Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shumica e njerëzve pa akses në teknologjitë dixhitale, jetojnë në vendet në zhvillim, ku interneti me shpejtësi të lartë është një privilegj i lokalizuar gjeografikisht, që shumë pak njerëz mund ta përballojnë nga ana financiare.

Çdo ditë dëgjojmë për teknologjitë e reja dixhitale dhe premtimet, që vijnë me to. Bota dixhitale mund të zgjidhë shumë probleme. Por, shpesh harrojmë se miliarda njerëz, nuk e kanë përdorur kurrë internetin. Dhe pse jo? Sepse ata kurrë nuk kishin akses, në të në radhë të parë. Realiteti i tyre është i ndryshëm.
Shumica e njerëzve pa akses në teknologjitë dixhitale, jetojnë në vendet në zhvillim, ku interneti me shpejtësi të lartë është një privilegj i lokalizuar gjeografikisht, që shumë pak njerëz mund ta përballojnë nga ana financiare.
Ata, që jetojnë larg qyteteve, të cilët kanë më shumë nevojë për një ‘litar shpëtimi’ dixhital, janë më të shkëputurit. Dhe megjithëse shumica e vendeve, kanë një lloj programi për të adresuar këtë mangësi, pak prej tyre janë të suksesshëm.
Por Kosova, një nga vendet më të varfra të Europës, bën përjashtim. Në vitin 2018, ka filluar të zbatojë Projektin pesëvjeçar të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës, me mbështetjen e Bankës Botërore. Qëllimi i tij ishte i thjeshtë, por i fuqishëm: të sigurojë, që kosovarët që jetojnë kudo në vend, do të kenë qasje të barabartë në mundësitë dixhitale, qoftë për punë, arsim, shërbime sociale apo argëtim.
Projekti ka qenë i suksesshëm. Sot, në vitin 2023, pothuajse të gjithë në Kosovë përdorin internetin dhe numri i abonentëve të shërbimeve fikse, është një nga më të lartët në Europë.
Programi tërhoqi investime të sektorit privat në fshatra, ku më parë, pak kishin guxim të investonin. Tani, njerëzit po kthehen në fshatra nga qytetet, sepse interneti është më i mirë atje, një faktor shumë i rëndësishëm gjatë pandemisë COVID-19.
Lidhja e çdo fshati me internet
Më 21 mars 2023, Natalija Gelvanovska-Garcia, specialiste e lartë e politikave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Bankën Botërore, vizitoi fshatin e largët dhe piktoresk Herticë, në verilindje të Kosovës, për të marrë pjesë në një ngjarje, që shënon një arritje të madhe: lidhjen e fshatit të fundit në vend, me internet me shpejtësi të lartë.
Në Herticë ishte ftohtë dhe shi, por të gjithë ishin të mbushur me gëzim dhe krenari. Fëmijët e shkollës vendase kishin veshur bluza që shkruanin “Kosovo Connected”, ndërsa politikanët, drejtuesit e fshatrave dhe operatorët e internetit, flisnin të lumtur për këtë arritje. Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe qeverisë së bashku, shtypën një buton të madh simbolik, për të sjellë internetin me brez të gjerë (broadband), në fshatin e fundit të palidhur në vend.
Si arriti Kosova të ofronte lidhje interneti për të gjithë?
Projekti KODE, ofroi pagesa të njëhershme të granteve, për operatorët e internetit, për të ndërtuar rrjetet e tyre në fshatra të palidhur. “Përputhja” (matching) nënkuptonte se vetëm një pjesë e kostove mbulohej; pjesa tjetër u pagua nga operatorët e internetit.
Këtyre rrjeteve të bashkëfinancuara, iu kërkua të ofronin internet me shpejtësi të lartë (100 Mbps) në çdo shtëpi, shkollë dhe qendër shëndetësore. Çmimet ishin gjithashtu të rregulluara, duhej të ishin të njëjta si çmimet në qytete. Qeveria u dha grante operatorëve të internetit, me ofertat e rrjetit me kosto më të ulët. Konkurrenca ishte e ashpër: Ka më shumë se 60 operatorë në Kosovë, shumë prej të cilëve janë firma vendase. Njëzet e një operatorë, fituan të paktën një grant.
Falë konkurrencës, pothuajse çdo grant ishte më i vogël se sa ishte planifikuar, duke mundësuar kursime deri në 40%. Gjithashtu, shumë grante u dhanë paralelisht, gjë që e përshpejtoi ndërtimin e rrjetit. Ndërsa programi arriti në fshatra më të largëta, qeveria ofroi grante më të mëdha, për t’i arritur ato – deri në 80%.
Në total, operatorët e internetit kontribuuan me 30% të financimit të nevojshëm, për të lidhur çdo fshat. Operatorët u shprehën se ishin para të shpenzuara mirë. Çdo grant sillte klientë të rinj dhe bëri të mundur punësimin e më shumë njerëzve. Çdo punësim i tillë, sjell një punë tjetër cilësore në Kosovën rurale dhe nxit ekonominë lokale.
Fshatrat e largët po lulëzojnë
Pothuajse çdo shtëpi në çdo fshat, zgjodhi të abonohej me shërbim interneti. Interneti i mirë është një shpëtim për industrinë vendase të turizmit, si dhe për bizneset e tjera vendase. Për më tepër, ishte thelbësore për popullatën në përgjithësi, gjatë periudhës së COVID-19.
Njerëzit ishin në gjendje të merrnin shërbime sociale, të konsultoheshin me mjekë dhe fëmijët mund të vazhdonin arsimin në internet. Ka pasur histori të njerëzve, që kanë lëvizur në fshatrat përreth qyteteve të mëdha, sepse interneti është më i mirë atje, diçka që nuk e dëgjon shpesh.
Natalija Gelvanovska-Garcia shprehet se kur pyeti operatorët e internetit, se çfarë e bëri programin të funksiononte, ata të gjithë thanë se ishte i thjeshtë dhe i shpejtë. Ata gjithashtu thanë, se për shkak se dizajni ishte bashkëpunues, të gjithë ndiheshin pjesë e tij.
Të gjithë ndanë vërtet suksesin. Konkurrenca, puna dhe zbatimi i vazhdueshëm dhe i njëkohshëm, sollën efikasitet në proces. Kështu punoi edhe ekipi i motivuar dhe i aftë, i Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës.
Tani, vendi është gati të ecë përpara në frontin dixhital. Teknologjitë e reja, për të cilat dëgjojmë çdo ditë, do të prekin jetën e të gjithëve në këtë vend të vogël të Ballkanit Perëndimor. / MONITOR
Prodhuesit, sidomos fabrikat përpunuese për llogari të eksportit kanë rritur shqetësimet muajt e fundit se, rënia e vlerës ...
Fondi i ndërtesave në të gjithë vendin ka pësuar rritje vitet e fundit. Ndonëse që nga viti 2011 nuk ka të dhëna...
Apartamentet nuk po shiten në ajër vetëm në bregdetin e Durrësit, siç po ndodh me pronat e projektit të “Durrë...
Foto ilustruese Ritmet e rritjes së ekonomisë janë ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke reflekt...
mates energjie TIRANË- Në fund të gushtit, qeveria shqiptare pritet të ketë në dorë studimin që do t’i trego...
Erdogan TURQI- Në shekullin XVI, ndërsa inflacioni pushtoi Perandorinë Osmane, Sulltan Murati III i qetësoi trupat e tij, të cil&e...
Foto ilustruese Për gjysmëshekulli, politikat ekonomike në Amerikën Latine kanë qenë zhgënjyese. Ndërkohë, jan...
Birra TIRANË- Nga dita në ditë, prodhimi vendas i birrës po tretet si kripa në ujë. Birra shqiptare vijon të humb&e...
Foto ilustruese TIRANË- Prodhimi vendas, edhe pse po pëson një goditje të madhe nga emigracioni, rritja e kostove, pagave dhe konkurren...
Ekziston mundësia e një laku të rrezikshëm, midis bankave të vogla amerikane dhe pasurive të paluajtshme komerciale. Skenari ë...