LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë për paketën anti-shpifje: Qeveria nuk dëgjon kritikat, AMA po fiton pushtet më tepër nga sa duh

15 Dhjetor 2019, 20:01 Nga DOSJA
Ekspertët ndërkombëtarë për paketën anti-shpifje:

SHBA- Kundërshtimet e fuqishme të gazetarëve shqiptarë dhe organizatave të shumta ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e fjalës, nuk e ndaluan paketën e ligjeve anti-shpifje të qeverisë shqiptare të shkojë një hap më pranë miratimit, duke kaluar për shqyrtim këtë javë në parlament. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me dy ekspertë të lirisë së medias, mbi ndikimin që mund të ketë kjo paketë në mjedisin mediatik në Shqipëri dhe mundësinë e censurimit të fjalës së lirë nga qeveria.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe gazetarët shqiptarë kanë kohë që kanë shprehur shqetësim për të ashqutuajturën paketa e ligjeve anti-shpifje duke e parë atë si një mundësi të qeverisë për të shuar fjalën e lirë dhe kritikat ndaj saj.

“Fatkeqësisht nuk shoh ndonjë tregues se qeveria i ka marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga organizatat ndërkombëtare dhe ka shumë të ngjarë që paketa të miratohet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë jo vetëm procesin legjislativ në Shqipëri por edhe ndikimin në të ardhmen të këtij ligji në mjedisin mediatik në Shqipëri ku gazetarët përballen tashmë me sfida shumë serioze ndërsa mbulojnë çështje të debatueshme si korrupsioni dhe politikat e brendshme”, thotë Gulnoza Said, drejtuese e programit për Evropën në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork.

Zëvendës presidenti i organizatës ndërkombëtare IREX, Aleksandër Dardeli thotë se Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me lajmet e rreme dhe duhet ta shoh problemin në një aspekt më të gjerë.

“Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure për të kontrolluar lajmet e rreme dhe për të kontrolluar lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Gjëja më e mirë që mund të bëjë qeveria shqiptare është të krijojë një ambjent ku mediat kanë aftësi të krijojnë të ardhura të qëndrueshme biznesore të cilat shërbejnë si karburanti i biznesit për të krijuar ide të mira dhe përmbajtje të mirë. Pa patur media të qëndrueshme nuk do të ketë informacion të mirë”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në shumë raste lajmet e rreme përdoret si pretekst nga qeveritë për të kontrolluar rrjedhën e lirë të informacionit përfshi disa vende me tradita demokratike.

Pozicioni ynë parimor, thotë Gulnoza Said është që qeveria nuk duhet të ndërhyjë me mënyrën sesi media vepron në vend.

Në se një media është ekonomikisht e qëndrueshme, pasi për të ka interes dhe ka audiencë, njerëzit janë gati të paguajnë për të, lere të funksionojë, në mënyrën që zgjedh ti mbulojë lajmet dhe ngjarjet. Në se një media nuk është e qëndrueshme ajo do të pushojë së funksionuari në një mënyrë të natyrshme“, thotë zonja Said.

Përvoja klasike e botës perendimore, thotë zoti Dardeli qëndron tek angazhimi i gjykatave për tu marrë me shpifjet, me cënimin e figurës së një personi dhe elementë të kësaj natyre, jo me agjensi që kanë kontroll direkt nga organet administrative të shtetit, siç është rasti në Shqipëri.

Zoti Dardeli thotë se qeveria duhet të reflektojë dhe të ndryshojë amendamentet që po përpiqet të miratojë tani.

“Informacioni i mirë është gjëja që duhet të promovojë qeveria shqiptare dhe nuk duhet të fokusohet në parandalimin e një lajmi të rremë. Betejën me lajme të rreme individuale, gjithmonë do ta humbë. Duhet të fokusohet tek informacioni i mirë dhe tek aftësitë kritike të qytetarëve për të procesuar informacionin – të investojë në edukim, në mendimin kritik, duke filluar nga fëmijët e deri tek të rinjtë”. Megjithëse është përpjekur të përmirësojë paketën anti-shpifje, zoti Dardeli thotë se amendamentet që po diskutohen tani nuk kanë ndryshuar.

“Në rradhë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive po fiton pushtet më tepër seç i duhet për të kontrolluar shtypin dhe përmbajtjen që sjell shtypi në jetën e përditshme të shqiptarëve. Gjithashtu këshilli i Ankesave që ekziston poshtë AMA-s po fuqizohet dhe në fjalë konkrete po i jepet diskrecion dhe një farë monopoli për t’u marrë me cilësinë e përmbajtjes që botojnë mediat shqiptare. Gjithmonë kur kemi monopol dhe diskrecion kemi korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit. Kjo është baza, ky është themeli që qeveria shqiptare duhet ta korrigjojë”.

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropianë dhe drejt institucioneve perendimore, thonë ekspertët, integrimi i Shqipërisë në këto insitucione nuk bëhet duke e sulmuar shtypin e lirë dhe lirinë e fjalës.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander dardeli paketa anti shpifje qeveria kunder mediave aleksander dardeli paketa anti shpifje qeveria kunder mediave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj