Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 2978 persona gjatë 4 ditëve të fundit, e pësojnë edhe 3 biznese
16 Mars 2021, 11:40Nga DOSJA
TIRANË– 2978 persona janë ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave anti-COVID gjatë katër ditëve të fundit.
Sipas policisë 2959 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 16 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Njoftimi i plotë:
Ndëshkohen me masë administrative 2978 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 4 ditëve të fundit.
2959 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 4 ditëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2569 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 390 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 16 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Mjeku Blerim Feka nga Kosova ka marrë ditën e djeshme vaksinën anti-COVID të Astrazeneca në Qendrën Rajonale të Kukësit.Në një prononcim për m...
TIRANË- Një operacion mes Shqipërisë dhe Italisë i koduar “Neikea” është finalizuar me shkatërrimin e një organizate që shpërndante kokainë në Milano, Ital...
TIRANË– Inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka paraqitur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë parashtresën lidhur me kërkesën për fillimin e proced...
BERAT– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve në shkollat e Beratit dhe të Elbasanit. Mësohet se për 210 mësuesit, pjesë e stafit të gjashtë shkollave, vak...
TIRANË– Seanca për Zani Çaushin ecila pritej të ndryshonte llojin e sigurisë së burgut, është shtyrë sërish ditën e somteMësohet se seanca është sht...
TIRANË– Një grua, ende e paindetifikuar ka rënë nga lartësia në banesën e saj në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.Policia bën me dije se ajo u dërgua ...
BRITANI-Shqiptari, Emir Loka, është akuzuar për rrëzimin dhe vrasjen e një punonjësi të spitalit. Kur doli para gjykatës, ai tha se nuk ndaloi në momentin që pë...