LIVE UPDATES
Ekonomi

Politikë fiskale e shfrenuar

Në Bashkimin Europian, politikanët po zbulojnë se rritja e normave të interesit nënkupton që borxhet të cilat financojnë pjesën më të madhe të shumës prej 800 miliardë eurosh (865 miliardë dollarë) të bllokut, pjesë e shpenzimeve për rimëkëmbjen pas pandemisë, kërcënojnë të shterojnë buxhetin e përbashkët.

16 Korrik 2023, 07:46 Nga I.A
Politikë fiskale e shfrenuar
Foto Ilustruese

TIRANË- Gjendja e tmerrshme e buxheteve qeveritare të vendeve të pasura do të linte me gojë hapur edhe zonjën Bovari, e cila e adhuron luksin. Amerika ka shmangur një katastrofë me tavanin e borxhit, por gjatë këtij viti deri në maj, të ardhurat e qeverisë federale ishin 2.1 trilionë dollarë më të ulëta se shpenzimet e saj, ose sa 8.1% e PBB-së, shkruan The Economist.

Në Bashkimin Europian, politikanët po zbulojnë se rritja e normave të interesit nënkupton që borxhet të cilat financojnë pjesën më të madhe të shumës prej 800 miliardë eurosh (865 miliardë dollarë) të bllokut, pjesë e shpenzimeve për rimëkëmbjen pas pandemisë, kërcënojnë të shterojnë buxhetin e përbashkët.

Kohët e fundit, qeveria e Japonisë hoqi nga kuadri i politikës ekonomike një plan kohor për baraspeshimin e buxhetit primar, i cili përjashton pagesat e interesit, por që gjithsesi e kalon kufirin me më shumë se 6% të PBB-së.

Dhe më 13 qershor, kostoja e huamarrjes së Britanisë për dy vjet, u rrit mbi nivelet e arritura pas “minibuxhetit” të saj katastrofik në shtator.

Politika fiskale globale, jo vetëm që duket e pamatur, por ajo gjithashtu është e papërshtatshme për rrethanat e sotme ekonomike. Inflacioni i lartë dhe papunësia e ulët nënkuptojnë se bota ka nevojë për një politikë monetare të shtrënguar, jo të lirshme.

Më 14 qershor, Rezerva Federale mbajti të qëndrueshme normat e interesit, ndërsa priste më shumë sinjale për shëndetin e ekonomisë. Por me inflacionin bazë mbi nivelin 5%, pritet një tjetër rritje e normave.

Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane është përgatitur për të rritur sërish normat e interesit. Banka e Anglisë me siguri do të bëjë të njëjtën gjë më 22 qershor. Me rritjen e pagave nominale, me një normë vjetore prej 6.5%, Britania është shumë e cenuar ndaj një spiraleje të rritjes së pagave dhe çmimeve.

Dështimi i politikanëve për të marrë masa është me të vërtetë befasues. Deficiti i Amerikës ka tejkaluar më parë nivelin 6% vetëm në periudha trazirash: gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas krizës globale financiare dhe së fundmi, pas bllokimeve të shkaktuara nga Covid-19.

Sot, asnjë fatkeqësi e tillë nuk kërkon shpenzime kaq të mëdha urgjente. Edhe kriza energjetike në Europë, që rezultoi nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duket se është zbutur. Efekti kryesor i gjithë kësaj huamarrjeje bujare, ka qenë stimulimi i ekonomive, duke i detyruar normat e interesit të rriten më tepër se ç’duhet.

Normat më të larta të interesit rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare. Ato gjithashtu ndikojnë në buxhetet qeveritare. Për çdo rritje me 1% të normave, kostot e shlyerjes së borxhit të qeverisë britanike, rriten me 0.5% të PBB-së brenda një viti.

Një arsye pse Amerika përballet me mungesë të ardhurash është se fitimet e Rezervës Federale, të cilat derdhen në arkat e Departamentit të Thesarit janë kthyer në humbje, pasi Bankës Qendrore i është dashur të paguajë më shumë interes për paratë që ka krijuar për të blerë bono gjatë viteve të stimulimit ekonomik.

Këto efekte kanë rëndësi. Politika monetare mund të kontrollojë inflacionin, vetëm nëse buxhetet janë të kujdesshme, gjë që bëhet më pak e mundshme me rritjen e faturave të interesit.

Megjithatë, përpjekjet e politikanëve për të ndryshuar drejtim, kanë qenë të vogla. Edhe pas “Aktit të Përgjegjësisë Fiskale”, i cili hoqi tavanin e borxhit të Amerikës dhe shkurtoi shpenzimet borxhi publik neto parashikohet të rritet nga 98% e PBB-së sot, në 115% deri në vitin 2033.

Qeveria britanike, pasi kishte planifikuar të shtrëngonte rripin vitin e kaluar, tani thotë se dëshiron të ulë taksat. Eurozona duket mjaftueshëm e qëndrueshme në tërësi, por shumë nga shtetet e saj anëtare janë të brishta. Me rritjen e normave të interesit, ulja e raportit tejet të madh të borxhit ndaj PBB-së së Italisë, me ritmin e ngadaltë prej një pikë përqindje në vit gjatë disa dekadave, do të kërkonte teprica prej 2.4% të PBB-së.

Ndërkohë, sistemet e pensioneve dhe të kujdesit shëndetësor përballen me tendosjen e një popullsie në plakje; arritja e emetimeve neto zero të karbonit kërkon investime publike; nga ana tjetër, shpenzimet e mbrojtjes duhet të rriten për të përballuar kërcënimin që kanoset nga autokracitë e botës.

Këto kërkesa ndaj shtetit janë të logjikshme. Por nëse qeveritë duan t’i plotësojnë ato, duhet të rrisin taksat, ose të pranojnë pasojat inflacioniste.

Marrë nga Monitor.al

politika fiskale

Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora