LIVE UPDATES
Ekonomi

Vendorët nuk realizojnë të ardhurat për 2020; Shoqata e Bashkive: Të përmbyllet kadastra e pronës

17 Mars 2021, 06:58 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Rënia e të ardhurave për disa bashki të prekura nga tërmeti, mospërfundimi i kadastrës fiskale, borxhet e larta që kanë bashkitë më të mëdha të vendit, niveli i ulët i transfertës të pakushtëzuar, janë ndër shqetësimit kryesore që ngrihen për pushtetin vendor në raportin e 2020-s nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

Vitin e kaluar sipas raportit 30 nga 61 bashki të Shqipërisë, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të të ardhurave, por që nuk kanë mundur të neutralizojnë rënien e të ardhurave nga burimet e veta. Në vitin 2020, sipas Shoqatës të Bashkive, të ardhurat nga burimet e veta vendore (taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) për të gjitha bashkitë e vendit regjistruan një vlerë prej rreth 24.2 miliardë lekë, me një zvogëlim prej rreth 5.3% në terma vjetorë, ose rreth 1.4 miliardë lekë më pak nga niveli i regjistruar në vitin e mëparshëm.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë rekomandon që qeveria të përmbyllë kadastrën fiskale prej mungesës së të cilës bashkitë s’po realizojnë të ardhura. Niveli i rentës në favor të bashkive duhet të rritet nga 5% që është aktualisht në të paktën 25-35% dhe ideale do ishte ndarja 50% me 50%. Sipas kategorive përbërëse, performanca negative e të ardhurave nga burime të veta është përcaktuar kryesisht nga kontributi i të ardhurave nga taksat (-5%) dhe tarifat (-6.6%) vendore në këtë periudhë.

“Efektet e tërmetit dhe pandemisë përpos vështirësive institucionale ku u ndodhën bashkitë u ndjenë në tërë arkitekturën institucionale të vendit. Ato sollën vështirësi të mëdha edhe për taksapaguesit në nivel vendor. Dy grupet kryesore takspaguese: biznesi dhe qytetarët u ndjenë në pozita të vështira lidhur me fuqinë paguese, krahasuar me vullnetin për të paguar. Kjo bëri që bashkitë të ndesheshin me probleme financiare nga mungesa e të ardhurave të planifikuara nga disa burime, sikundër mbanin mbi supe detyrime të prapambetura dhe borxhe të reja të krijuara gjatë vitit 2020.

Disa nga bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, shfaqin rënie të theksuar të të ardhurave, si Bashkia Durrës, Krujë, Kurbin e Shijak. Nga ana tjetër, vlen për t’u përmendur performanca pozitive e Bashkive Sarandë, Himarë e Pogradec, e cila mund t’i atribuohet dhe lehtësimit të masave kufizuese prej pandemisë gjatë sezonit veror 2020, duke qenë së këto bashki janë destinacione turistike”, thekson raporti vjetor.

Detyrimet e prapambetura

Detyrimet e prapambetura të Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) referuar të dhënave të Ministrisë të Financave arrin 6.930 miliardë lekë, duke shënuar njëkohësisht një ulje të konsiderueshme prej 1.239 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar.

Shoqata e Bashkive thekson se borxhi në total i bashkive për vitin 2020 ka një shpërndarje jo propocionale. “Borxhi më i lartë është akumuluar nga 3 bashki, Tirana, (761.8 mln) Kavaja (727.8 mln) dhe Vora (702.6 mln) ku secila prej tyre mban më shumë se 10% të borxhit total vendor. Ky grup pasohet nga tre bashki të tjera, Pogradeci (338.7 mln), Lezha (308.4 mln) dhe Roskoveci (302.2 mln), të cilat kanë secila afro 5% të borxhit total vendor.”

Performanca e 61 bashkive në këtë aspekt është mikse, ku referuar të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë vërehet se 16 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura ku spikasin Bashkia Vorë (+687.9 milionë lekë), Bashkia Malësi e Madhe (+204.4 milionë lekë), Bashkia Roskovec (+156.8 milionë lekë), Bashkia Belsh (+87.8 milionë lekë), Bashkia Divjakë (+62.7 milionë lekë)dhe Bashkia Kuçovë (+92.2 milionë lekë).

Nga ana tjetër, vërehet një ecuri tejet pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga Bashkia Tiranë (-996.1miliardë lekë), Bashkia Kukës (-206.1 milionë lekë), Bashkia Kamëz (-143 milionë lekë), dhe Bashkia Bulqizë (-121.9 milionë lekë). Vlen për t’u theksuar se Bashkia Patos ka detyrimet më të ulta në fund të vitit 2020.

Rekomandimet e Shoqatës të Bashkive të Shqipërisë:

-Qeveria qendrore nuk duhet të ndërhyjë në ndryshime ligjore në mes të vitit buxhetor (financiare kryesisht por jo vetëm që efektojnë bashkitë).

-Buxheti nga transferta e pakushtëzuar për bashkitë duhet dyfishuar nga 1% në 2 % minimalisht, dhe kjo të fillojë të zbatohet në 2022.

-Buxheti sektorial duhet të jetë pjesë integrale e tërë buxheti të bashkisë. Fondet për investime tashmë të administruara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit duhet t’ju jepen direkt bashkive.

-Bashkitë nuk duhet të aplikojnë edhe konkurrojnë te pushteti qendror për shërbimet e tyre.

-Qeveria duhet të përgatisë kuadrin ligjor funksional sa më të qartë, të thjeshtë, të kuptueshëm dhe zbatueshëm në nivel vendor, për funksionet dhe përgjegjësitë aktuale, të reja dhe ato që potencialisht ndikojnë në nivel vendor.

-Për bashkitë rekomandojmë një qasje më demokratike në vetvete; më shumë decentralizim ndër institucionet e saj si psh me njësitë administrative.

– Politikat fiskale të bashkive duhet jenë të orientuara nga nevoja e komunitetit më së shumti se sa nga nevoja për të rritur buxhetin e bashkisë./ D.Azo

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi renia e te ardhurave ne bashki renia e te ardhurave ne bashki

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen