Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se gati 60% e popullsisë që jeton në zonat rurale është në rrezik të varfërisë në vitin 2021 (te dhënat për Shqipërinë 2020), ky ishte niveli më i lartë në Europë.
TIRANË- Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë, por gjithashtu kemi edhe pabarazi të madhe ndërmjet popullsisë në rrezik të varfërisë sipas vend banimit fshat- qytet.
Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se gati 60% e popullsisë që jeton në zonat rurale është në rrezik të varfërisë në vitin 2021 (te dhënat për Shqipërinë 2020), ky ishte niveli më i lartë në Europë.
Popullsia rurale e vendit tonë ka një përqindje të lartë të rrezikut për varfëri në raport me popullsinë rurale të vendeve të tjera. Rumania renditet e dyta për nivelin e lartë të varfërisë në fshat, ku rreth 50% e popullsisë rurale me një diferencë 10 pikë përqindje nga Shqipëria.
Eurostat vë në dukje se Shqipëria ka nivel të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në qytetet e mëdha ku përfshihet edhe kryeqyteti. Në Shqipëri gati 45 për qind e popullsisë në këto rajone është në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë. Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania u renditen pas Shqipërisë, ku popullsia e qyteteve të mëdha që jeton në rrezik të varfërisë është 30%.
E njëjta situatë është edhe në qytet më të vogla. Në qytetet më të vogla shqiptare varfëria është më e butë se në qytetet e mëdha dhe se në zonat rurale. Eurostat përllogarit se rreziku i varfërisë në qytetet më të vogla përfshin 29% të popullsisë.
Ky tregues është më i ulët se në fshat dhe qytetet e mëdha, po sërish është më i lartë se në qytet e tjera të Europës. Gjithashtu hendeku për rrezikun e varfërisë qytet -fshat është më e larta në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të Europës (shiko grafikun e mëposhtëm).
Më herët këtë vit Banka Botërorë analizoi se reforma Territoriale përkeqësoi me shumë menaxhimin e zonat rurale dhe e ka vënë zhvillimin e këtyre zonave përballe sfidave të reja.
Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive. Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.
Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë.
Marrë nga Monitor.al
Foto ilustruese TIRANË- Rreth 127 milionë USD është fatura e paguar nga buxheti i shtetit për 8 vitet e fundit (periudha 2015-2022...
Foto Ilustruese TIRANË- Gjendja e tmerrshme e buxheteve qeveritare të vendeve të pasura do të linte me gojë hapur edhe zonjën...
Foto ilustruese TIRANË- Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur inflacioni i lartë është rikthyer në vendet e p...
Foto Ilustruese TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, kanë mbë...
Foto ilustruese TIRANË- Tregu i sigurimeve po vuan të ndryshojë në përmbajtje dhe strukturë. Primet për frymë vitin...
Foto ilustruese TIRANË- Bashkitë përfaqësojnë nivelin e qeverisjes më pranë qytetarëve, me ndikim potencial në...
Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në fillim të muajit mars, kur nafta arriti deri në 260 lekë pë...
Të luftosh kontrabandën apo fenomenin e informalitetit nëpërmjet kontratave koncesionare, me sa duket po ngjan si lufta me mullinjtë ...
Banka e Shqipërisë zhvilloi sot një tryezë diskutimi me Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe drejtues t&eum...
Treguesit e punësimit janë përmirësuar më tej gjatë vitit të kaluar, por të dhëna të detajuara nga INSTAT tr...