LIVE UPDATES
Aktualitet

Ëngjëll Agaçi dhe rasti “i çuditshëm” GEGA OIL (një incident në Porto Romano)

23 Prill 2020, 10:15 Nga DOSJA
Ëngjëll Agaçi dhe rasti “i çuditshëm”

TIRANË- Një depozitë prej 100 tonësh naftë u derdh në ambjent të hapur në datën 11 prill në Porto Romano në Durrës. Lajmi u publikua nga shumë pak media dhe nuk pati reagime zyrtare publike mbi rastin. Nafta është përhapur lirshëm në zonën përreth, ndërsa disa foto të botuara në rrjete sociale tregojnë banorë, të cilët janë dyndur me bidona në pellgun e krijuar nga nafta. Ekzistojnë dy versione mbi rrethanat e incidentit. Sipas njërit prej tyre derdhja e naftës në ambjent erdhi pas çarjes së depozitës, kurse një burim nga Dogana i tha Ditës se depozita u zbraz pas një gabimi njerëzor. Sipas tij, një nga operatorët e turnit nuk ka mbyllur drejtimin e shkarkimit të naftës.

Depozita i përket kompanisë Gega Oil. Administratori i “Genklaudis Sh.a” (Gega Oil) është Paulin Gega dhe ka kontratën e furnizimit me naftë të disa institucioneve shtetërore. Sipas dokumentacionit të publikuar në media, vetë Policia e Shtetit ka blerë 32% të sasisë së karburantit nga kjo firmë, direkt ose me nënkontraktim. Heshtja rreth rastit dhe privilegjimi i kompanisë në fjalë nuk ndodhin për herë të parë. Vitin e kaluar ajo është akuzuar për falsifikime në pompat e shpërndarjes së naftës në 152 pika shitjeje me pakicë dhe 5 distributorët e shumicës.

Veç mashtrimit dhe vjedhjes së konsumatorit me litrat, shmangiet nga taksat arrijnë shumën e jashtëzakonshme të 400 milionë eurove evazion fiskal ndaj shtetit në 4 vite veprimtari. Akuza u zyrtarizua, por Gega nuk u ndalua, megjithëse sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe sipas Njoftim-Urdhrit nr. 108/1, datë 09.08.2019, ora 10.00, dërguar gjithë komisariateve të policisë së rendit e atyre kufitare, shtetasi Paulin Gega, rezulton i shpallur në kërkim.

“Jo jo, jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit” –shkruante kryeministri Edi Rama pas aksionit tatimor ku u kapën shkeljet e Gegës dhe bosëve të tjerë të shpërndarjes së naftës.

“Asnjë telefon nuk ju ndihmon dot”– deklaronte pas tij zv.kryeministri Erion Brace duke iu drejtuar edhe ai shkelësve dhe evazorëve. Por as “jo, jo, jo”-të e njëshit e as “përbetimet” e dyshit nuk mjaftuan. Trimi nuk u kap, kurse telefoni i tij funksionoi për mrekulli. “I barabarti para ligjit”, Gega, u largua lirisht nga Shqipëria çuditërisht vetëm pak orë para daljes së urdhërit të ndalimit, kurse pikat e karburantit Gega Oil vijuan punën në gjithë vendin rregullisht. Si shpjegohet “imuniteti” i Paulinit ndaj ligjit apo heshtja e shtetit për ngjarje si kjo e fundit në Porto Romano? Nuk janë të paktë ata që e lidhin këtë me emrin e Ëngjëll Agaçit (në foton kryesore), sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës.

Faqja online Pamfleti shkruan se Gega ndodhet në Greqi dhe e lidh vendndodhjen e tij me një vilë dhe me Ëngjëll Agaçin, i cilisiç shkruan kjo faqe “menaxhon pisllëqet e biznesit VIP”. E njohur për denoncimet e forta dhe gjuhën e ashpër, faqja shkon më tutje në raportimin e saj: “Duke qenë se policia, po bën sikur i shpëtoi bosi i kompanisë “Gega Oil”, që ka vjedhur shqiptarët e shtetin në sy të “vigjilencës” së tatimeve e doganave; i rekomandojmë ministrit Sandër Lleshaj, t’i marrë leje kryeministrit Rama, për të pyetur Ëngjëll Agaçin, piranjën që i la vetëm halat, peshkut të madh qeveritar Paulin Gega.

Nëse do kishte gojë ndërgjegja e të sulmuarit në kërkim Paulin Gega, do duheshin 1 muaj netë dimri, për të treguar skemën e përdorur nga Ëngjëll Agaçi, për t’i zhvatur miliona në shkëmbim të sy-mbylljes së ministrisë, tatimeve, doganave, Inpektoratit Teknik, SHISH e Policisë së Shtetit; pas çdo parti malli që sillte nga importi e hidhte në treg, pa llogaritur të ardhurat 100% nga pikat “Gega Oil” në zonën Levan-Rogozhinë e Ballsh-Roskovec (Qarku Fier)”.

Faqja shkruan gjithashtu se me ndërhyrjen e Agaçit për periudhën janar 2017- qershor 2019, iu dhanë Gegës 195 milionë euro rimbursim TVSH,“duke e vënë të parin në listë”, pavarësisht akuzës për evasion të rëndë fiskal gjatë këtyre viteve. Në raport mund të gjendet edhe premtimi për denoncimin e shërblimeve që ka dhënë Paulin Gega; deri shkollim fëmijësh në Londër në një universitet me djalin e tij, si dhe faktin që nën ndikimin e bashkëshortes së qeveritarit të Rilindjes, bashkëshortja e z.Gega, administrator e Gega Center GKG mori në fund të 2018 një premium shtetëror suksesi.

Gega Oil posedon licensa të shumta në ekonomi, ndërtim e energji të dhëna përgjatë viteve 2005-2018 dhe ajo u rrit pasi mori 300 pika të shitjes “It-Oil”, ish-biznes i “Taçi Oil”, një transaksion i mbushur me pikëpyetje, që mban firmat e dy ish-ministrave të qeverisë Rama. Megjithëse ligji mbi informimin e publikut e detyron, Ëngjëll Agaçi nuk i është përgjigjur më herët kërkesave të gazetës DITA për të dhënë versionin e tij mbi akuzat që nuk janë të pakta. Disa gazetarë investigativë e quajnë jo rastësisht zotin Agaçi “apostulli i dymbëdhjetë” dhe e vendosin atë mbi ministrat e Ramës përsa i përket ndikimit për emërimet në administratë.

Në deklarimet e tij të pasurisë lexohen apartamente të bollshme në Romë dhe Tiranë, si dhe disa llogari bankare; pa hyrë në detaje, në vetëm një prej tyre gjenden 400 mijë euro sipas deklarimit të vetë zotit Agaçi në 2018. Ish-avokati, i cili në publik i flet përherë në vesh kryeministrit, erdhi në Tiranë nga Italia pas fitores së Rilindjes në zgjedhjet e 2013. Në shtator të atij viti kryeministri i ri Edi Rama e prezantonte Ëngjëllin, atëkohë 44 vjeç, me këto fjalë:

“Historia e Ëngjëll Agaçit është një histori suksesi nga ato në rrugën e emigracionit, ku djem e vajza të dalë nga shtëpitë e varfra shqiptare të viteve ‘90 u nisën drejt ëndrrash në dukje të pamundura dhe i bënë ato të mundura. Me forcën e madhe të ambicies, me vullnetin e fortë të njeriut në një betejë për të ardhmen… I shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar… ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kryeministrisë”.

(Marrë nga Gazeta Dita)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet engjell agaci gega oil nafta ne porto romano engjell agaci gega oil nafta ne porto romano

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit