7 Korrik 2023, 14:02
Nga k.m.
Foto ilustruese
Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së përshpejtuar ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.36 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është një tjetër rekord historik minimum, që nga koha kur euro filloi të përdorej si monedhë zyrtare në vitin 2002.
Pas dy ditësh që euro rezistoi, leku doli sërish fitimtar ditën e sotme. Në krahasim me fillimin e vitit monedha vendase është forcuar me 10.2 lekë, ose 8.8%.

Në fillim të këtij viti, një euro këmbehet me 114.54 lekë. Në tendencë rënëse ishin dhe valutat e tjera. Dollari ra me 0.9 lekë, në 95.85 lekë, duke u luhatur në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit. Paundi britanik zbriti në 122.21 lekë, ose 0.27 lekë më pak se një ditë më parë. Në rënie ishte dhe franga zvicerane, me 0.15 lekë, duke u këmbyer me 107.07 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e rënies lidhen me ofertën e lartë që ka në treg për euro dhe tërheqjen e saj të dobët nga tregu.
Një faktor i qëndrueshëm i ofertës është valuta informale, ndërsa muajt e fundit shtimi i turistëve ka ndikuar që kjo ofertë të shtohet dhe më tej.
Sa më shumë që po shkohet drejt kulmit të sezonit aq më shumë zhvlerësohet euro. Vitet e kaluar, përgjithësisht rënia sezonale niste në mes të korrikut e kulmonte në gusht, por këtë vit nënçmimi i valutave ka qenë i pranishëm pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe është intensifikuar ndjeshëm që nga maji./Monitor
euro
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:41
A.B
Nëse studentet e fakultetit të mjekësisë rezistojnë të pranojnë marrëveshjet për të punuar rreth 5 vite pas ...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:05
A.B
Efektiviteti i grumbullimit të taksave në tremujorin e parë të vitit mbeti në vendnumëro, madje me një tendencë shum&e...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:08
A.B
Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë në zyrat e punës ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vit...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:05
A.B
Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë.
Sipas të dhënave të INSTAT,...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 17:03
k.m.
Foto ilustruese
Inflacioni i qëndrueshëm në Shqipëri për më shumë se një vit, ka “lehtësuar” qarku...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 15:03
A.B
Ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% në vitin 2023, sipas parashikimit të fundit të Institutit për Studime Ekonomi...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 13:20
Dosja.al
Për herë të parë në historinë e tregut shqiptar të kapitaleve, një kompani private emëton obligacione nëp&eu...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 09:24
k.m.
Foto ilustruese
Çmimet e apartamenteve u rritën ndjeshëm tre vitet e fundit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit t&...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 07:24
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Kriza demografike që po përjeton vendi me emigracion të lartë, rënie të lindjeve dhe plakje...
Ekonomi
5 Korrik 2023, 16:42
A.B
Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë në 3%.
Guvernatori i Bankës së S...