazë vjetore dhe me 8.4% që nga fillimi i vitit.

Dollari Amerikan tashmë duket drejt rënies poshtë kuotës së 90 lekëve, në nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2008. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 90.2 lekë, në rënie me 21.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 15.7% që nga fillimi i vitit.

Franga zvicerane zbriti në vlerën e 105.02 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2010. Franga është zhvlerësuar me 11.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.6% që nga fillimi i vitit.

Rënia e paprecedentë e Euros është çelësi që shpjegon në pjesën më të madhe edhe ecurinë e kursit të valutave të tjera. Sektori bankar në Shqipëri i mban pozicionet e veta valutore kryesisht në monedhën europiane, duke qenë se ajo është monedha e huaj më e përdorur në ekonominë shqiptare dhe njëkohësisht më e lehta për t’u siguruar. Fakti që Euro vlen sot vlen shumë më pak krahasuar me një vit më parë bën që edhe vlera e valutave të tjera ndaj Lekut të bjerë, kjo edhe në varësi të ecurisë së kursit mes secilës valutë dhe Euros, në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, kursi i këmbimit Euro-Lek përcaktohet kryesisht nga raportet e brendshme të kërkesës dhe ofertës, ku ndikimin kryesor e kanë flukset hyrëse neto të valutës. Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rënie të fortë në tremujorin e parë të vitit, ndërsa vlera e tij u tejkalua ndjeshëm nga prurjet e investimeve të huaja direkte, që shënuan përsëri një rekord historik në tremujorin e parë të vitit. Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i Bilancit të Pagesave duhet të ketë vijuar edhe në tremujorin e dytë, i nxitur sidomos nga flukset rekord të turizmit hyrës në vend, nga një cikël i ri rritës i remitancave dhe nga investimet e huaja, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Periudha korrik-gusht shënonte dhe pikun e sezonit turistik dhe rrjedhimisht edhe të prurjeve valutore nga turizmi. Për këtë arsye, në vetvete rënia e mëtejshme e Euros në periudhën e verës ishte e pritshme, por përmasat e kësaj rënieje, që prej fillimit të tremujorit të dytë, ishin padyshim të papritura.

Një argument tjetër që mund të shpjegojë rënien kaq të fortë të Euros është edhe një ofertë më e shtrënguar e Lekut, për shkak të tipareve të politikës monetare dhe asaj fiskale. Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë e ka ngadalësuar ritmin e kreditimit të ekonomisë, megjithëse këtë vit normalizimi monetar është frenuar ndjeshëm, në mënyrë deri diku të papritur. Ndërkohë, qeveria shqiptare po vazhdon të ndjekë një politikë fiskale me tipare shtrënguese, e ilustruar nga vlerat e larta të suficitit buxhetor. Në mesin e këtij viti, suficiti buxhetor arriti në më shumë se 36 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 88% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë mënyrë, oferta e lekut në treg duket të jetë ndjeshëm më e shtrënguar, siç dëshmohet nga ritmet shumë të ulëta të rritjes së agregatit monetar M2; nga tjetër, oferta e Euros duket në ekspansion, siç tregon tërthorazi përmirësimi i Bilancit të Pagesave dhe rritja e vazhdueshme e depozitave bankare në monedhën europiane.

Forcimi i monedhës vendase i bën më të lira importet e mallrave dhe shërbimeve dhe në teori duhet të ndikojë në një ulje të mëtejshme të inflacionit, në përputhje me kohëvonesat e transmetimit, që sipas llogaritjeve të bankës qendrore, janë nga tre deri në pesë muaj.

Por, nga ana tjetër, mbiçmimi i madh i Lekut po jep pasoja negative për eksportet shqiptare. Për muajin qershor, eksportet pësuan rënie me 17.3%, ndërsa për të gjithë 6-mujorin e parë rënia arriti në 7.4%. Leku i fortë po i bën eksportet shqiptare më pak konkurruese dhe rrezikon të sjellë pasoja negative në prodhimin dhe punësimin e sektorëve që i kanë të ardhurat në valutë të huaj.

Efektet direkte negative të lekut të fortë po ndihen edhe nga familjet që kanë të ardhura kryesisht në valutë, ku kategoria më e madhe është ajo e përfituesve të remitancave. Për të mbuluar rënien e vlerës së valutave, emigrantët mund të detyrohen të dërgojnë më shumë para për familjet në Shqipëri, faktor që mund të shtojë më tej ofertën valutore dhe nënçmimin e valutave të huaja, kryesisht Euros.

Rënia e fortë e Euros pritet të japë një ndikim negativ në bilancin e sektorit financiar, që në pjesën më të madhe mbahet në valutë të huaj. Është e pritshme që rritja e sektorit bankar këtë vit të ngadalësohet ndjeshëm, për shkak të efektit të kursit të këmbimit.

Leku i fortë po sjell ndërkohë përfitime të konsiderueshme për huamarrësit në Euro, përfshirë qeverinë shqiptare dhe huamarrësit privatë. Vlera e huave në Euro ka rënë me më shumë 13% në një vit për shkak të efektit të kursit. Kjo ka ulur barrën e borxhit dhe e ka bërë më të përballueshme shlyerjen e tij. Rënia e Euros mund të nxisë më shumë kreditimin në monedhën europiane, siç edhe në fakt ka ndodhur, sidomos pas tremujorit të fundit të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, vlera e depozitave në valutë të huaj po bie gjithmonë e më shumë si rezultat i kursit të këmbimit, po, deri tani, kjo nuk ka sjellë ndonjë efekt të dukshëm në reduktimin e euroizimit të depozitave. Pavarësisht zhvlerësimit, shqiptarët vazhdojnë ta perceptojnë Euron si një monedhë më të besueshme për të mbajtur kursimet e tyre. /Monitor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj