LIVE UPDATES
Ekonomi

Matësit inteligjentë të energjisë, qeveria do ketë gati studimin në gusht

Në fund të gushtit, qeveria shqiptare pritet të ketë në dorë studimin që do t’i tregojë qasjen më të mirë sa i takon tranzicionit drejt matjes inteligjente në sektorin e energjisë.

3 Korrik 2023, 10:12 Nga DOSJA
Matësit inteligjentë të energjisë, qeveria do ketë gati
mates energjie

TIRANË- Në fund të gushtit, qeveria shqiptare pritet të ketë në dorë studimin që do t’i tregojë qasjen më të mirë sa i takon tranzicionit drejt matjes inteligjente në sektorin e energjisë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) publikoi detaje lidhur me procedurën e asistencës ku tashmë kompania fituese është prej disa kohësh me një vlerë kontrate 196 mijë euro. Sipas BERZH kjo asistencë vjen si pjesë e mbështetjes që kompania e shpërndarjes së energjisë mori nga paketa e COVID-19.

“Qëllimi i projektit është të identifikojë qasjen strategjike më të përshtatshme për alternativën më të mirë të zbatimit të Sistemit të Matjes Inteligjente në Shqipëri duke filluar nga sistemi tashmë i instaluar dhe matësit.

Arsyeja kryesore për përgatitjen e strategjisë për zbatimin e sistemit të matjes inteligjent është ulja e humbjeve të energjisë elektrike në operatorin shqiptar të sistemit të shpërndarjes OSSH dhe përmirësimi i tarifave të arkëtimit për furnizuesit që përdorin rrjetin e shpërndarjes.

Gjithashtu, zbatimi i Sistemit të Matjes së zgjuar është gjithashtu pjesë e procesit të harmonizimit me rregulloret e BE-së, më saktësisht me Direktivën e Efiçiencës së Energjisë” sqaron BERZH në publikim.

Sipas kësaj të fundit kompletimi i konsulencës do të jetë në 18 gusht sipas kantatës paraprake tashmë të nënshkruar. Fondet për këtë konsulencë janë si efekt i kredisë 70 milionë euro që banka i dha OSHEE në 18 janar 2021 dhe që aktualisht është në fazë disbursimi.

Mbështetja “Përgjigja e OSHEE ndaj krizës së COVID-19” kishte në fokus të saj mbështetjen e ndërtimit të një nënstacioni shpërndarës nëntokësor në qendër të Tiranës. Nënstacioni është i pari i këtij lloji në Shqipëri me një ndikim të rëndësishëm në rindërtimin e rrjetit të shpërndarjes.

Në atë kohë kjo kredi u cilësua si një mundësi për të siguruar likuiditetin emergjent si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit ndaj goditjeve sistemike si pasojë e krizës Covid-19.

“Lehtësia e propozuar është e strukturuar për të garantuar ruajtjen e kapaciteteve jetike të pagesave dhe likuiditetit dhe kalimin në zinxhirin e furnizimit të OSHEE. Gjithashtu, OSHEE do të krijojë një qendër trajnimi profesional për të ofruar programe trajnimi me cilësi të lartë dhe për të synuar punonjësit e rinj nga rajonet e pashërbyera” do të nënvizohej në projekt.

Gjithsesi përtej krizës së COVID-19 sektori energjetik në fund të vitit 2021 do të gjendej përpara krizës së energjisë së disponueshme diçka që u thellua edhe më shumë në vitin 2022. Kjo ka bërë që kompanitë të fokusojnë vëmendjen jo më tek investimet por tek sigurimi i energjisë./ Monitor

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Korrik 2023, 07:37 I.A

A ka përfunduar “Erdoganomia”?

Erdogan TURQI- Në shekullin XVI, ndërsa inflacioni pushtoi Perandorinë Osmane, Sulltan Murati III i qetësoi trupat e tij, të cil&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj