Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Tërmetet gjatë natës/ Sizmologu qetëson shqiptarët: Pasgoditjet do të vijojnë, është normale
15 Dhjetor 2019, 13:25Nga DOSJA
TIRANË- Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen edhe në kushte normale të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që pas 26 nëntorit.
Në një lidhje telefonike për News24, duke iu referuar disa lëkundjeve që janë regjistruar përgjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, sipas IGJEUM, tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se është nëj trend normal.
“Nuk ka asgjë për të shqetësuar. Është një trend normal në rastin e tërmeteve të tillë. Pas goditjet do të vazhdojnë, ndjekin një trend zbritës por mund të ketë dhe të tilla që mund të ndihen, të kësaj madhësie që perceptohen”, u shpreh ai.
Duni këshilloi që qytetarët t’i referohen të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, pasi në rastin e lëkundjes më të fortë gjatë natës ka të dhëna kontradiktore nga IGJEUM dhe EMSC.
“Ky tërmet ka pasur madhësinë 4 sipas nesh, 4.5 është sipas një tipi tjetër magnitude. Numri i këtyre pasgoditjeve vazhdon dhe kjo mund të vazhdojë për një farë kohe. Është e vështirë të them kohën por mund të kërkojë 1,2 por edhe 3 muaj”, deklaroi Duni.
TIRANË– Ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.Lajmi është konfirmuar nga famil...
SHKODËR– Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Sipas deklaratës zyrtare, Po...
ITALI- Mëngjesin e ditës së djeshme një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Moncalvo të Italisë.53-vjeçari shqiptar është identifikuar s...
DURRËS– Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e Prokurorisë për banesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, i cili shkaktoi plot 51 viktima.Më...
TIRANË- Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar apo të proceduar në Belgjikë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur në Belgjikë. Ditën e sotme është arr...
FIER- Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. I arrestuari me iniciale D.S., u kap pranë zonës së ...
LEZHË– Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar që të blejë cigare me lekë të falsifikuara. I riu me iniciale E.B., ka dhënë 4 kartmonedha të f...