LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndërtuesit parashikojnë të rrisin sërish çmimet e apartamenteve në tre muajt e ardhshëm, presin më shumë shitje

Optimizmi i biznesit të ndërtimit duket i lidhur me përmirësimin e porosive, ndonëse balanca e përgjigjeve për pyetjet “Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht?” është negative në -10, por gjithsesi është niveli më i mirë që është regjistruar ndonjëherë që nga viti 2016, kur raportohen të dhënat.

6 Korrik 2023, 09:24 Nga k.m.
Ndërtuesit parashikojnë të rrisin sërish çmimet e
Foto ilustruese

Çmimet e apartamenteve u rritën ndjeshëm tre vitet e fundit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, tendenca duket se u qetësua, duke shënuar rënie të lehtë. Por, në qershor, ndërtuesit sërish mendojnë që të rrisin çmimet në muajt në vijim. Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, që ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë shtuar pritshmëritë për rritjen e çmimeve në qershor, pas një pesimizmi në dy muajt e mëparshëm.

Ndërtuesve u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? Balanca e përgjigjeve për këtë pyetje u rrit në qershor, duke arritur në 26.2 (kjo balancë nënkupton që 26.2% më shumë ndërtues mendojnë se çmimet do të rriten në raport me ata që mendojnë të kundërtën). Ndërtuesit janë optimistë dhe për rritjen e aktivitetit të tyre në muajt në vijim. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin qershor, duke shënuar nivelin më të lartë historik.

Ky tregues qëndron 37 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Ndërkohë, si pritjet për punësimin ashtu edhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Optimizmi i biznesit të ndërtimit duket i lidhur me përmirësimin e porosive, ndonëse balanca e përgjigjeve për pyetjet “Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht?” është negative në -10, por gjithsesi është niveli më i mirë që është regjistruar ndonjëherë që nga viti 2016, kur raportohen të dhënat.

Çmimet ishin në rënie për herë të parë në gjysmën e dytë të vitit 2022

Sipas Indeksit Fischer të çmimit të banesave, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2022 rezultoi në rritje me 16.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por është ulur me 9.1%, në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri sugjeronte se rritja e çmimeve mund të ketë hyrë në një fazë normalizimi, pas një rritjeje prej 28.4% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 (kundrejt gjashtëmujorit paraardhës).

Çmimet e apartamenteve kanë shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit. Po sipas Indeksit Fischer, që nga viti 2013, që është viti bazë, deri në 6 muorin e parë 2022, indeksi i çmimeve të banesave u rrit me afërsisht 110%, shumë më lart se shtetet e Bashkimit Europian ku që nga nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, apartamentet janë shtrenjtuar me 48%.

Tirana dhe bregdeti, më të shtrenjtat

Në Tiranë, apartamentet janë shtrenjtuar me ritme të shpejta. Në kullat në qendër çmimi ka arritur deri në 6 mijë euro për metër katror, ndërsa në periferi tashmë luhatet në 1000 euro/m2 dhe në zonat brenda Tiranës në rreth 1500-3500 euro, në varësi të pozicionit. Bregdeti, sidomos Jugu, është një tjetër zonë që po tërheq blerës, për shkak të çmimeve ende më të lira në raport me vendet e rajonit si Budva në mal të Zi, apo Kroacia, duke bërë që në resortet luksoze të arrijnë në 3500 euro/m2. Teksa çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme më të shpejta se të ardhurat e familjeve dhe individëve, fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, duke i bërë hyrjet në Shqipëri ndër më të shtrenjtat në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme arriti rekord në T I

Që nga tremujori i parë i vitit 2021 tregu i pasurive të paluajtshme është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme. Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 32.3 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro në tre muajt e parë të vitit. Ky është niveli më i lartë i transaksioneve të tregut të pasurive të paluajtshme i regjistruar ndonjëherë, që kur INSTAT raporton të dhënat./Monitor

rriten cmimet e apartamenteve

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri