LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë, sinjalizon për rritje në të ardhmen

Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Megjithatë, Këshilli konstatoi se presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta dhe përmbushja e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë një normalizim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen.

5 Korrik 2023, 16:42 Nga A.B

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë,

Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë në 3%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në një konferencë për shtyp se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit, ndonëse me ritme më të ngadalta në krahasim me periudhën paraardhëse. Në të njëjtën kohë, inflacioni ka ardhur në rënie, duke pasqyruar më së shumti rënien e inflacionit të importuar.

Në tërësi, këto zhvillime kanë qenë në linjë me trendet aktuale në ekonominë botërore dhe në përputhje me pritjet tona. Po ashtu, përditësimi i parashikimeve sugjeron se këto tendenca do të jenë të pranishme edhe në të ardhmen: aktiviteti ekonomik në vend pritet të vazhdojë të rritet gjatë tremujorëve në vazhdim ndërsa inflacioni pritet të vijojë rënien graduale dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Megjithatë, Këshilli konstatoi se presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta dhe përmbushja e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë një normalizim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen.

Inflacioni shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë, duke regjistruar një vlerë mesatare prej 4.7% në muajt prill-maj. Kjo dinamikë është diktuar nga rënia e inflacionit të çmimeve të ushqimeve të përpunuara, të naftës dhe të produkteve të lidhura me të, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës është shfaqur relativisht i qëndrueshëm.

Sipas guvernatorit, në aspektin makroekonomik, trendi rënës i inflacionit pasqyroi ecurinë e ngjashme të këtij treguesi në partnerët tanë tregtarë, forcimin e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros, si dhe efektet e bazës së lartë krahasuese. Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten të larta, në pasqyrim të kërkesës së lartë për mallra e shërbime, të kushteve të shtrënguara në tregun e punës dhe të rritjes së shpejtë të pagave e të kostove të punës.

Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 2.7% në tremujorin e parë të vitit, duke ardhur në ngadalësim krahasuar me tremujorin paraardhës dhe duke qenë në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Rritja ekonomike pati një bazë të gjerë, si në terma sektorialë ashtu dhe në terma të përbërësve të kërkesës agregate. Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i ritmit të rritjes kishte një bazë relativisht të gjerë, ndonëse ai ishte më i spikatur në sektorët e ndërtimit e të industrisë dhe në përbërësin e konsumit familjar.

Në aspektin makroekonomik, rritja e kërkesës për mallra e shërbime ka pasqyruar pozicionin e shëndetshëm të bilanceve financiare të sektorit privat, kushtet ende të favorshme të financimit dhe rritjen e eksportit të shërbimeve shqiptare, e kryesisht të atyre të turizmit. Nga ana tjetër, politika fiskale ka pasur një ndikim neutral ndërkohë që bilanci i shkëmbimeve të mallrave me jashtë ka dhënë një ndikim negativ.

Ndonëse në ngadalësim, zgjerimi i mëtejshëm i kërkesës agregate ka pasqyruar në një shkallë të lartë shfrytëzimin e kapaciteteve në ekonomi. Ky fenomen mbetet më i spikatur në tregun e punës. Të dhënat e disponuara për tremujorin e parë na sugjerojnë vijimin e trendit të rritjes së punësimit e të pagave, duke mbështetur zgjerimin e fuqisë blerëse të familjeve por dhe duke mbajtur të larta presionet e brendshme inflacioniste.

Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë ka ndihmuar në funksionimin e qetë të tregjeve financiare. Megjithatë, gjatë tremujorit të dytë, këto tregje janë karakterizuar nga një reduktim i normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë dhe të kredive në lekë, si dhe nga një forcim i shpejtë i kursit të këmbimit. Nga njëra anë, rënia e normave të interesit të lekut ka pasqyruar gjendjen e mirë të likuiditetit në tregjet financiare dhe reduktimin e primeve të rrezikut të perceptuar nga agjentët e tij. Nga ana tjetër, forcimi i kursit të këmbimit të lekut ka pasqyruar përmirësimin e vazhdueshëm të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë, si dhe rritjen e interesit për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare.

Në tërësi, normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka krijuar kushte financiare më të përshtatshme për kontrollin e inflacionit. Megjithatë, edhe pse drejt shtrëngimit, kushtet e financimit mbeten ende stimuluese për rritjen e konsumit dhe të investimeve. Në përgjigje të tyre, kredia për sektorin privat vijon të rritet ndërsa cilësia e portofolit të saj ka mbetur e kënaqshme, sikurse ilustrohet edhe nga nivelet e ulëta të raportit të kredive me probleme. Shëndeti financiar i sektorit bankar sugjeron se ky sektor do të jetë i aftë të vazhdojë ti përgjigjet kërkesave të ekonomisë për fonde.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se inflacioni do të shënojë rënie graduale dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024, tha Sejko.

Rënia e inflacionit do të pasqyrojë reduktimin e mëtejshëm të inflacionit në tregjet globale dhe normalizimin e qëndrimit të politikës monetare në vend. Ky normalizim do të krijojë një balancë më të mirë midis kërkesës dhe ofertës, do të mbështesë stabilitetin e tregjeve financiare si dhe do të ndihmojë në kontrollin e pritjeve të agjentëve ekonomikë për inflacionin.

Nga ana tjetër, aktiviteti ekonomik pritet të vijojë të rritet gjatë tremujorëve në vijim. Ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë dy viteve të ardhshme dhe t’i kthehet niveleve historike në afatin e mesëm e të gjatë. Ky parashikim faktorizon shëndetin e mirë financiar të sektorit privat dhe atij bankar të ekonomisë shqiptare, perspektivën pozitive të tregut të punës, përmirësimin e besimit të familjeve dhe bizneseve, si dhe praninë e një ambienti financiar ende akomodues.

Megjithatë, Këshilli gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këto rrethana, ai do të monitorojë me kujdes situatën për të vlerësuar në vazhdimësi ecurinë e presioneve inflacioniste dhe për të identifikuar në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivit, përfshi edhe normalizimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.

Në çdo rast, politika monetare do të sigurojë kushtet e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, duke u kujdesur në të njëjtën kohë të minimizojë ndikimin e saj në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe pasojave të mundshme të padëshirueshme në stabilitetin financiar./Marre nga MONITOR

gent sejko

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale