12 Korrik 2023, 07:13
Nga A.B

Numri i bizneseve apo individëve që kanë instaluar një impiant fotovoltaik për të plotësuar nevojat e konsumit të energjisë ka qenë në rritje graduale.
Të dhënat e fundit të raportuara nga institucionet shqiptare në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë tregojnë se kapaciteti i instaluar është 119 MW dhe kjo përfshin të paktën 1249 impiante fotovoltaike.
Referuar raportit të fundit të Sekretariatit sillet në vëmendje se më 1 janar 2024 fillon faturimi neto.
Në fakt, qeveria ka deklaruar se ky faturim ka nisur nga 1 janari i këtij viti, por zbatimi real parashikohet që të jetë vitin tjetër pasi kjo mundëson krijimin e periudhës së nevojshme vjetore për të marrë përfitimin nga skema e re në vitin pasardhës.
“Fatumi neto është një mekanizëm faturimi që i lejon konsumatorët që të marrin kredit monetar llogaritur në netimin e vlerës së energjisë së konsumuar nga rrjeti dhe vlerës së energjisë që është hedhur në rrjet brenda periudhës së marrë në llogari.
Bilanci pozitiv kalon në periudhën tjetër të llogaritur me një periudhë të caktuar kompensimi” thuhet në raportin e sekretariatit teksa shpjegohet se çfarë është faturimi neto që do të aplikojë Shqipëria.
Miratimi i ligjit të ri “Për burimet e rinovueshme të energjisë” solli një sërë risish lidhur me sektorin energjetik dhe një prej tyre ishte ajo që lidhet me vetëprodhuesit, të cilët kërkuan që netimi të ishte vjetor dhe jo mujor.
Sipas tyre, netimi mujor e bënte investimin më pak tërheqës dhe kthimin e tij më të gjatë në kohë. Instalimi i impianteve fotovoltaikë për vetëkonsum u rrit ndjeshëm sidomos gjatë vitit 2022, për shkak të krizës së energjisë e cila çoi çmimet në bursa në nivele të panjohura më parë.
Një pjesë e mirë e bizneseve të cilat janë në treg të lirë ku bëjnë pjesë ata në tension 35 kv por edhe grupi në tension të mesëm që aktualisht furnizohen me çmime pjesërisht të liberalizuar rritën interesin për impiante fotovoilatikë si një formë për të amortizuar kostot e larta që solli kriza.
Rritja e çmimeve të energjisë, përveçse ka shtuar interesin për vetëprodhimin, ka rritur edhe numrin e bizneseve që duan të investojnë në sektorin e energjisë në impiante fotovoltaikë me synim tregtimin.
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë paraqiten vazhdimisht projekte për impianteve fotovoltaike ërsa disa dhjetëra projekte në gjithë vendin janë në hallka të ndryshme të procedurave, por edhe të zbatimit./MONITOR
Ekonomi
12 Korrik 2023, 07:12
A.B
Tregu i sigurimeve arriti fitime rekord në vitin 2022.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rezultati financia...
Ekonomi
11 Korrik 2023, 15:54
foto ilustruese
TIRANË- Projektrezoluta e Kuvendit për Entin Rregullator të Energjisë kërkon hartimin e akteve nënligjore p&...
Ekonomi
11 Korrik 2023, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
Inflacioni pësoi një rënie të lehtë për muajin qershor. Ndërsa çmimet e naftës kanë r&e...
Ekonomi
11 Korrik 2023, 12:29
A.B
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e cila po mbështet me një kredi 40 milionë euro ndërhyrjet në infrastruk...
Ekonomi
11 Korrik 2023, 12:27
A.B
Më datë 24 maj, Komisioni i Konkurrencës nëpërmjet një vendimi zyrtar urdhëroi kompaninë koncesionare të Aeroport...
Ekonomi
11 Korrik 2023, 07:14
A.B
Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante ...
Ekonomi
11 Korrik 2023, 07:13
A.B
Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e rrit se tepërmi ekspozimin inflacionit edhe ndaj një artikulli, si në ...
Ekonomi
10 Korrik 2023, 15:39
foto ilustruese
Bizneset dhe individët kanë filluar sërish që të vonojnë pagesat e kësteve të kredive që kan&...
Ekonomi
10 Korrik 2023, 14:37
A.B
Inflacioni është ulur lehtë në qershor, pas rritjes që shënoi në maj. INSTAT njoftoi se ndryshimi i Çmimeve të ...
Ekonomi
10 Korrik 2023, 07:11
A.B
Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është gati 50% dhe shkak për këtë është norma e lartë...