LIVE UPDATES
Ekonomi

Bilanci financiar, kriza “zhyti” KESH-in në humbje prej 256 mln euro, OST dhe OSHEE me fitim

Në raport me një vit më parë situata është krejtësisht e ndryshme pasi në vitin 2021 KESH regjistroi një fitim prej 6 miliardësh sipas të dhënave zyrtare të qeverisë në buxhetin faktik të vitit të shkuar. Kjo panoramë duket se lidhet me gjithë zhvillimet që solli kriza ku çmimet arritën nivele rekord duke kulmuar në gusht dhe ku një kwh energji u shit me 130 lekë.

13 Korrik 2023, 07:05 Nga A.B

Bilanci financiar, kriza “zhyti” KESH-in në humbje prej 256 mln

Korporata Elektoenergjetike Shqiptare (KESH), të cilës iu ngarkua detyrimi i sigurimit të furnizimit të vendit me energji elektrike në kushtet e emergjencës, ka pësuar një humbje financiare prej rreth 26 miliardë lekësh apo 256 milionë euro në vitin 2022.

Në raport me një vit më parë situata është krejtësisht e ndryshme pasi në vitin 2021 KESH regjistroi një fitim prej 6 miliardësh sipas të dhënave zyrtare të qeverisë në buxhetin faktik të vitit të shkuar. Kjo panoramë duket se lidhet me gjithë zhvillimet që solli kriza ku çmimet arritën nivele rekord duke kulmuar në gusht dhe ku një kwh energji u shit me 130 lekë.

Korporatës ju desh që përveç situatës aspak të favorshme hidrike të angazhohej në sigurimin e energjisë nga tregu i lirë ku importet kaluan vlerën e 500 milionë eurove dhe ku qeveria angazhoi mbështetje financiare disa herë gjatë vitit.

Ndryshe nga KESH që mbajti barrën e furnizimit dhe vendosjes së gjithë pjesës financiare në këtë kontekst dy kompanitë e tjetra të sektorit ia kanë dalë të regjistrojnë një bilanc pozitiv.

OSHEE e cila në vitin 2021 ishte me një humbje 15.5 miliardë lekë apo 149 milionë euro (pasi bënte blerjet për mbulimin e humbjeve, që në 2022 i realizoi KESH), gjatë vitit 2022 ka regjistruar një fitim prej 1.9 miliardë lekësh apo rreth 19 milionë euro.

Ndërkohë kompania tjetër Operatori i Sistemit të Transmetimit sipas të dhënave të bëra publike nga Financat regjistruan një fitim gati katër herë më të lartë sesa ajo në vitin 2021. Sipas tabelës që shoqëron buxhetin faktik futmi i OST ishte gati 4.5 milionë euro nga pak më shumë 1 milionë euro që ishte në vitin 2021.

Ministria e Financave ka sqaruar se shifrat janë përpunuar sipas saj në bazë të të dhënave periodike që dërgohen nga kompanitë.

“Në zbatim të Udhëzimit Plotësues nr.1/2022 “Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2022”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, periodikisht mbi bazë tremujore, ka mbledhur, përpunuar dhe analizuar informacionin e nevojshëm në lidhje me treguesit e performancës financiare të tre kompanive të sektorit energjetik. Kjo, me qëllim identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe raportimin e risqeve fiskale që rezultojnë nga ndërmarrjet publike me kapital shtetëror në tërësi dhe nga sektori energjetik në veçanti, duke konsideruar rëndësinë strategjike të tij dhe problematikat sensitive që e karakterizojnë” thuhet në buxhet në pjesën ‘Të dhëna financiare për sektorin energjetik’.

Aktualisht KESH po vijon të kryejë edhe gjatë këtij viti të gjithë blerjen e energjisë që nevojitet për konsum teksa OSHEE siguron vetëm sasinë e energjisë që i duhet për mbulimin e humbjeve., Në tre vitet e fundit për shkak të kushteve të vështira kompanitë e sektorit u kufizuan në lidhje me investimet duke bërë vetëm ato që ishin të nevojshme për të siguruar funksionimin normal të rrjetit.

Kriza e energjisë duket se ka zbehur pjesërisht efektet e saj dhe çmimet në bursa mbeten më të ulëta se vera e shkuar por sigurisht më të larta se normaliteti para nisjes së saj ndërkohë që edhe luhatjet janë më të shpeshta. Pavarësisht kësaj KESH gjatë këtij viti ja ka dalë që të ketë më shumë shitje energjie duke siguruar të ardhura teksa kaskada ka qenë në nivele të mira për të siguruar pjesën më të madhe të konsumit në vend./MONITOR

kesh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj