LIVE UPDATES
Ekonomi

Vlonjatët më të “shkathët”, si po fitojnë më shumë nga dhënia e shtëpive me qira; Kërkesë e lartë dhe për vila

Por, duket se janë vlonjatët ata që janë treguar më të shkathët dhe kanë dhënë shtëpitë e tyre me qira. Në qytetin bregdetar, në qershor kishte 4701 struktura të listuara, ose 26% të totalit, e ndjekur nga Saranda, me 2635 listime (17% e totalit).

6 Gusht 2023, 07:31 Nga I.A
Vlonjatët më të “shkathët”, si po fitojnë
Vlora

VLORË- Në qytetet e mëdha turistike si Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda dhe Gjirokastra, çmimi mesatar i një apartamenti apo shtëpie në Airbnb mund të fillojë nga 30-50 euro për natë. Për shtëpitë me dy ose më shumë dhoma dhe me pamje, çmimet variojnë nga 50-100 euro për natë, në varësi të ndërtesës dhe komoditeteve që ofrohen.

Nga të dhënat e AirDNA shohim që vetëm në kryeqytet ka 3023 mijë struktura në Airbnb, me 20% të totalit. Por, duket se janë vlonjatët ata që janë treguar më të shkathët dhe kanë dhënë shtëpitë e tyre me qira. Në qytetin bregdetar, në qershor kishte 4701 struktura të listuara, ose 26% të totalit, e ndjekur nga Saranda, me 2635 listime (17% e totalit).

Durrësi, ndonëse ka një nga hapësirat më të mëdha bregdetare dhe me ndërtime të ngjeshura, kishte vetëm 1701 struktura të listuara, ose 11% të totalit. Por, në Shqipëri, mund të gjesh akomodim në vlerën 15 euro për natë, sigurisht në kushte jo aq të mira dhe hapësirat e vendeve janë shumë të vogla.

Dhe janë këto struktura që rrisin çmimet mesatare në vend në 25 euro, një nga kostot më të lira në rajon por edhe në Europë sipas Voucher cloud. Çmimi mesatar i akomodimit në Tiranë në platformat Airbnb ose Booking është rreth 40-45 euro për natë, sipas AirDNA. Ky fakt e bën kryeqytetin një destinacion të preferuar për të marrë një shtëpi apo apartament të përshtatshëm për pushime dhe udhëtime të shkurtra.

“Apartamenti im ka mobilim bashkëkohor, ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës dhe qëndrimi kushton vetëm 40 euro/nata” – thotë Dizdari i Destiny Apartment.

Ai thotë se kërkesa më e madhe vjen nga vendasit dhe jo nga të huajt pasi vizitorët në Tiranë vijnë nga rrethet ku mund të kenë takime pune apo nevoja të tjera personale. Të njëjtën gjë pohon edhe Megi Petriti, nga Triplex house Tirana.

Në vendet bregdetare të Shqipërisë si Vlora dhe Saranda, çmimet mesatare të akomodimit në platformën Airbnb variojnë nga 64 deri në 67 euro/nata.

Kjo tregon se këto zona bregdetare kanë një gamë tërheqëse opsionesh akomodimi për udhëtarët dhe pushuesit, por sigurisht vlera e tyre ndryshon në sezonet e tjera, pasi këto vende janë tërheqëse për pushuesit vetëm gjatë verës.

Rrethi i Vlorës është edhe zona që ka më shumë listime në platformat online me 4071 të tilla, kryesisht në vijën bregdetare ku edhe çmimet janë më të larta. Në Durrës, kampion i turizmit në Shqipëri për vitin 2022, akomodimi kushton mesatarisht rreth 72 euro/nata. Në të njëjtën kohë, qyteti bregdetar ofron disa nga opsionet më të lira, me çmime të ulëta rreth 15 euro/nata. Ky aspekt e bën më të lehtë për turistët me një buxhet të kufizuar gjetjen e opsioneve të përshtatshme për ta.

Ksamili zë vendin e dytë në renditjen verore të AirBnB,

Jo më një “perlë e fshehur”, pasi u bë virale në TikTok, Shqipëria zë vendin e dytë në renditjen verore të AirBnB, me qytetin e bukur bregdetar të Ksamilit. Platforma vë në dukje skenën turistike të Ksamilit “Shtrije në detin Jon, Ksamili ka një skenë turistike në zhvillim, det të qetë dhe trashëgimi të lashtë kulturore dhe historike.

Vlen për t’u përmendur zona arkeologjike e Butrintit, që përfshin rrënojat e qytetit të lashtë ilir dhe është vetëm 5 km në jug. Ndërsa Syri i Kaltër, një burim karstik me ujëra kristal, thellësia e të cilit ende nuk dihet, është 40 minuta me makinë, në rrugën midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Nga të gjitha destinacionet në këtë listë, Ksamili është padyshim qyteti më ekonomik në listën e 5 qyteteve më të kërkuara në Airbnb. Çmimet për një apartament fillojnë nga 22 euro, jashtëzakonisht të lira për një natë.

Vlen për t’u përmendur fakti që vendet e tjera janë kryeqytete ose qytete të mëdha të shteteve europiane si Londra, Roma, Barcelona etj. Sipas një vëzhgimi në terren, çmimi mesatar i një dhome dyshe për një natë nga data 15 korrik deri më 31 gusht në Ksamil varion nga 50 deri në 115 euro. Me plazhet me rërë të bardhë, atmosferën e qetë dhe detin e pastër kristal, është e lehtë të kuptosh pse ky vend shpesh krahasohet me Maldivet.

Marrë nga Monitor.al

airbnb vlora

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje