Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
AMERIKË – Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën Shtetet e Bashkuara nuk kanë dijeni se ku ndodhet udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe se po i vëzhgojnë me kujdes raportet për shëndetin e tij.
Ai tha se në vend ekziston një rrezik i vërtetë i urisë, për shkak të krizës botërore të koronavirusit.
Mediat e Koresë së Veriut nuk kanë njoftuar mbi vendndodhjen e Kim Jong Un-it që nga data 11 prill, kur ai kryesoi një takim dhe kjo ka provokuar hamendje të shumta për shëndetin e tij si dhe shqetësime se paqëndrueshmëria në shtetin me armë bërthamore mund të prekë vendet e tjera të Azisë si dhe Shtetet e Bashkuara.
“Ne nuk e kemi parë. Nuk kemi asnjë informacion që mund të raportojmë sot. Po e ndjekim situatën nga afër,” tha zoti Pompeo për Fox News, i pyetur për njoftimet kontradiktore lidhur me shëndetin e udhëheqësit koreanoverior.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë gjithashtu situatën më të gjerë në Korenë e Veriut, duke pasur parasysh rrezikun që paraqet koronavirusi.
“Ekziston një rrezik i vërtetë se në Korenë e Veriut do të ketë uri, mungesa ushqimore,” tha ai. Ne po i vëzhgojmë të gjitha këto nga afër, pasi ato kanë një ndikim real në misionin që i kemi vënë vetes, denuklearizimin e Koresë së Veriut.”
Presidenti Donald Trump u takua me Kim Jong Un-in tri herë në vitet 2018 dhe 2019, në përpjekje për ta bindur atë të hiqte dorë nga armët bërthamore, që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa bisedimet kanë ngecur, Presidenti Trump ka vazhduar ta quajë Kim Jogn Un-in një mik.
Zoti Pompeo nuk dha hollësi mbi rrezikun e urisë në Korenë e Veriut, por një delegacion ekonomik i Phenianit ishte në Pekin këtë javë për të diskutuar mbi furnizimet ushqimore dhe çështjet e tregtisë, ndërkohë që shpërthimi i koronavirusit ka shkaktuar çrregullime serioze në gjendjen ushqimore të vendit, sipas personave me njohuri për këtë çështje.
Disa zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim
Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit dhe kanë shprehur skepticizëm për raportet e medias se ai ka një sëmundje të rëndë.
Ata paralajmërojnë megjithatë se shëndeti dhe vendndodhja e Kim Jong Un-it janë sekrete që ruhen me kujdes nga regjimi dhe se në Korenë e Veriut është e vështirë të nxirren informacione të besueshme.
Marrw nga: VOA
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KALIFORNI– Klasat në Kaliforni mund të rihapen me modifikime ndoshta që në fund të korrikut, tha të martën Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, duke s...
HONG KONG– Andrew Adonis, një anëtar i Shtëpisë së Lordëve të Britanisë dhe ministër i kabinetit të njëhershëm, tha se pandemia e koronavirusit po shkak...
ZVICËR– Ky lajm vjen pas më shumë 2-3 muajsh sepse deri më tani të moshuarit duhet të qëndronin në shtëpi të tjera jo në të njëjtat banesa me nipërit e mb...
INDONEZI– Një ngjarje befasuese ka ndodhur në Indonezi ku një trup peshkatari është gjetur brenda një krokodili. Mësohet se krokodili vrau dhe hëngri peshkatari...
GREQI– Greqia është prekur nga koronavirusi prej më shumë se një muaji por mesa duket po e “lufton” Covid-19 dhe po përgatitet për sezonin tursitik.Prej më shum...
ANGLI– Një fëmijë në moshën 14 –vjeçare së fundmi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Sipas autoriteteve shëndetësore ai nuk vuante nga pro...
GJERMANI– Deri më tani Gjermania ka treguar se është shteti me stafin më të madh dhe kapacitetet e mjaftueshme nëpër spitale për t’i bërë ballë virusit , por me...
KORE E VERIUT- Ditën e sotme mediat e huaja kanë bërë me dije se propozimet e dërguara drejtuesit të Koresë së Veriut për miratimin dhe nënshkrimin e tij nuk ja...
BRITANI E MADHE- Brenda një dite kanë humbur jetën 601 persona në Britaninë e Madhe duke e çuar në 22.370 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi....
ITALI– Mjekët në Italinë e veriut kanë raportuar raste të shumta të fëmijëve me simptoma të ngjashme me sëmundjen Kawasaki – e cila shkakton inflamacion të enëv...