LIVE UPDATES
Ekonomi

Emigracioni dhe rritja e çmimeve ndikojnë ekonominë, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia; e “mbajnë në këmbë” pasuritë e paluajtshme

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

3 Korrik 2023, 15:14 Nga k.m.
Emigracioni dhe rritja e çmimeve ndikojnë ekonominë, rritet me
Foto ilustruese

Ritmet e rritjes së ekonomisë janë ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke reflektuar pasojat që po sjell emigracioni i lartë që ka prekur konsumin dhe rritja e çmimeve. Në kontrast me këtë tendencë, ekonominë e kanë mbajtur në këmbë pasuritë e paluajtshme. Rritja e tregtisë, hoteleve dhe transporti, një tregues i konsumit ka qenë minimale, ndërsa industria ka rënë, duke reflektuar konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare për çmimet e shitjes dhe shtrenjtimin e kostove të bizneseve.

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,62 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,60 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,53 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,50 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,42 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,16 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,11 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,10 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,14 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -0,38 pikë përqindje. Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,04%.

Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 1,23%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 4,54%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 3,52%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 6,29%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 5,15%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11,02%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,36%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 4,82%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 31,84%. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 2,81%.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht vlerësohet me një rritje prej 1,43%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,25%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rënie prej 10,10%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 1,81%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 1,51%. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rënie me 0,09%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 1,68%.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,51%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 5,65%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rënie prej 0,02%. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 26,94%. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 0,45%.

PBB sipas metodës së Shpenzimeve Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,05%.

Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 4,34%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 6,99%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 8,28%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7,23%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës u rrit me 2,15%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. Konsumi final i qeverisë u shfaq me rritje 1,71%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 6,03%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 4,45%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1,85./Monitor

instat

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Korrik 2023, 07:37 I.A

A ka përfunduar “Erdoganomia”?

Erdogan TURQI- Në shekullin XVI, ndërsa inflacioni pushtoi Perandorinë Osmane, Sulltan Murati III i qetësoi trupat e tij, të cil&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj