Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bordi u shfuqizua më 7 qershor, ku rezulton që edhe disa javë pas shfuqizimit të tij në treg, çmimet kanë mbetur të pandryshuara.

Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në fillim të muajit mars, kur nafta arriti deri në 260 lekë për litër, nga 192 lekë, që ishte në fund të shkurtit, me një shtrenjtim prej rreth 35%, për stabilizimin e tyre, qeveria ndërhyri me ngritjen e Bordit të Transparencës.
Bordi u shfuqizua më 7 qershor, ku rezulton që edhe disa javë pas shfuqizimit të tij në treg, çmimet kanë mbetur të pandryshuara.
Rënia e çmimit ka ndikuar në shtimin e konsumit. Importet e karburanteve në periudhën janar-maj 2023, sipas të dhënave të MFE kanë shënuar rritje rreth 7% krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse.
Shoqata e Hidrokarbureve thekson se niveli aktual i çmimeve është minimal. Sipas tyre, janë taksat ato që ndikojnë te çmimet e karburanteve. Me çmimin aktual të karburantit, 120 lekë nga totali i çmimit, apo 70% të tyre, zënë taksat sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.
Në Shqipëri, nafta është e ngarkuar me 5 taksa shtetërore, si: akciza, taksa e qarkullimit, taksë karboni, TVSH dhe taksë rilicencimi dhe 3 taksa që paguhen nëpërmjet koncesioneve, si taksa për markimin, skanimin dhe pompat. Nga tre taksat koncesionare, nafta ngarkohet në çmim me 4,6 lekë për litër, sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.
“Habitem se si disa teoricienë bëjnë sikur shqetësohen për çmimet e naftës dhe nuk e ngrenë zërin për heqjen e taksave që janë pa vlerë dhe ka përfitime veç për atë që i vjel, si markimi, skanimi dhe kalibrimi. Këto taksa e rrisin çmimin e naftës me 4,6 lekë për litër”, thekson Luigji Aliaj.
Në Maqedoninë e Veriut, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza dhe TVSH 18%. Produkti i naftës në këtë shtet nuk është i ngarkuar me taksën e qarkullimit dhe të koncesioneve.
Konkretisht kontrata e koncesionit të markimit jo vetëm që nuk arrin të realizojë kontrollin e cilësisë së naftës dhe të luftojë kontrabandën, rëndon te çmimi aktual i naftës me 1 lekë për litër. Për naftën e markuar është përcaktuar tarifa e 614 lekëve (me TVSH) në nivelin e 1,000 litrave.
Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigji Aliaj, pohoi se nëse importuesit nuk do ta paguanin këtë tarifë, çmimi automatikisht i naftës do të ulej 1 lekë për litër.
Ndërsa nga 1 janari, këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit, që sipas aktorëve duhet të rishikohet çdo tre muaj. Vetëm nga indeksimi i inflacionit, nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër./MONITOR
Të luftosh kontrabandën apo fenomenin e informalitetit nëpërmjet kontratave koncesionare, me sa duket po ngjan si lufta me mullinjtë ...
Banka e Shqipërisë zhvilloi sot një tryezë diskutimi me Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe drejtues t&eum...
Treguesit e punësimit janë përmirësuar më tej gjatë vitit të kaluar, por të dhëna të detajuara nga INSTAT tr...
Foto ilustruese Euro ka vijuar rënien në tregun valutor vendas. Kështu pra nga 1 qershori ku këmbehej me 109.4 lekë, mo...
Rënia e euros ka prekur një rekord të ri historik ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Sh...
Fitimi i sektorit bankar u rrit edhe për muajin maj dhe rezultati i 5-mujorit të parë ngelet dukshëm në nivelet më të larta...
Korporata Elektoenergjetike Shqiptare (KESH), të cilës iu ngarkua detyrimi i sigurimit të furnizimit të vendit me energji elektrike në...
Leku po forcohet më tej në kursin e këmbimit me Euron gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipër...
Reformimi i taksës së pasurisë ka kaluar në këto momente kohore të ndryshimit. Pas vitit 1992 deri në 2018 ka pasur ndryshi...
Numri i bizneseve apo individëve që kanë instaluar një impiant fotovoltaik për të plotësuar nevojat e konsumit të ener...