Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Çmimet e qumështit në të gjitha kategoritë pësuan rritja me nga 20-30%. Çmimi i vezëve gjithashtu shënoi rritje me 26% si rrjedhojë e dëmeve që krijoi gripi i pulave në pularitë më të mëdha të vendit.
Çmimet e produkteve bujqësore po rriten me shpejtësi kryesisht për shkak të problematikës që po kalon prodhimi vendas, por edhe rritjes së çmimeve të produkteve të importit. INSTAT raportoi se indeksi i çmimeve bujqësore shënoi rritje vjetore me 11,1% në vitin 2022, por rritjen më të lartë e kishte qumështi i lopës me 30 për qind dhe drithërat me 37%. Çmimet e prodhimeve blegtorale në përgjithësi në vitin 2022 ishin 22% më të larta se në vitin 2021.
Nga produktet bujqësore pas drithërave, rritje më të lartë e kishin bimët foragjere me 18%, bimët industriale me 16.7%, patatet me 16.3%, ndërkohë që prodhimet e ullirit si vaji dhe fruti shënuan rënie vjetore të çmimeve respektivisht me 6 dhe 2.2%.
Nga ana tjetër të gjitha produktet blegtorale shënuan rritje me ritme dyshifrore. Çmimet e mishit u rriten me 16%, ku mishi i të imtave shënoi rritjen më të madhe me 22%.
Gjithashtu çmimet e qumështit në të gjitha kategoritë pësuan rritja me nga 20-30%. Çmimi i vezëve gjithashtu shënoi rritje me 26% si rrjedhojë e dëmeve që krijoi gripi i pulave në pularitë më të mëdha të vendit.
INSTAT raportoi se indekset e çmimeve të prodhimeve bujqësore llogariten bazuar në standardet dhe rregullat e përshkuara në Manualin e Çmimeve të Produkteve Bujqësore të Eurostat.
Çmimet mblidhen nga Anketa Mujore për Produktet Bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Mbledhja e të dhënave kryhet pranë fermave, tregjeve të gjësë së gjallë, tregjeve të shumicës dhe vende të tjera ku prodhimet bujqësore mund të grumbullohen.
Informacioni merret vetëm për çmimet në nivel ferme për produktet vendase. duke përjashtuar taksat. Ato janë llogaritur në Lek. kurse njësitë matëse janë në: kg. litër dhe copë sipas produktit.
Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të produkteve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Sektori i bujqësisë sidomos blegtoria është duke kaluar një periudhe të vështirë, pasi numri i krerëve ka pësuar rënie të shpejtë si rrjedhojë e rritjes së kostove në fermat e vogla dhe reduktimin e popullsisë në zonat rurale të vendit. Në vitin 2022 numri i bagëtive në të gjithë vendin shënoi rënie me mbi 8% ndërsa për një dekadë numri i krerëve gati është përgjysmuar./Monitor
Monedha e përbashkët ka vijuar që të humbë pikë me ritme të shpejta në raport me lekun, duke tejkaluar të gjitha ...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për taksën ...
Hetimi financiar, përditësimi i manualeve të lidhura me pastrimin e parave si dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve për moned...
Përmirësimi i besimit konsumator është ngadalësuar ndjeshëm në qershor, në krahasim me muajt e mëparshëm, b&...
Punësimi i profesionistëve në platformat online mori përhapje të shpejtë në Shqipëri dhe në të gjithë B...
Çdo ditë dëgjojmë për teknologjitë e reja dixhitale dhe premtimet, që vijnë me to. Bota dixhitale mund të zgjid...
Prodhuesit, sidomos fabrikat përpunuese për llogari të eksportit kanë rritur shqetësimet muajt e fundit se, rënia e vlerës ...
Fondi i ndërtesave në të gjithë vendin ka pësuar rritje vitet e fundit. Ndonëse që nga viti 2011 nuk ka të dhëna...
Apartamentet nuk po shiten në ajër vetëm në bregdetin e Durrësit, siç po ndodh me pronat e projektit të “Durrë...
Foto ilustruese Ritmet e rritjes së ekonomisë janë ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke reflekt...