LIVE UPDATES
Ekonomi

Taksimi i pronës me vlerën e tregut, rrit taksën për qytetarët; Të ardhurat nuk shtohen, mungon zgjerimi i bazës së taksueshme

Metodologjia që u bë detyrim ligjor kishte të bënte me taksimin bazuar mbi vlerën e pasurisë sipas çmimit të referencës të përcaktuar nga qeveria për të gjitha 61 bashkitë dhe njësitë administrative dhe zona të ndryshme.

12 Korrik 2023, 10:04 Nga A.B

Taksimi i pronës me vlerën e tregut, rrit taksën për

Reformimi i taksës së pasurisë ka kaluar në këto momente kohore të ndryshimit. Pas vitit 1992 deri në 2018 ka pasur ndryshime të taksimit të pasurisë ku metodologjia bazohej mbi taksimin për sipërfaqen.

Rezultati i kësaj metodologjie nuk ishte aty ku duhej për sa i përket të ardhurave nga ky model taksimi. Në vitin 2018, qeveria ndërmori me të drejtë veprime ligjore dhe institucionale për ta reformuar sistemin e taksimit të pasurisë.

Metodologjia që u bë detyrim ligjor kishte të bënte me taksimin bazuar mbi vlerën e pasurisë sipas çmimit të referencës të përcaktuar nga qeveria për të gjitha 61 bashkitë dhe njësitë administrative dhe zona të ndryshme.

Ndryshimet ligjore dhe përcaktimet e kësaj metodologjie ishin të mira dhe u investua shumë në të gjitha aspektet. Ligji u jepte mundësi bashkive që në mungesë të të dhënave të pasurive dhe problemeve historike me kadastrën e pronave, dhe veçanërisht  kadastrën fiskale, bashkë mund të bënin identifikimin dhe verifikimin e pronave, objekteve të banimit apo për veprimtari ekonomike etj.

Debati i kohës për këtë metodologji ishte vetëm fakti që kush mund të ishte  agjenti që do ta mblidhte këtë taksë. U diskutua që mund të ishte OSHEE ajo që do të vilte taksën e pasurive nëpërmjet faturave të energjisë elektrike, por ky opsion u kundërshtua.

Në përfundim përgjegjësia e arkëtimit iu la njësive të qeverisjes vendore. Aktualisht pushteti vendor e mbledh taksën e pasurive të paluajtshme nëpërmjet zyrave të tij dhe ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

Me ndryshimin e metodologjisë në vitin 2018 pritshmëritë për arkëtimet ishin të larta nga qeveria. Parashikohej që volumi i të ardhurave nga taksa e pasurisë në tërësi të arrinte deri në 100 milion euro.

Por rezultati është krejt ndryshe. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vitin 2022, të ardhurat nga kjo taksë nuk arrijnë as të 50% e kësaj pritshmërie (6 mld lekë) e njëjta sasi me 2021.

Nga viti 2018 dhe deri tani duhet pranuar se tregu dhe vlera e pronës ka ndryshuar në kahun e rritjes. Kjo është e dukshme për pasuritë banesa, por edhe toka, pyje apo kullotet etj. Por veç kësaj, urbanizimi dhe zgjerimi i qyteteve ka çuar në konsumimin e tokave bujqësore dhe sipërfaqeve të gjelbra dhe për rrjedhojë një rivlerësim është nevojshëm, pavarësisht se kategorizimi (boniteti) i tokave bujqësore ka mbetur ai i vitit 1985.

Për sa analizuam më sipër më lindin disa pyetje për të cilat është mirë që qeveria të qartësonte qytetarët dhe publikun, për arsyen pse po i rikthehet kësaj teme.

Qeveria ka detyrimin  t’i shpjegojë publikut të gjerë pse po bën këto ndryshime pas 5  vitesh, pasi po kjo qeveri i propagandoi si arritje ndryshimet e 2018 mbi taksën e pasurisë.

Çfarë nuk shkojë nga pikëpamja institucionale, administrative, financiare, teknologjike etj? Pse bashkitë nuk arritën te përmbushin objektivat mbi mbledhjen e kësaj takse?

Sipas raportit të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, referuar vitit 2022 ,nga 61 bashki kanë pasur ecuri pozitive vetëm 30 prej tyre, ndërsa 31 prej tyre kanë pasur ecuri jo pozitive krahasuar me vitin 2021 në mbledhjen e të ardhurave nga taksa pasurisë.

Në shkallë kombëtare 46% e taksës së pasurisë mblidhet në Bashkinë e Tiranës që ka një numër shumë të madh ndërtesash. Ndërsa nëse flasim për taksën e tokës bujqësore këtu kemi rezultate fare të dobëta.

Pse kadastra fiskale e financuar vazhdimisht nuk po e përmbush objektivin e pritur për të populluar bazën e të dhënave në të 61 bashkisë për çdo pronë? Nga analiza më sipër e shtrirë në kohë dhe mbi fakte, pyetja që ngre me veten është? Pse po ndryshon pas 5 vitesh metodologjia e taksës së pasurisë?

Taksimi mbi bazën e vlerës së tregut është taksim i drejtë dhe pse kërkon shumë saktësi. Nëse qeveria është nisur thjeshtë për faktin se tregu dhe vlera pronave ka ndryshuar pozitivisht, kjo është pozitive dhe pranohet, por a kanë ndryshuar të ardhurat e poseduesve të pasurive? Me taksimin bazuar mbi vlerën e tregut natyrshëm pritet që pasuritë e çdo lloji do të taksohem më shumë, pra pronarët do paguajnë më shumë.

Çështje tjetër që  ngrihet lidhet me faktin që a do jenë në mundësi që këta pronarë që nuk po paguajnë sot taksën që është me e vogël se ajo që do paguajnë nesër, a do jenë në gjendje ta paguajnë atë?

Arsyeja tjetër se po e ndryshojmë pasi bashkitë do të mbledhin më shumë të ardhura për buxhetet lokale, nuk me bind. Kjo për argumentin se bashkitë kishin dhe kanë shanset që ta mbledhin mirë këtë taksë me ligjin aktual. Ato duhet të disiplinojnë veten për sistemin e taksave dhe tarifave dhe të evitojnë evazionin në këtë sektor.

Mendoj që reformimi i sistemit të kësaj  takse do merrte një kuptim  të plot institucional dhe mirëkuptim për publikun nëse do ishin ezauruar dhe përmbushur objektivat e ligjit që janë në zbatim. Pra, nëse baza e taksa paguesve do ishte zgjeruar konsiderueshëm, madje të arrihej që të gjithë ta kishin paguar.

Kjo do ishte gjëja më e mirë. Zgjerimi i bazës së taksueshme është më e nevojshme sesa rritje e nivelit të taksës. Kultura jonë referuar historisë për të mos paguar para 1990 dhe pas 1990 deri me sot, qëndron në faktin se paguajnë ato që janë mësuar të paguajnë gjithmonë.

Rreziku është se dhe me metodologjinë e re ato që s’kanë paguar fare, do të vijojnë të mos paguajnë. Pra do të ndeshemi me forcën “status quo” ose do të kemi ndryshime dhe përmirësime jo të prekshme.

Kompleksiteti i procesit të taksimit mbi bazën e vlerës së tregut

Reformimi i taksimit  të pronës në bashki do të jetë një proces kompleks dhe sfidues. Disa nga sfidat kryesore përfshijnë:

1.Çështjet e vlerësimit: Përcaktimi i vlerës së saktë dhe të drejtë të tregut të pronave. Prona të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme dhe vlerësimi i vlerës së tyre kërkon ekspertizë dhe të dhëna të përditësuara dhe transparencë.

2.Disponueshmëria e të dhënave: Qasja në të dhëna të besueshme dhe gjithëpërfshirëse të pronës është thelbësore për reformat e tatimit në pronë. Megjithatë, bashkitë mund të përballen me sfida në marrjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për pronat, veçanërisht në rastet kur pronat informale ose të paregjistruara janë kudo në Shqipëri (ndërtime pa leje dhe legalizimi pa përfundim). Të dhënat e pamjaftueshme përbejnë pengese jo të vogël (verifikimi në terren dhe vetëdeklarimi janë të mundshme).

3.Rezistenca ndaj ndryshimit: Reformat e tatimit në pronë shpesh përballen me rezistencë nga pronarët e pronave të cilët mund të jenë të shqetësuar për rritjen e mundshme të taksave ( kjo ngelet për t’u parë nga reagimi tyre).

4.Kapaciteti administrativ: Zbatimi i reformave të tatimit në pronë kërkon personel administrativ të pajisur mirë dhe të trajnuar me programe teknologjie dhe infrastrukturën e nevojshme. Bashkitë kryesisht të vogla dhe të mesme mund të përballen me kufizime të kapaciteteve për sa i përket personelit, teknologjisë dhe burimeve të nevojshme për të administruar në mënyrë efektive sistemet e tatimit në pronë.

5.Kuadri legjislativ dhe rregullator: Reformimi i sistemeve të tatimit në pronë mund të kërkojë ndryshime në legjislacionin dhe rregulloret ekzistuese. Dekretimi i ligjeve të reja ose ndryshimi i atyre ekzistuese mund të jetë një proces kompleks, që përfshin shumë aktorë dhe pengesa të mundshme ligjore, ( shumë mirë nëse do jetë konsensual).

6.Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut: Angazhimi dhe edukimi i publikut për nevojën e reformave të tatimit në pronë është thelbësor. Çdo keqkuptim dhe rezistencë duhet konsiderohet dhe menaxhohet drejtë.

7.Evazioni fiskal dhe Informaliteti: Reformat e tatimit mbi pronën duhet të trajtojnë çështjet e evazionit fiskal dhe pranisë së tregjeve informale të pronave. Transaksionet joformale të pronës dëmtojnë ndjeshëm efektivitetin e sistemeve të tatimit në pronë.

8.Konsiderata ekonomike dhe sociale: Reformat e taksës së pronës duhet të vendosin një ekuilibër ndërmjet gjenerimit të ardhurave për bashkitë dhe marrjes parasysh të ndikimeve ekonomike dhe sociale tek poseduesit e pronave. Adresimi i këtyre sfidave kërkon planifikim të kujdesshëm, angazhim të palëve të interesuara, ngritje kapacitetesh dhe një qasje me faza ndaj reformave të tatimit në pronë.

9.Rezistenca politike: Reformat e tatimit mbi pronën shpesh përfshijnë ndryshime në strukturat ekzistuese tatimore, normat ose vlerësimet, të cilat mund të jenë politikisht të ndjeshme. Pronarët e shtëpive dhe bizneset mund t’u rezistojnë reformave që rezultojnë në rritje të barrës tatimore ose ndryshime në mënyrën e vlerësimit të pronave (duhet arsyetuar e drejtë dhe e orientuar nga e mira publike dhe jo politike).

Vlerësimi kërkon një sistemi të drejtë dhe të saktë për pronën, metodologji e qartë e kuptueshme dhe zbatueshme për çdo kategori poseduesish, pronë dhe cilindo qytetarë, duke mbajtur parasysh aspektet sociale të shoqërisë./MONITOR

taksimi i prones

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj