LIVE UPDATES
Ekonomi

Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit prek rekorde të reja

Për agjentët e këmbimit valutor, rënia e Euros është konfirmim i pritshmërive të tregut.

17 Korrik 2023, 14:53 Nga k.m.
Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit
Foto ilustruese

Leku e ka nisur këtë javë me një forcim të mëtejshëm në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.36 lekë, në rënie me 0.99 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ka arritur një rënie prej 12.7%. Për agjentët e këmbimit valutor, rënia e Euros është konfirmim i pritshmërive të tregut.

Kursi Euro-Lek këtë filloi një rënie të ndjeshme qysh në fillim të tremujorit të dytë, ndërsa ardhja e sezonit turistik po e zhyt më shumë në rënie monedhën europiane. Të dhënat e deritanishme kanë treguar një numër rekord të turistëve të huaj dhe të flukseve valutore hyrëse nga turizmi. Besohet se prurjet e mëdha valutore janë faktori kryesor që po ndikon në zhvlerësimin e shpejtë dhe të paprecedentë të monedhës europiane.

Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit

Përveç turizmit, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Tendencë e re e viteve të fundit është rritja e investimeve të shtetasve të huaj në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Agjentët e këmbimit mendojnë se prurjet informale ngelen gjithashtu një faktor që ka ndikimin e vet edhe kursin e këmbimit valutor. Agjentët presin që, për shkak të efektit sezonal, kursi Euro-Lek të vazhdojë të ndjekë një tendencë rënëse të paktën deri në javën e parë të muajit gusht.

Me rënien e saj të fortë, Euro po përheq pas vetes edhe valutat e tjera kryesore.

Paundi Britanik ka rënë në minimumin e ri historik prej 119.12 lekëve.

Dollari Amerikan ka rënë në vlerën e 91.03 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2009.

Franga zvicerane ka zbritur në nivelin e 106.11 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2010.

Euro është valuta referuese për sektorin financiar në Shqipëri dhe kursi i monedhave të tjera përcaktohet nga vlera e Euros e kombinuar me kursin e këmbimit të monedhës europiane kundrejt secilës prej tyre. Në javët e fundit, rënia e Euros ndaj Lekut po shoqërohet me një rënie të valutave kryesore ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, kjo ka sjellë rënie rekord edhe për shumicën e valutave të huaja kundrejt Lekut.

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, veçanërisht kundrejt Euros, sjell ndikime të rëndësishme në ekonomi. Leku më i fortë ul çmimin e importeve të mallrave dhe shërbimeve dhe në teori ushtron presione rënëse mbi çmimet e importit dhe inflacionin.

Leku i fortë po favorizon shumë edhe huamarrësit në valutë të huaj, duke tkurrur vlerën e detyrimeve të tyre në monedhën vendase. Përfituesi më i madh mes tyre është vetë qeveria shqiptare, që po përfiton rënie të ndjeshme të portofolit të borxhit në valutë të huaj.

Por, një forcim në këto përmasa i Lekut po dëmton ato subjekte ekonomike që kanë të ardhura në valutë të huaj dhe shpenzime në Lekë, duke filluar nga eksportuesit. Forcimi i Lekut me rreth 13% në një vit ka një efekt të fortë negativ mbi marzhet e fitimit dhe në këto kushte alternativat janë rritja e çmimeve, shkurtimi i shpenzimeve ose gjetja e mënyrave për të rritur produktivitetin.

Një kategori që po preket ndjeshëm forcimit të Lekut janë edhe familjet e varura nga remitancat. Zhvlerësimi i valutave ka ulur fuqinë e tyre blerëse dhe potencialisht mund të jetë një faktor që do t’i nxisë emigrantët të dërgojnë më shumë para, faktor që, nga ana tjetër, do të krijonte presione të reja për forcimin e Lekut.

Leku i fortë po ul gjithnjë e më shumë vlerën e kursimeve në valutë të huaj të shqiptarëve. Megjithatë, duke qenë se ekonomia shqiptare është e euroizuar në një shkallë të lartë, ky faktor nuk duket se po e dekurajon shumë mbajtjen e kursimeve në Euro, siç tregojnë të dhënat e depozitave bankare./Monitor

euro

Sondazh

Poll
Ekonomi 16 Korrik 2023, 07:46 I.A

Politikë fiskale e shfrenuar

Foto Ilustruese TIRANË- Gjendja e tmerrshme e buxheteve qeveritare të vendeve të pasura do të linte me gojë hapur edhe zonjën...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet