LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët kundër legalizimit të kanabisit për arsye shëëndetësore: Nuk ndal krimin, rriten problemet sociale

26 Maj 2020, 18:20 Nga DOSJA
Ekspertët kundër legalizimit të kanabisit për arsye

TIRANË- Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore. Kryeministri Edi Rama e hodhi idenë duke thënë se po studiohet mundësia e prodhimit të marijuanës mjekësore dhe nënprodukteve të saj në vend. Kolegia Ardita Dunellari foli me dy ekspertë lidhur me eksperiencën e vendeve që e kanë kaluar këtë proces dhe ndikimin që mund të ketë ky hap mbi problemet sociale dhe nivelin e aktivitetit kriminal.

Kryeministri Edi Rama thotë se po diskutohet mundësia e prodhimit të marijuanës për qëllime mjekësore, si aktivitet i ligjshëm biznesi: Konsultimet ne i kemi bërë dhe po i bëjmë me ekspertë në disa vende ku ka pasur eksperienca, jo të legalizimit të hashashit, por të futjes në jetën ekonomike dhe në veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor,” shprehet kryeministri.

Nëse synimi është që ky aktivitet të shërbejë për të shtuar të ardhurat për buxhetin, eksperienca amerikane nuk e mbështet këtë, thotë Profesor Jonathan Caulkins: “Kultivimi i marijuanës nuk është burim i konsiderueshëm i të hyrave buxhetore; në asnjë nga shtetet amerikane nuk kalon 1% të të ardhurave fiskale”.

Aq më i vogël do të jetë efekti i këtij aktiviteti për të mbështetur shtresat më në nevojë në shoqërinë shqiptare, thonë ekspertët: “Duke pasur parasysh nivelin e korrupsionit në Shqipëri, nuk e shoh të mundshme që këto fonde të buxhetit të sillnin përmirësim të situatës për shtresat më të varfra të shoqërisë. Problemi kryesor në vende të tilla nuk është droga e paligjshme, por korrupsioni,” thotë Hanna Kassab, autor dhe pegagog në Universitetin e Karolinës Lindore.

Profesor Jonathan Caulkins thotë se shtetet amerikane ku u legalizua marijuana medicinale, u vërejtën pasoja negative tek shtresa më e varfër që merrej ilegalisht me kultivim: “Legalizimi zhvendos aktivitetin e kultivimit nga më të varfrit, më të paarsimuarit, nga ata që nuk gjejnë dot punë tjetër dhe që mbillnin hashash në mënyrë të paligjshme, tek korporata, tek sipërmarrës me diploma universitare. Kultivimi i ligjshëm nuk krijon mundësi punësimi për ata që janë më në nevojë”.

Në vendet që e kanë kaluar këtë proces, ekspertët nënvizojnë se legalizimi nuk arriti të eliminojë tregun e zi: “Tregu i zi mund të bashkekzistojë me tregun e ligjshëm për konsum të brendshëm. Në shtetet amerikane që legalizuan prodhimin u fuqizuan edhe prodhuesit pa liçencë, pasi sektori i ligjshëm krijon lehtësira edhe për ta: furnizim të bollshëm me fara, me pajisje për mbjellje, ventilim e ngrohje, ekspertë agronomë,” thotë Jonathan Caulkins, profesor në Universitetin Carnegie Mellon.

Madje, kontrabanda e drogës do të shtohet, parashikon Profesor Caulkins, duke shtuar se të ardhurat nga kanabisi vijnë përmes kontrabandës, jo prej kultivimit: “Kultivimi nuk paraqet problem. Marijuana është bimë: në vend që të kultivosh domate, kultivon marijuana, me ndonjë ndryshim të vogël. Marijuana është bimë me fitim të madh sepse shitet në treg të zi. Këtë treg e gjejnë trafikantët, që shesin produktin e fermerëve jashtë shteti përmes kontrabandës. Pra rrjetet kriminale do të vazhdojnë të rendin pas këtij fitimi,” thotë zoti Caulkins.

Përvoja e legalizimit të aktiviteteve të tjera të paligjshme ka treguar se rrjetet kriminale reagojnë me shpejtësi për t’iu përshtatur realitetit të ri, thotë Hanna Kassab, profesor në Unversitetin e Karolinës Lindore. Ai sjell si shembull legalizimin e prostitucionin në Amsterdam: “Në zonën e tregtisë së seksit në Amserdam, krimi është rritur. Prostitucioni i ligjshëm ka tërhequr trafikantë të qenieve njerëzore të cilët sjellin vajza nga Rusia, nga Evropa Lindore”.

Grupet kriminale, thotë profesor Kassab, mund të ndjekin praktikën e “gjobave” duke kërcënuar e zhvatur para nga kultivues të ligjshëm. Pavarësisht nga masat që merr Shqipëria, thonë ekspertët, kultivimi i marijuanës do të vazhdojë të ushqejë aktivitetin e paligjshëm për sa kohë që marijuana medicinale mbetet e paligjshme në vende të tjera:

E vetmja gjë më e keqe se një ndalim i plotë i një aktiviteti është të krijosh një ishull të vogël ku legalizohet ky aktivitet. Kjo krijon mundësi për prodhim me kosto më të ulët pasi është e ligjshme dhe rrit sasinë për contrabandë e eksport. Vetëm nëse legalizohet në mbarë Evropën do të ulej potenciali për përfitim nga trafiku i paligjshëm,” thotë Profesor Caulkins.

Në Shtetet e Bashkuara legalizimi qoftë për përdorim mjekësor, apo për kënaqësi personale vazhdon të zgjerohet. Por ekspertët theksojnë se argumenti pro-legalizimit është mbështetur tek liria e individit për të bërë zgjedhjet e veta, si dhe drejtësia sociale, pasi përndjekja penale për kultivim apo tregtim të paligjshëm prekte në masë dërrmuese pakicat me ngjyrë. Ekspertët theksojnë se legalizimi për përfitime ekonomike apo për luftë kundër krimit nuk është një argument i bazuar në përvojën e deritashme botërore.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama jonathan caulkins legalizimi i kanabisit ne shqiperi edi rama jonathan caulkins legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Maj 2020, 16:30

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar mbrëmjen e së shtunës ka bërë një aksident rrugor ku si pasojë ka lënë të vdekur një shtetas Italian i quajtur Divo Coccia....

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit