LIVE UPDATES
Bota

Kalifornia rihap shkollat në fund të korrikut/ Guvernatori Newsom njofton planin

29 Prill 2020, 15:50 Nga DOSJA
Kalifornia rihap shkollat në fund të korrikut/ Guvernatori Newsom

KALIFORNI– Klasat në Kaliforni mund të rihapen me modifikime ndoshta që në fund të korrikut, tha të martën Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, duke sjellë kështu një valë të re ankthi për prindërit, mësuesit dhe studentët.

Zoti Newsom parashtroi ndryshimin e mundshëm, datën më të hershme të propozuar deri më tani, si pjesë e një plani të rihapjes që do t’i lejonte dyqanet dhe ndërmarrjet të rifillonin me shumë mundësi brenda disa javësh. Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat verore së bashku me parqet, shtigjet dhe hapësirat e tjera në natyrë gjithashtu mund të lejohen të rihapen.

Asnjë vendim nuk është marrë rreth një fillimi të hershëm të shkollës, tha Guvernatori Newsom, duke përmendur se “humbja e mësimit është shumë reale“. Pothuajse të gjitha shkollat janë të mbyllura bazuar në udhëzimin në mbarë shtetin e Kalifornisë për të qëndruar në shtëpi. Arsimtarët dhe studentët janë duke luftuar për t’u përshtatur me mësimin në shtëpi.

Shteti i Kalifornisë gjithashtu nuk ka fuqi të urdhërojë qarqet të rihapen; ndryshimet do të duhet të hartohen në bashkëpunim mes njësive lokale dhe sindikatave të mësuesve. Njoftimi i të martës u duk se e zuri në befasi zyrtarin më të lartë të shkollave të Kalifornisë, i cili tha në një deklaratë se “të gjithë kemi dëgjuar për herë të parë sot idenë e shkollave që mund të rihapen që në korrik ose gusht”.

Mbikëqyrësi i sektorit arsimor Toni Thurmond tha se “disa pyetje kryesore” ende kanë nevojë për përgjigje. “E para dhe më e rëndësishmja: A mund të bëhet kjo në një mënyrë që mbron shëndetin dhe sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe stafit të shkollës?”.

Në të njëjtën kohë që arsimtarët në Kaliforni po shqyrtojnë mënyrën se si të rihapen, më shumë se 1.000 zona shkollore të këtij shteti pritet të përballen me ulje të buxhetit ndërsa të ardhurat e taksave bien për shkak të humbjeve të vendeve të punës dhe mbylljeve të biznesit.

Presidentja e Bordit të Arsimit, Linda Darling-Hammond, u tha ligjvënësve të martën se shkollave u duhen 100 milionë dollarë për të blerë 400,000 kompjutera dhe 290,000 pika shpërndarjeje interneti (hotspots) për të ndihmuar “në mbushjen e hendekut dhe ruajtjen e aksesit për studentët”. Ajo tha se shumica e 6.2 milionë studentëve në Kaliforni kanë qasje në teknologji.

Mbeten shumë pyetje në lidhje me afatin kohor dhe strukturën për shkollat që do të rihapen, vendime që do të merren nga distriktet arsimore, shumë prej të cilave e fillojnë realisht vitin shkollor në gusht.

Cilido qoftë afati kohor, shkolla ka të ngjarë të duket rrënjësisht e ndryshme, thonë zyrtarët.

Ndër skenarët që zoti Newsom ka përmendur më parë: Orare të ndryshme të fillimit të mësimit që të reduktohet numri i nxënësve që gjenden në shkollë në të njëjtën kohë; ndryshime në pushim, drekë dhe mbledhje të tjera në grup; si dhe një sistem hibrid i mësimit në klasë dhe në internet.

Një ide do të ishte mbajtja e nxënësve me mësuesit e vitit të kaluar, qoftë edhe përkohësisht, tha zonja Darling-Hammond.

Mësuesit mund të japin mësime më efektive kur i njohin mirë nxënësit e tyre dhe nxënësit mësojnë në mënyrë më efektive në një mjedis besimi dhe përkatësie,” tha zonja Darling-Hammond. Ajo tha se disa ekspertë kanë thënë se mund të zgjasë për një semestër “para se të kalohen studentët te mësuesi i nivelit tjetër“.

Gjithashtu nuk është e qartë nëse një fillim i hershëm do të thotë një vit më i gjatë shkollor ose një vit shkollor që përfundon më shpejt se zakonisht. Presidenti i Federatës së Mësuesve të Kalifornisë, Jeff Freitas tha se është e mundur që shkollat duhet të mbyllen përsëri për një pushim në vjeshtë ose dimër për shkak të një rritje të dytë të koronavirusit.

Njoftimi i shkollave ishte pjesë e një plani katërfazor që zoti Newsom diskutoi të martën për rihapjen graduale të Kalifornisë, kur normat e shtrimit në spital për shkak të koronavirusit të fillojnë të stabilizohen. Kalifornia mbetet e përqëndruar tani tek përpjekjet për për të marrë më shumë pajisje mbrojtëse për punëtorët thelbësorë dhe në rritjen e testimit dhe gjurmimit të virusit.

Ndryshe nga disa shtete të tjera që tashmë po lejojnë operimin e floktoreve dhe salloneve të bukurisë, ato do të duhet të presin deri në një fazë të mëvonshme të planit të rihapjes së Kalifornisë, tha Sonia Angell, drejtore për shëndetin publik. Dhe koncertet dhe ngjarjet sportive janë edhe më larg, mbase jo deri sa të gjendet një kurë për virusin.

Nuk është ende e qartë se kur mund të jenë në gjendje restorantet të rihapen për të servirur ushqimin në mjedisin e tyre. Shumë prej tyre kanë filluar të ofrojnë shërbim marrjeje të ushqimit me porosi, por mijëra punëtorë të restoranteve kanë humbur vendet e tyre të punës.

Ndërsa shteti po shqyrton rihapjen, guvernatorit Newsom i duhet të menaxhojë një shtet me personalitet të ndarë. Zyrtarët në disa qarqe rurale thonë se janë gati të rihapen, ndërsa qendrat urbane po tregohen të kujdesshme.

Zyrtarë nga gjashtë qarqet rurale të Kalifornisë Veriore – Sutter, Yuba, Butte, Colusa, Tehama dhe Glenn – i shkruajtën Guvernatorit Newsom të hënën duke kërkuar të zbatojnë “një rihapje të kujdesshme dhe me faza të ekonomive tona vendore”. Qarqet, me një popullsi prej rreth 500,000, kanë patur më pak se 100 raste të konfirmuara COVID-19 dhe vetëm një pjesë të vogël të vdekjeve. Zonat rurale në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara gjithashtu po hapen.

Tani për tani, Guvernatori Newsom tha se qeveritë lokale mund të miratojnë vetëm masa më të rrepta, por jo më të lirshme se plani i shtetit. Pa iu drejtuar atyre gjashtë qarqeve drejtpërdrejt, ai shtyu përsëri një rihapje të shpejtë, duke thënë se nuk mund të bëhet pa një gjurmim më të mirë të virusit.

Mbikëqyrësi i Qarkut Sutter, Mike Ziegenmeyer, i cili është zv.president i një firme prodhimi të pajisjeve të specializuara, është ndër ata që kërkojnë që dyqanet dhe restorantet të rihapen sa më shpejt.

Nivelet tona të tolerancës po bien, ato nuk po rriten,” tha zoti Ziegenmeyer, i cili ndoqi një konferencë shtypi të martën duke kërkuar një fleksibilitet më të madh.

Për shumicën e njerëzve, virusi shkakton simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë që largohen në dy deri në tre javë. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë dhe vdekje.

Marrë nga:VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gavin newsom koronavirusi ne kaliforni gavin newsom koronavirusi ne kaliforni

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri