Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- I arrestuar si autori i vrasjes së ish-policit Arben Bilali, Gjergj Cukali, i njohur edhe si i “forti i Myslym Shyrit”, ia ka dalë të fitojë lirinë. Gjykata e Apelit, e ka quajtur të paligjshme mënyrën sesi është marrë ADN, (Acidin Desoksiribonukleik, materiali trashëgues), për Cukalin në identifikimin e vrasjes së ish-policit Arben Bilali.
Vendimi mban datën 4 shtator 2019, dhe është marrë me shumicë votash nga gjyqtarët Alaudin Malaj dhe Albana Lluri, të cilët i kanë dhënë “Ok” Cukalit për të dalë nga qelia. Ata kanë nxjerrë të paligjshëm procedurën e kryerjes së analizës së AND-së së pështymës së Cukalit që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, duke e krahasuar atë me mostra të vjetra pështyme që i janë arrestuar këtij personi kur është arrestuar disa vite më parë.
Burime i thanë “Dosja.al”, se dy gjyqtarët nuk e kanë marrë për bazë as analizimin e mjetit tip “Benz” që është përdorur në këtë vrasje. Arsyeja sipas gjykatës lidhet me faktin se ekspertiza nuk është bërë në vendin ku “Benz-i” u gjet, por se makina u transportua me karroatrec në një garazh policie, ku u bë ekspertiza.
I vetmi gjyqtar që ka qenë kundër dyshes Malaj-Lluri është Gerd Shala, i cili ka votuar kundër lirimit të Cukalit. Prokurori i cështjes, iu drejtua gjykatës së Tiranës më 4 shkurt 2019, se duhet të caktohej masa e arrestit për Cukalit, pasi sipas ADN, ai ishte i dyshuari kryesor i vrasjes së Bilalit. Akuza i sqaroi gjykatës, se pështyma e Gjergj Cukalit u gjet në një bidon uji plastik “Spring” që u sekuestrua në makinën që vrasësit përdorën për t’u larguar nga skena e krimit.
E njëjta pështymë, u krahasua me monstrat që policia i kishte marrë Cukalit në vitin 2018, kur u arrestua nga Policia pasi ishte larguar nga vendi që i kishte vendosur gjykata për të qëndruar. Rezultatet laboratorike dolën të përafërta, e prandaj Policia e arrestoi Cukalin në fillim të qershorit. Kjo duket se ka qenë edhe përplasja Gjykatë-Polici-Prokurori.
Siç bëjnë me dije burime për “Dosja.al”, Policia e Shtetit e arrestoi Cukalin me vullnet dhe jo me urdhër nga prokuroria, pasi bazohej tek prova e ADN. Mbrojtja e Cukalit, avokati Alban Bengasi e kundërshtoi këtë analizë duke pohuar se ajo ishte kryer në kundërshtim me procedurën ligjore. Sipas Bengasit, makina është gjetur me vonesë nga policia dhe para policëve, në makinë kanë hyrë edhe banorë të zonës, të cilët kanë prishur provat. Avokati kërkoi një ekspertim të ri, që Cukalit t’i merrej një kampion i ri pështyme për të bërë analizimin. Kjo solli dakordësinë edhe të prokurorisë, e po ashtu edhe lirimin e Cukalit.
Vrasja e Arben Bilalit
Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.
Bilali, 50-vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, gjë e cila ka prodhuar disa viktima. Ish-polici u qëllua në në Selitë, 900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.
I vetmi person që ka mbetur në burg për vrasjen e Bilalit është Arben Xhetani një ish-i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Gjyqtarja ngre supet përpara se ta shprehë habinë e saj me zë. “Përse zgjodhe lekët nën dorë dhe jo gjobën?” pyet më pas gjykata të arrestuarin që ka dalë para ...
TIRANË- Një aksident i shumëfishtë është shënuar sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas një video të siguruar nga Dosja.al, shihet se disa makina...
Tiranë- Një makinë ka aksidentuar dy të mitur në Kamzës, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.Sipas policisë janë aksidentuar A. M.,6 vjeç dhe L. ...
Media greke “Kathimerini”, e cila botoi e para informacionin se në Portin e Pireut u gjet kokaina që mbërriti në Durrës, zbardh skemën e plotë të trafikut. Plot...
GREQI– Ngjarja horror e raportuar një vit më parë ku nënë e bijë me origjinë shqiptare, mbytën foshnjen e porsalindur dhe e hodhën në plehra, është risjel...
Tiranë- Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka dërguar një letër KLP-së, ku i kërkon që të emërohet në institucionet e tjera të hetimit...
SHKODËR– Hilmi Lakti është zgjedhur kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, në zgjedhjet e zhvilluara paraditen e sotme. Kryetari i ri i qarkut Hilmi L...
ZVICËR- Gazeta Blick i ka kushtuar një artikull 24-vjeçarit shqiptar në Zvicër i cili ka ndërmarrë një nisëm për të ndihmuar disa njerëz të varfër, ...
ELBASAN– Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka bërë rezistencë dhe ka kërcënuar Policinë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasa...
Tiranë- Disa ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u dërgoi një letër bankave të nivelit të dytë dhe Guvernatorit të Shqipërisë, Gent Sejkos për çështje...