LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtesa e kredisë për biznesin erdhi nga financimi i investimeve

16 Mars 2021, 06:46 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Gjatë vitit 2020, bizneset shqiptare morën kredi kryesisht për qëllime të investimeve afatgjata. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për vitin e kaluar portofoli i kredisë së sipërmarrjeve u zgjerua me rreth 34.5 miliardë lekë ose rreth 280 milionë euro. Nga këto, 29.5 miliardë lekë ose rreth 86% e totalit ishte kredi e dhënë me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme apo në makineri dhe pajisje.

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare u godit nga kriza më e rëndë në 23 vitet e fundit, me një rënie të prodhimit të brendshëm bruto që besohet se kaloi pragun e 6%. Në një situatë të tillë, ishte e pritshme që investimet të pësonin një lloj frenimi, ndërsa nevojat për likuiditet mund të bënte që bizneset të kishin më shumë nevojë për kapital punues afatshkurtër. Shifrat tregojnë që në fakt ndodhi e kundërta. Portofoli i kredisë për likuiditet, përfshi overdraftet dhe kredinë për kapital qarkullues, u rrit me vetëm 4%, ndërsa ai i kredisë për investime në pasuri të paluajtshme ose makineri dhe pajisje u rrit me 17%.

Bizneset, ashtu si edhe individët, duket se kanë zgjeruar ndjeshëm investimet në pasuri të paluajtshme. Kredia për pasuri të paluajtshme është bërë tashmë produkti me peshën më të madhe edhe në portofolin e bizneseve, me një shumë totale prej më shumë se 105 miliardë lekësh, në rritje vjetore me pothuajse 15%. Një shpjegim mund të jetë që bizneset, ashtu si edhe familjet, e shohin blerjen apo ndërtimin e një prone si formë të sigurt investimi, edhe në një vit delikat, siç ishte 2020. Normat e ulëta historike të interesit dhe oferta e kënaqshme e bankave për kredi, pavarësisht krizës, duket se kanë ndikuar pozitivisht në ritmet e kredidhënies.

Rritje në përmasa të ngjashme shënoi edhe kredia për blerjen e makinerive dhe pajisjeve, që gjatë një viti u zgjerua me pothuajse 16%. Ky është një tregues i tërthortë i vazhdimësisë së investimeve të ndërmarrjeve private, pavarësisht krizës. Nga ana tjetër, kredia për nevoja afatshkurtra për vitin e kaluar shënoi një rritje më të vogël, e ndikuar sidomos nga pakësimi i përdorimit të overdrafteve të biznesit. Kjo mund të shpjegohet me një volum më të ulët të aktivitetit të biznesit, e shkaktuar nga tkurrja e ekonomisë dhe rënia e kërkesës.

Në rënie me afërsisht 7% ishte edhe huaja për çelje biznesi. Rënia ekonomike sigurisht që nuk favorizoi shumë hapjen e bizneseve të reja dhe as mbështetjen e tyre nga institucionet e kredidhënies. Kredia për çelje biznesi zë një peshë modeste prej më pak se 2% e portofolit të kredisë bankare në Shqipëri.

Përgjithësisht, bankat tregtare nuk mbështesin biznese të reja pa një historik të mirëfilltë, por portofoli aktual lidhet kryesisht me sipërmarrje të reja të bizneseve ekzistuese, që mund të jenë klientë të bankave dhe që mund të ofrojnë garanci të lidhura me aktivitetet e tjera të tyre./ E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kredite ne shqiperi kredite ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Mars 2021, 21:32

eBiznes, një app për shumë shërbime

Koha vazhdon të diktojë nevoja të pashmangshme për shërbime e lehtësira që mund t’i ofrojë vetëm teknologjia. Ndërkaq njerëzit ndihen gjithnjë e më në ngut e do...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj