11 Korrik 2023, 12:27
Nga A.B

Më datë 24 maj, Komisioni i Konkurrencës nëpërmjet një vendimi zyrtar urdhëroi kompaninë koncesionare të Aeroportit të Tiranës të lejonte aksesin pa kushte për të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin taksi nga dhe drejt këtij aeroporti.
Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit të tregut të shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u konstatua se, në zonën e jashtme të mbërritjeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, nëpërmjet një tabele sinjalistike nuk lejohet aksesi që subjekte të tjera të licencuara të ofrojnë shërbimin e taksive për udhëtarë nga aeroporti drejt Tiranës. Ky akses lejohet vetëm për taksitë e ndërmarrjes Auto Holiday Albania.
Bazuar në nenin 44 të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës, referuar sjelljes së ndërmarrjes Tirana International Airport në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi ekzistencën e një rasti urgjence, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi marrjen e masës së përkohshme ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport. Komisioni urdhëroi lejimin e aksesit pa kushte për të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin taksi nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, si edhe heqjen e tabelës me shkrimin “Ndalohet taksi pa pasagjerë”, e cila ndalon dhënien e këtij shërbimi.
Në rast të moszbatimit të vendimit për masën e përkohshme, ndërmarrja Tirana International Airport do të ndëshkohet me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.
Pavarësisht këtij vendimi, situata në hapësirën e mbërritjeve në Aeroportin e Tiranës ngelet e njëjtë. Në hapësirën përpara zonës së mbërritjeve në terminalin e Aeroportiti, të vetmet taksi që lejohen të parkojnë dhe të presin pasagjerë janë ato me logon e Auto Holiday Albania.
Taksitë e tjera që dëshirojnë të ofrojnë shërbim të transportit të udhëtarëve nga Aeroporti i Tiranës drejt destinacioneve të tjera duhet të presin jashtë traut që kufizon hapësirat e parkimit. Taksistë të kompanive të tjera të licencuara shprehen se nuk ju lejohet të presin pasagjerë përpara terminalit.
Më herët, me vendimin e datës 11 maj, Komisioni i Konkurrencës pati vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, mbështetur në të njëjtën problematikë.
Tirana International Airport është kompania që operon me koncesion aerportin ndërkombëtar të Tiranës, që prej vitit 2004. Në vitin 2020, kompania koncesionare u ble nga grupi shqiptar i biznesit Kastrati Group, për 71 milionë euro. Vitin e kaluar pronësia u transferua me një kontratë shitjeje prej 45 milionë eurosh tek Kastrati Aviation Holding, kompani me të njëjtin pronar si Kastrati Group.
Ky koncesion dhe ndërmarrjet e tjera që ofrojnë shërbime të lidhura me të kanë qenë disa herë objekt i hetimeve të Autoritetit të Konkurrencës.
Vitin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës mbylli procedurën e hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” dhe gjobiti ndërmarrjen Star Parking Albania në vlerën e 1% të xhiros vjetore ose rreth 1.6 milionë lekë. /MONITOR
taksi autoriteti i konkurences
Ekonomi
11 Korrik 2023, 07:14
A.B
Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante ...
Ekonomi
11 Korrik 2023, 07:13
A.B
Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e rrit se tepërmi ekspozimin inflacionit edhe ndaj një artikulli, si në ...
Ekonomi
10 Korrik 2023, 15:39
foto ilustruese
Bizneset dhe individët kanë filluar sërish që të vonojnë pagesat e kësteve të kredive që kan&...
Ekonomi
10 Korrik 2023, 14:37
A.B
Inflacioni është ulur lehtë në qershor, pas rritjes që shënoi në maj. INSTAT njoftoi se ndryshimi i Çmimeve të ...
Ekonomi
10 Korrik 2023, 07:11
A.B
Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është gati 50% dhe shkak për këtë është norma e lartë...
Ekonomi
10 Korrik 2023, 07:10
A.B
Kontratat e shërbimit të dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane të cilat janë prokuruar nga Agjencia e Blerjeve të Pë...
Ekonomi
9 Korrik 2023, 07:05
A.B
Dian dhe shoqja e saj qëndruan të përhumbura në rrugë për më shumë se dy orë, teksa prisnin autobusin nga Gjiroka...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 15:58
Suzana Guxholli
TIRANË- Banka e Shqipërisë synon që të nxisë përdorimin e monedhës kombëtare në vend.&nbs...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
Banka e Shqipërisë nuk planifikon që të bëjë me detyrim që pagesat e transaksioneve dhe kontratave t&eum...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 14:02
k.m.
Foto ilustruese
Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së përshpejtuar ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar t&e...