7 Korrik 2023, 15:58
Nga DOSJA
Suzana Guxholli
TIRANË- Banka e Shqipërisë synon që të nxisë përdorimin e monedhës kombëtare në vend. Guvernatori Gent Sejko tha se në këtë formë mbrohen qytetarët nga efektet e luhatjet e kursit të këmbimit. Ekspertja ekonomike Suzana Guxholli, në një intervistë për emisionin “Sheshi i dollarit” tha se kjo nismë është e vështirë të realizohet. Ekspertja është shprehur më tej se monedhat e huaja janë më të besueshme dhe më të qëndrueshme sesa monedha shqiptare. Suzana Guxholli sqaroi se ekonomia jonë është e bazuar në monedhat e huaja, sepse monedha jonë vendase nuk e ka krijuar stabilitetin dhe besueshmërinë që do t’i qëndrojë dhe rezistojë kohës për sa i përket vlerës që shprehet në kursin e këmbimit. Ajo u shpreh më tej se është shumë e vështirë që në një ekonomi si kjo e jona, jo e mbështetur mbi produktivitet dhe prodhim por mbi shërbime, dhe me kriza, ta bëjë këtë proces.
“Është e pamundur sepse deeurozimi i ekonomisë, një nismë e Bankës Qëndrore që ka filluar të jetë e dukshme nga 2017 nuk ka dhënë rezultat. Është shumë e vështirë që në një ekonomi si kjo e jona, jo e mbështetur mbi produktivitet dhe prodhim por mbi shërbime, dhe me kriza, ta bëjë këtë proces. Ekonomia shqiptare është e bazuar në monedhat e huaja sepse monedha jonë vendase akoma nuk e ka krijuar stabilitetin dhe besueshmëri që do t’i qëndrojë dhe rezistojë kohës për sa i përket vlerës që shprehet në kursin e këmbimit. Ndërsa euro është një monedhë që e besojnë të gjitha ekonomitë e zhvilluara, prandaj në përgjithësi që nga viti ’90, njerëzit ishin të prirur të kishin kursime para dhe të vepronin më shumë në monedhë të huaj“, theksoi ekspertja.
Sipas saj, është e nevojshme që politikat e qeverisë të jenë më të qëndrueshme dhe afatgjata, duke i kombinuar me politikat monetare, për të sjellë qëndrueshmëri në ekonomi.
“Por për të bërë politika nxitëse që ajo të jetë gjeneratori i të ardhurave në buxhet dhe i rritjes ekonomike të qëndrueshme, gradualisht rregullohen edhe treguesit e tjerë dhe njëkohësisht duke forcuar kontrollin e sektorëve në mënyrë që informaliteti të zvogëlohet. Po kështu edhe prurjet ilegale të parave të ulen dhe në këtë mënyrë politikat monetare do të jenë më të efektshme, dhe këto fenomene që në mënyrë artificiale e bëjnë lekun më të fortë, të minimizohen”, theksoi ajo.
Ekonomi
7 Korrik 2023, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
Banka e Shqipërisë nuk planifikon që të bëjë me detyrim që pagesat e transaksioneve dhe kontratave t&eum...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 14:02
k.m.
Foto ilustruese
Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së përshpejtuar ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar t&e...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:41
A.B
Nëse studentet e fakultetit të mjekësisë rezistojnë të pranojnë marrëveshjet për të punuar rreth 5 vite pas ...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:05
A.B
Efektiviteti i grumbullimit të taksave në tremujorin e parë të vitit mbeti në vendnumëro, madje me një tendencë shum&e...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:08
A.B
Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë në zyrat e punës ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vit...
Ekonomi
7 Korrik 2023, 07:05
A.B
Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë.
Sipas të dhënave të INSTAT,...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 17:03
k.m.
Foto ilustruese
Inflacioni i qëndrueshëm në Shqipëri për më shumë se një vit, ka “lehtësuar” qarku...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 15:03
A.B
Ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% në vitin 2023, sipas parashikimit të fundit të Institutit për Studime Ekonomi...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 13:20
Dosja.al
Për herë të parë në historinë e tregut shqiptar të kapitaleve, një kompani private emëton obligacione nëp&eu...
Ekonomi
6 Korrik 2023, 09:24
k.m.
Foto ilustruese
Çmimet e apartamenteve u rritën ndjeshëm tre vitet e fundit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit t&...