LIVE UPDATES
Ekonomi

Instituti i Vjenës: Rritja në rajon fillon të dobësohet; Ekonomia shqiptare do të zgjerohet me 3.3% në 2023

Ka një përmirësim nga vlerësimi i mëparshëm, prej 3%. Edhe për vitet pasaardhëse, trajektorja parashikohet në rritje, konkretisht për vitin 2024 një rritje prej 3.8%, ndërsa në vitin 2025, 4%.

6 Korrik 2023, 15:03 Nga A.B

Instituti i Vjenës: Rritja në rajon fillon të dobësohet;

Ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% në vitin 2023, sipas parashikimit të fundit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës (WIIW).

Ka një përmirësim nga vlerësimi i mëparshëm, prej 3%. Edhe për vitet pasaardhëse, trajektorja parashikohet në rritje, konkretisht për vitin 2024 një rritje prej 3.8%, ndërsa në vitin 2025, 4%.

Sipas raportit, edhe pse shumica e vendeve të rajonit, me përjashtim të Hungarisë, do të shmangin recesionin gjatë gjithë vitit, do të kenë rritje ekonomike më të vogël, në krahasim me vitin e kaluar.

Parashikimi i verës i Institutit të Vjenës për 23 vende të rajonit tregon se si inflacioni ende i lartë, shtrëngimi i politikës monetare dhe mjedisi ekonomik ndërkombëtar i dobët, janë duke rënduar mbi ekonomitë e rajonit.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të rriten mesatarisht me 1.9%. Mali i Zi (3.5%), Kosova (3.4%) dhe Shqipëria (3.3%), parashikohen të shohin rritje më të lartë se 3%.

Rritja do të jetë më e ngadaltë në Serbi (1.3%), Bosnjë dhe Hercegovinë (1.5%) dhe Maqedoninë e Veriut (1.6%).

Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe vendet anëtare të BE-së të Europës Juglindore, Rumania dhe Kroacia, do të tregojnë performancë rritjeje mbi mesataren, falë flukseve të mëdha hyrëse të fondeve të BE-së, remitancave, investimeve të huaja dhe të ardhurave nga turizmi. Megjithatë, tensionet e fundit në Kosovën Veriore, nuk janë të mira për perspektivat e Kosovës dhe Serbisë, dhe mund të ndikojnë në atraktivitetin e tyre për investime në të ardhmen.

Pavarësisht nga qëndrueshmëria mbresëlënëse, e treguar përballë pasojave ekonomike të luftës në Ukrainë, shumë nga ekonomitë e vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, rrezikohen.

Pas një ecurie të dobët në tremujorin e katërt të 2022, rritja në shumë vende u ndal në tremujorin e parë të vitit aktual, madje ra në vlera negative në Poloni, Çeki dhe Hungari.

“Përveç rënies së të ardhurave reale, kjo është kryesisht për shkak të recesionit në Gjermani dhe çmimeve të larta të energjisë. Industria gjermane, në veçanti, po vuan, gjë që po zvarrit vendet e Vishegradit*, të cilat janë të lidhura ngushtë me të,” shpjegon Vasily Astrov, ekonomist i lartë në WIIW dhe autori kryesor i parashikimit.

Për vitin 2023, wiiw parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike, në një mesatare prej 1.2% për anëtarët e BE-së në rajon – megjithëse kjo do të thotë, se ato duhet të rriten akoma më shumë se dy herë më shpejt se Eurozona (0.5%).

Rumania (3%) dhe Kroacia (2.5%), do të shohin një rritje relativisht të fortë, ndërsa vendet e Vishegradit (Çekia, Hungaria, Polonia, Sllovakia) do të zgjerohen vetëm pak, me një mesatare 0.6%.

Edhe pse shumica e vendeve të rajonit, me përjashtim të Hungarisë (-0,5%), do të shmangin një recesion të plotë gjatë vitit, ato do të rriten më pak në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë.

E kundërta është e vërtetë, për ato vende të rajonit, që janë prekur më shumë nga lufta në Ukrainë. Rusia, pavarësisht se vuan nga sanksionet dhe një rënie e mprehtë e të ardhurave nga energjia, pritet të rritet me 1% përsëri këtë vit, falë lulëzimit të industrisë së mbrojtjes.

Pas rënies shkatërruese të vitit 2022 (-29.1%), Ukraina mund të rimëkëmbet pak këtë vit, me rritje 2% . Bjellorusia (1.9%) dhe Moldavia (2.5%), gjithashtu pritet të zgjerohen përsëri këtë vit, pas një recesioni të thellë vitin e kaluar.

“Krahasuar me pranverën, rreziqet negative të parashikimit tonë janë rritur,” thotë Astrov. “Përveç një përshkallëzimi të mundshëm ushtarak të luftës në Ukrainë në çdo kohë, recesioni në Gjermani dhe rritja e mëtejshme e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane, po rëndojnë në perspektivën. Industria gjermane po vuan jashtëzakonisht, nga kostot e energjisë, që janë shumë më të larta se në SHBA. Ky është ‘helm’ për ekonomitë e Europës Qendrore dhe Lindore”.

Inflacioni ka kaluar kulmin në të gjitha vendet e vëzhguara. Megjithatë, ka të ngjarë të mbetet i lartë për disa kohë.

Mesatarisht, do të jetë rreth 16% në rajon në vitin 2023, pothuajse tre herë më i lartë se në Eurozonë (5.7%).

Drejtuesit kryesorë të inflacionit në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, janë çmimet e larta të ushqimeve dhe rritja e fitimeve të korporatave.

“Pra, nuk ka asnjë shenjë të një spiraleje klasike të çmimit të pagave, prandaj bankat qendrore do të kenë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të inflacionit, nëpërmjet rritjes së normave të interesit,” shpjegon Astrov. / MONITOR

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen