LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet nuk arrijnë të marrin dot veten, tekstilet dhe këpucët paralajmërojnë mbyllje fabrikash

18 Mars 2021, 07:25 Nga DOSJA
Eksportet nuk arrijnë të marrin dot veten, tekstilet dhe

Eksportet nuk arritën të ruanin tendencën pozitive të shënuar në janarin e këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shkurt, shitjet jashtë vendit ishin 4.7 miliardë lekë, me një tkurrje prej 1% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Për 2 mujorin, eksportet kanë shënuar një rritje të lehtë prej 1%, si rrjedhojë e ecurisë së mirë në janar.

Tekstilet e këpucët paralajmërojnë falimente, mbyllen 200 vende pune në javë

Sektori që po shfaq më shumë vështirësi është ai i tekstile e këpucëve. Shitjet e këtij grupi ranë me 18.5% në shkurt, ndërsa për 2 mujorin tkurrja është 11.8%. Eksportuesit pohojnë se ata janë në vështirësi të mëdha, për shkak të rënies së kërkesës nga partnerët e huaj, pas karantinave të reja që janë zbatuar nga shumë shtete muajt e fundit.

Nëse situata vijon e tillë, eksportuesit pohojnë se nëse situata vijon e tillë, ata do të mbyllin aktivitetet dhe shkurtojnë punonjësit. “Po bëjmë llogaritë tona edhe ne dhe ndoshta për dy muaj do të na duhet të mbyllim kompaninë pra për prillin dhe majin. Shumë kolegë të mitë që punojnë në të njëjtin sektor janë në vështirësi. Një pjesë kanë falimentuar. Nuk bëhet më fjalë për kompani të vogla që u prekën që në fillim. Janë biznese të mëdha në aspektin e numrit të punonjësve që kanë. Një grup tjetër po përpiqet të mbijetojë duke bërë shkurtime. Ka kompani që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me qindra punonjës. Kanë muaj e muaj të tëra që presin se mos situate ndryshon e po përmirësohet diçka në tregjet jashtë por nuk ka asnjë avancim. E vetmja që po vazhdon me porosinë dhe kontratat është këpuca e punës. Pjesa që nuk punojnë me këtë produkt kanë marrë masa ose me shkurtime ose mbyllje fabrikë”, tha Skënder Pashaj nga FITAL që ka 1050 punëtorë.

Grupi i tekstileve dhe këpucëve zë peshën kryesore të eksporteve në vend. Për 2 mujorin, ai zinte 36% të totalit, nga 42% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky sektor është dhe një ndër punëdhënësit më të mëdhenj, me mbi 60 mijë të punësuar, sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT.

Florian Zeka përfaqësuesi i Shoqatës Pro Eksport-Albania tha për Monitor se përkeqësimi i situatës ishte paralajmëruar që në muajin qershor të vitit të kaluar.

“Rënia e eksporteve vjen për shkak të lockdown në vendet ku ne eksportojmë veshjet dhe këpucët. Për shkak të krizës nga Covid-19 për herë të parë në këto 30 vjet prodhimi i veshjeve të punës ka shënuar rënie drastike, në disa ndërmarrje të tjera është mbyllur prodhimi. Kjo ka ardhur pasi fabrikat që kërkonin veshje pune në Itali, Gjermani, Francë dhe Angli janë mbyllur. Sektori i veshjeve të modës kërkon edhe një vit pas kthimit të normalitetit të stabilizohen. Kjo situatë ka sjellë që shumë manifaktuara në vend të mbyllen, të tjera të reduktojnë prodhimin. Nga muaji shkurt vazhdon dalja e punonjësve në asistencë, ndërsa shumë kompani janë në pamundësi financiare për të paguar detyrimet”.

Kryetari i Shoqatës ProEksport -Albania, Edvin Prençe tha se sektori i këpucës është më i godituri, duke pasur një rënie me mbi 63% të porosive.

“Mbyllja e Italisë nga dje e ka çuar ne kolaps dhe bllokim dhe atë programim që ishte bërë. Po humben mesatarisht 200 vende pune në javë. Muaji mars i dha goditje tjetër fatale sektorit. Tekstili është në rënie më të lehtë, por edhe ky sektor është në kolaps, pasi prodhimet e materialeve njëpërdorimshme, janë bllokuar dhe shtetet mundohen të ngrenë ekonomitë e tyre duke bërë prodhim brenda vendit, i shtojmë kësaj mungesën e investimeve për rritje të sasi/cilësi që kërkohet dhe ja ku po dalim jashtë kompetitivitetit ballkanik. Nuk ka reagim në mbështetje të sektorit nga Qeveria dhe si ne dhe klientët tanë, duhet te presim 26 prillin për të parë se çfarë do të ndodhë. Lufta për mbijetesë ka qenë e ashpër, por tani po bëhet e papërballueshme nga sektori”.

Materialet e ndërtimit e metalet, grupi me ecurinë më të mirë

Grupi me ecurinë më të mirë është “Mat. Ndërtimi, metale”, që është rritur me 32.6% për 2 mujorin. Rimëkëmbja e këtij sektori filloi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ndërsa Kurum, prodhuesi më i madh zgjeroi edhe tregun rajonal në Serbi, krahas kërkesës që u rrit nga shtetet e tjera fqinjë. Si rrjedhojë, ky grup ka kaluar në eksportuesin e dytë më të madh në vend, me 18% të totalit.

Mineralet dhe lëndët djegëse shënuan një rënie të lehtë me 4.6% për dy mujorin. Ky grup ka kaluar i treti, me 17% t totalit. Eksportet drejt Spanjës, që është destinacioni kryesor i prodhuesit të naftës Bankers Petroleum, eksportuesit më të madh në vend, ranë me 25%.

Ushqimet pijet dhe duhani kanë vijuar tendencën e tyre pozitive, duke shënuar një rritje prej 22.8% në janar-shkurt me bazë vjetore.

Me rritje ishin dhe Mak., pajisje, pjesë këmbimi (+9.8%), që ka shënuar ecuri pozitive muajt e fundit pas rritjes së numrit të fabrikave që montojnë pjesë këmbimi për sipërmarrjet e mëdha të automjeteve.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Shkurt 2021, rënia e eksporteve prej 0,9 %, krahasuar me Shkurt 2020, është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -7,6pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,5pikë përqindje, “Prodhime druri  dhe  letre” me -0,4  pikë  përqindje. Në  ndryshimin  vjetor  të  eksporteve  kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9pikë  përqindje, “Ushqime,  pije,  duhan”  me +1,9pikë  përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,3pikë përqindje.

Rritet deficiti tregtar

Në dymujorin e parë 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 1,0%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 98 mld lekë, duke u rritur me 4,3%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 49mld lekë, duke u rritur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Rriten eksportet drejt Kosovës, ulen me Italinë dhe Spanjën

Në muajin Shkurt 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2020 janë: Kosova (29,0 %), Greqia(23,2%)dhe Kina (9,6%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (11,1%), Spanja (45,6%) dhe Gjermania (26,4%).Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (7,4%),Greqia (12,3%) dhe Kina (46,4%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia(3,7%), Spanja(25,4 %) dhe Gjermania (26,1 %).Në muajin Shkurt 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Shkurt 2020 janë: Italia (7,2%), Turqia (11,6%) dhe Gjermania(12,8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Greqia (4,2%), Polonia (4,3%) dhe Spanja (33,9%).

MONITOR

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi monitor monitor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj