"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Enkelejda Hoxha hap ‘letrat’ nga burgu, pranon shkeljet: Gabova në lirimin e Billës dhe Dokles, por e kanë bërë edhe gj
16 Mars 2021, 12:21Nga DOSJA
TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka thyer heshtjen dhe ka hapur ‘letrat’ ndërkohë që ndodhet e burgosur prej më shumë se një muaji. Gazetari Adriatik Doçi ka azbardhur rrëfimin e plotë të gjyqtares së Krujës Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke dhënë versionin e saj për lirimin nga burgu të dy të dënuarve me burgim të përjetshëm si Indrit Dokle dhe Hekuran Billa.
Në rrëfimin e saj, Hoxha pranon se ka kryer shkelje, sidomos në rastin që ka liruar Billën, i cili u ekzekutua në qershor të vitit 2020. Sipas Doçit, Enkelejda Hoxha ka kërkuar një marrëveshje me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, duke pranuar që të ndëshkohet me një masë disiplinore të lehtë, por jo me shkarkim nga detyra. Ky propozim nuk është pranuar nga kreu i ILD-së, i cili i ka kërkuar KLGJ-së të shkarkojë gjyqtaren nga detyra, pasi ka liruar jo dy, por pesë të dënuar, duke në shkelje flagrante të ligjit.
Për lirimin e Indrit Dokles, gjyqtarja Hoxha thotë se e ka marrë vendimin bazuar në dokumentacionin e përcjellë nga burgu i Fushë-Krujës, ku përfshihet konkluzioni i mjekut se i dënuari kishte probleme shëndetësore, raporti pozitiv i shërbimit të provës në Krujë dhe i gjithë dokumentacioni i parashikuar në ligj. Në rrëfimin e saj, Enkelejda Hoxha thotë se edhe gjyqtarë të tjerë kanë liruar në të njëjtën mënyrë të dënuar nga burgu para kohe, por sipas saj, këto raste nuk janë trajtuar as nga mediat dhe as nga organet e drejtësisë.
E përlotur, gjyqtarja Hoxha thotë se ka pasur disa problematika familjare, dhe u ka kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të mos ndikohen dhe intimidohen nga deklaratat e politikanëve, por të gjykojnë me objektivitet.
Rrëfimi i plotë i Enkelejda Hoxhës
Në pamundësi të paraqitjes së materialeve për shkak të situatës, në të cilën ndodhem, pasi jam në paraburgim që nga data 11 shkurt 2021, kërkoj të relatoj si më poshtë: Sa i përket pretendimeve të ILD për lirimin e dy shtetasve, të dënuarit Indrit Dokle dhe të dënuarit Hekuran Billa, kërkon të parashtroj sa më poshtë: Shqyrtimi i kërkesës me objekt aplikimi i dënimit alternativ, qëndrim në shtëpi, është bërë duke iu referuar dokumentacionit shkresor të përcjellë nga IEVP-në (burgu) Fushë-Krujë, nga administrimi i dokumentacionit mjekësor, dhe konkretisht nga administrimi i kartelës klinike administruar nga ky institucion, nga mjeku përkatës i atashuar pranë IEVP-në (burgu) Fushë-Krujë, i cili në shpjegimet e tij të përshkuara në këtë dokumentacion përkatës, ka evidentuar problemet shëndetësore, të cilat ai ka pasur nga momenti që është akomoduar pranë këtij institucioni.
Gjithashtu, gjykata, në shqyrtimin e kësaj kërkesa penale, ka administruar edhe raportin e përcjellë nga zyra e shërbimit të provës Krujë, e cila pasi ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin përkatës dhe të marrjes së të dhënave plus intervistimit të familjarëve të të dënuarit, ka paraqitur një raport pozitiv, duke u shprehur dakord me kërkesën për qëndrimin e të dënuarit në shtëpi. Dua të theksoj para jush se ky vendim është i formës së prerë, pasi as prokuroi i çështjes dhe as titullari i këtij institucioni nuk e ka ushtruar ankimin ndaj këtij vendimi. Sa i përket rastit tjetër (Hekuran Billa), të trajtuar në raportin përkatës, kemi pranuar pjesërisht kryerjen e shkeljes dhe që më pas, në përputhje me nenin 135 të ligjit nr. 96/2016, të propozonim marrëveshjen e përbashkët për masë ndëshkimore, e cila sigurisht nuk duhet të ishte ajo ekstreme. E them këtë pasi në rastin konkret, lirimi i të dënuarit nuk solli as pasoja apo dëme lirimi i tij, pasi që nga momenti kur i dënuari është liruar nga shkurti i vitit 2019 deri në çastin kur është vrarë, nuk është përfshirë në asnjë ngjarje apo vepër tjetër penale.
Gjithashtu lirimi i tij është bërë mbi bazën e dokumentacionit përkatës së sjellë nga IEVP-në (burgu) Fushë-Krujë, ku i gjithë dokumentacioni ka qenë pozitiv në të gjitha rubrikat përkatëse të vlerësimit të sjelljeve, përcjellë nga ana e institucionit ku ai vuante dënimin. Dokumentacioni u përcoll tek zyra e shërbimit të provës Krujë, e cila ka paraqitur një raport pozitiv sa i takon lirimit të këtij të dënuari para kohe. Përsëri në rastin konkret, aq prokurori i çështjet dhe as titullari i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, nuk ka ushtruar ankim, duke bërë që vendimi përkatës të jetë i formës së prerë. Lidhur me trajtimin që i është bërë këtij gjykimi, mund të them me bindje se trajtimi në raportin e ILD-së, është i veçuar, pasi edhe në gjykatat e rretheve të tjera gjyqësore, janë shqyrtuar, gjykuar dhe pranuar kërkesa për lirim para kohe me kusht të të dënuarve të tjerë, të cilët edhe pse nuk kanë pasur fatin e Hekuran Billës dhe kanë kryer vepra të tjera penale, as institucionet përkatëse nuk kanë incizuar procedime disiplinore, dhe as mediat e shkruara apo vizive nuk janë ndalur në këto raste apo nuk kanë komentuar gjyqtarë apo prokurorë konkretë.
Kemi pasur edhe raste të tjera lirimi të të dënuarve, të cilët kanë pasur këtë fat. Konkretisht, i dënuari me inicialet A. K, banues në Shkodër, ku lirimi i tij pas solli ngjarjen tjetër, ku pas një jave ky shtetas është vrarë. Lirimi i tij është bërë nga një gjyqtare tjetër, jo nga unë. Dhe as mediat dhe as institucionet e drejtësisë nuk e kanë trajtuar këtë rast….që nga muaj tetor i vitit 2004, unë punoj pranë Gjykatës së Krujës dhe prej 17 vitesh jam angazhuar maksimalisht për të ushtruar profesionin dhe detyrën time si gjyqtare. Kam gjykuar me përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të gjitha çështjet që më janë caktuar për të gjykuar. Kam qenë korrekte dhe gjithmonë prezence në punë, duke mos munguar asnjë ditë në punë. Jam sjellë me etikë si me kolegët apo me stafin e gjykatës, edhe me palët në proces, duke mos pasur asnjë situatë konfliktuale apo debat që mund të lidhe me ushtrimin e detyrës.
Përgjatë gjithë viteve kam përballuar ngarkesë të madhe në gjykimin e çështjeve, e cila mund të shihet shumë qartë në çdo analizë vjetore. Me gjithë vështirësitë dhe problematikat familjare që kam patur, pasi jam një nënë e vetme që rris dy fëmijë, një 9-vjeçar, i cili vuan nga sëmundja e autizmit dhe vajzën 13-vjeçare, duke qenë nënë edhe baba për ta. Në asnjë moment nuk kam anashkaluar apo neglizhuar punën time. Ashtu si edhe familja, e cila është e shtrenjtë për mua dhe janë jeta ime, sigurisht që puna është jeta ime. Ndaj, unë do të doja të kërkoja nga ana juaj që të gjykoni me objektivitet të pandikuar apo intimiduar nga komentet mediatike, nga komentet e përfaqësuesve politikë, të cilat sigurisht që kanë qenë të padrejta, duke më etiketuar me shprehje që nuk më përkasin mua. Ndaj unë do të doja që të vlerësoni dhe të gjykoni me objektivitet këtë kërkesë dhe këtë proces”.
Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Bëhet e ditur se zjarri ka rënë në një apartament që ndodhet në zonën e ’21 dhjetori...
MALLAKASTËR– Një automjet i llojit “Renault” me ngjyrë të kuqe është aksidentuar dhe ka përfudnuar në kanal, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në M...
SHKODËR– Një grua rreth të 60-tave ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ka qënë duke udhëtuar me autobusin e linjës Fermentin-Bahçarllëk, në Shkodër...
SHQIPËRI– Vaksinimi i mësuesve ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit. Mësohet se janë 611 mësues, të cilët janë lajmëruar nga Drejtoria Rajonale e Elb...
DURRËS-Qytetarët në Durrës raportuan paraditen e sotme, se një qytetar kishte minuta që dergjej në tokë, dhe ishte në pritje të ambulancës.Mirëpo, në video...
TIRANË– 2978 persona janë ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave anti-COVID gjatë katër ditëve të fundit.Sipas policisë 2959 prej tyre ...
KUKËS– Mjeku Blerim Feka nga Kosova ka marrë ditën e djeshme vaksinën anti-COVID të Astrazeneca në Qendrën Rajonale të Kukësit.Në një prononcim për m...
TIRANË- Një operacion mes Shqipërisë dhe Italisë i koduar “Neikea” është finalizuar me shkatërrimin e një organizate që shpërndante kokainë në Milano, Ital...