LIVE UPDATES
Aktualitet

Eksperti italian: Droga porositej online gjatë pandemisë, Shqipëria, vend tranzit

9 Shkurt 2022, 17:27 Nga DOSJA
Eksperti italian: Droga porositej online gjatë pandemisë,

ITALI– Trafikun ndërkombëtar të drogës nuk e ka ndalur as pandemia. Në një intervistë për RaiNews, eksperti italian Vincenzo Musacchio tha se pavarësisht pandemisë së Covid-19 e izolimit të vendeve, trafikantët gjetën metoda të reja për të trafikuar lëndët narkotike, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Sipas Musacchios, tashmë nuk përdoreshin sheshet, qendrat tregtare apo ‘cepat e rrugicave’ për të shitur kokainën, por e dërgonin atë direkt e në shtëpitë e klientëve që kishin. Eksperti përmend edhe vendin tonë duke vënë në dukje se Shqipëria vijon të mbetet një vend tranzit për të trafikuar kokainën drejt Evropës. Gjatë kufizimeve të pandemisë shitja online është rritur kudo, tregon ai. Blerësi paguan për lëndën narkotike dhe e porosit atë përmes rrjeteve sociale ose mesazheve. Eksperti shton më tej se një rast i shitjeve online është platforma Hydra, një nga tregjet më të mëdha në rrjetin e trafikut të drogës, përmes së cilës është bërë i mundur trafikimi i lëndëve narkotike për në vendet evropiane. Heroina, nga ana tjetër, sipas ekspertit garantohet nga Afganistani, i cili prodhon 96% të opiumit në botë, lëndë e parë për marrjen e heroinës. Me ardhjen e talebanëve, ai shton se vlerësohet se prodhimi do të rritet më tej.

Intervista e plotë:

A e ka frenuar pandemia trafikun e drogës dhe krimin e organizuar ndërkombëtar?

Mafia nuk ndalet në aktitivitetin e saj ndërkohë që bota është ende e zënë duke u marrë me pandeminë dhe pasojat e saj në nivel politik, ekonomik, social dhe shëndetësor, po i japin hapësirë trafikimit të drogës. Trafikantët e drogës iu përshtatën menjëherë rrethanave të reja falë edhe natyrës së tyre fleksibël, dinamikës së re të pandemisë. Ata u janë përshtatur rrethanave në çdo sektor të vetëm që karakterizon sistemin e madh ekonomik të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ata përdorën, teknologji të reja (mini-nëndetëse pa pilot, dronë) dhe botën e internetit (Dark Web, Deep Web).

A ka ndikuar kjo emergjencë planetare në prodhimin e lëndëve të para të drogës ?

Unë do të thosha jo. Të dhënat statistikore na tregojnë se si prodhimi ashtu edhe kërkesa për lëndë narkotike gjatë periudhës dyvjeçare 2020/2021 ka ardhur duke u rritur krahasuar me dy vitet e mëparshme. Në vende të tilla si Meksika, Kolumbia, Peruja dhe Bolivia, nivelet e prodhimit të kokainës janë rritur si në sasi e prodhuar e importuar ashtu edhe në mbjelljen e saj. Heroina, nga ana tjetër, garantohet nga Afganistani, i cili prodhon 96% të opiumit në botë, lëndë e parë për marrjen e heroinës. Me ardhjen e talebanëve vlerësohet se prodhimi do të rritet më tej. Megjithatë, gjatë përplasjeve të përgjakshme në Afganistan, duhet theksuar se tregu i sipërpërmendur nuk pësoi asnjë rënie, duke garantuar 88% të heroinës së mbërritur në kontinentin evropian.

Si i mbajtën ritmin organizatat kriminale sa i përket nivelit të prodhimit të drogës kur edhe industritë më të forta në botë hynë në krizë?

Mafiat nuk kanë të njëjtat probleme që mund të kenë bizneset dhe industritë që operojnë në zbatim të ligjit. Rënia e fuqisë punëtore dhe mungesa e lëndëve të para bazë nuk kanë qenë një problem i madh për organizatat kriminale. Në Amerikën Latine, për shembull, Venezuela (prodhuesi më i madh në botë) e siguroi mungesën e benzinës duke rritur lëndët narkotike të cilët ishin në gjendje të ruanin standardet e prodhimit para pandemisë. Nga ana tjetër, krahu i punës, kriza ekonomike ka ndihmuar trafikantët që të rrisin fuqinë punëtore duke u vendosur në dispozicion të krimit të organizuar, pikërisht për shkak të nevojës të shkaktuar nga urgjenca shëndetësore. Në Afganistan, korrja e opiumit në përgjithësi bëhet nga marsi deri në qershor dhe ndikimi i pandemisë në ato muaj ka qenë gjithmonë jo shumë i madh, kështu që fuqia punëtore e ardhur nga vendet fqinje, përbën një pjesë të madhe të numrit të përgjithshëm të fermerëve. Pavarësisht këtyre vështirësive, trafikantët e drogës kanë treguar edhe një herë se dinë të përshtaten duke mbajtur të qëndrueshëm prodhimin e drogës dhe duke garantuar konsumin nga kërkesa evropiane dhe ndërkombëtare.

Në kontekstin gjeopolitik global, si ndodh shpërndarja e drogës?

Heroina mbërrin në Evropë nga Afganistani, dhe ndjek tre rrugë kryesore: “Rrugën ballkanike”, e cila sjell drogën nga Irani për në Turqi dhe më pas kalon përmes Ballkanit (Shqipëri, vendet e ish-Jugosllavisë dhe Italisë) dhe më pas drejt atyre evropiane; “Rruga jugore” është rruga që vjen nga Pakistani, qendra kryesore e transitit dhe shpërndan drogën në tregjet e Kinës, Azisë Juglindore, Gadishullit Arabik dhe Afrikës; dhe “Rruga aziatike” e cila, edhe pse më pak e rëndësishme, është rruga që transporton heroinën përmes Azisë Qendrore dhe më pas mbërrin deri në Rusi. Megjithatë, në Amerikën e Veriut, shumë pak heroinë vjen nga Lindja: eksportuesi kryesor në Amerikën e Jugut është Meksika, e cila furnizon kryesisht tregjet amerikane, por edhe ato kanadeze dhe tregjet e vogla të Amerikës Latine. Kokaina gjen qendrat e saj kryesore të prodhimit në Peru dhe Kolumbi, e cila trafikohet masivisht nga deti. Rrugët më të rëndësishme kalojnë përmes Oqeanit Paqësor, në Ekuador dhe zona të tjera të Amerikës Qendrore, dhe më pas vazhdojnë me rrugë tokësore drejt kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Pikat kryesore të hyrjes për trafikun e kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut, qoftë drejtpërdrejt ose përmes rajoneve transit si Afrika Perëndimore, mbeten Spanja, Belgjika dhe Holanda. Afrika Perëndimore, për shembull, është një zonë e rëndësishme transiti për trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë, si dhe për trafikimin e saj në Azi. Trafikimi i kokainës në Australi mbetet shumë fitimprurës duke pasur parasysh çmimin e lartë të kokainës në atë vend. Ky është pak a shumë kuadri gjeopolitik i trafikut të drogës në nivel global.

Në një kontekst më të kufizuar, po i referohem qendrave të trafikimit të ë drogës, si ka ndikuar pandemia dhe kufizimet përkatëse të vendosura nga qeveritë e ndryshme?

Me siguri mënyrat e shitjes kanë ndryshuar pikërisht sepse kërkesat e ndryshme kanë detyruar klanet e drogës të përshtaten, duke adoptuar një modus operandi të ri (një metodë e re të punuari, shën. i redak.) Zinxhiri i furnizimit dhe mënyra e tregtimit kanë ndryshuar. Ne kemi kaluar nga dorëzimi i drogës nëpër qendra apo sheshe të caktuara, te dorëzimi i lëndës narkotike në shtëpi. Interneti ka qenë një instrument për të kryer porositë. Edhe gjatë bllokimit nga pandemia  pati një rritje të kërkesës. Trafikantët e drogës kanë rritur gjithashtu furnizimin me opioidë sintetikë, veçanërisht fentanil, që konsumohet shpesh duke e kombinuar me alkoolin. Gjatë kufizimeve të pandemisë oferta online është rritur kudo. Blerësi paguan për lëndën narkotike dhe merr atë përmes rrjeteve sociale ose mesazheve. Një rast emblematik i shitjeve online është platforma Hydra, një nga tregjet më të mëdha në rrjetin e trafikut të drogës, përmes së cilës është bërë i mundur trafikimi i lëndëve narkotike për në vendet evropiane.

Në këtë sistem gjeopolitik të sapokrijuar, çfarë rreziqesh ka Evropa?

Bashkimi Evropian aktualisht ka një kontroll të dobët ndaj trafikimit të lëndëve narkotike. Në Perëndim droga vjen nga Amerika Latine, nga Lindja vjen droga afgane dhe fatkeqësisht Evropa është në mes. Rreziku është që ne të pushtohemi edhe më shumë nga ky lloj kriminaliteti sepse në kontinentin e vjetër ka një kërkesë në rritje për lëndët narkotike. Institucionet evropiane duhet ta trajtojnë seriozisht problemin dhe të marrin masa ndryshe në një afat të shkurtër rrezikojmë “nokautin” përfundimtar në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droga gjate pandemise trafiku i droges ne shqiperise vincenzo musacchio droga gjate pandemise trafiku i droges ne shqiperise vincenzo musacchio

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj