LIVE UPDATES
Bota

Escobar dhe Lajçak takohen me zyrtarët dhe opozitën në Beograd

3 Shkurt 2022, 17:46 Nga DOSJA
Escobar dhe Lajçak takohen me zyrtarët dhe opozitën në

Gjatë vizitës në Beograd, Gabriel Escobar dëshiron që të takohet me sa më shumë aktorë politikë serbë, ka thënë parmes Twitter-it Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi. Zëvendësndihmës – Sekretari i Shtetit i SHBA-së dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak janë në një vizitë dy-ditore në Beograd.

“BE-ja dhe SHBA-ja janë duke bashkëpunuar ngushtë për realizimin e së ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë, si vizioni i tyre i përbashkët, ndërkaq përparimi në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella është një hap i rëndësishëm”, ka shkruar ambasada amerikane në një postim në Twitter.

Pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, Escobar dhe Lajçak janë takuar me shefin e diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviq. Selakoviq tha se Serbia është e vendosur që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe ka qëndrim të fuqishëm se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut politik demokratik. Ai gjithashtu u tha bashkëbiseduesve se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe është i hapur për arritjen e një marrëveshjeje kompromisi që do të jetë reciprokisht e pranueshme.

Selakoviq theksoi se gati nëntë vjet pas arritjes së marrëveshjes së Brukselit, Prishtina nuk e ka përmbushur pjesën e saj kryesore, që është formimi i Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe. Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte arritur në Bruksel në vitin 2013, ndërkaq një marrëveshje tjetër për të ishte arritur në vitin 2015.

Megjithatë, në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se këto parime nuk ishin plotësisht në harmoni me frymën e Kushtetutës. Por, formimi i Asoaciacionit është kontestuar për shkak se ai nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komuna, në të cilat një komunitet etnik është shumicë, në rastin konkret, komuniteti serb. Shefi i diplomacisë serbe ka folur edhe për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të Serbisë në Kosovë. Ai tha se në dy dekadat e fundit, të gjitha ciklet zgjedhore të organizuara nga Beogradi janë zhvilluar në territorin e Kosovës, me ndihmën e OSBE-së.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të parakohshme në Serbi janë caktuar për 3 prill. Në një referendum për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë më 16 janar, autoritetet e Prishtinës nuk lejuan serbët e Kosovës të votojnë në Kosovë. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka njoftuar bashkëbiseduesit për zgjedhjet e ardhshme në Serbi, të cilat do të mbahen më 3 prill. Ai ka shprehur besimin se zgjedhjet do të mbahen në territorin e Kosovës, duke kërkuar nga BE-ja dhe SHBA-ja që të përdorin autoritetin e tyre për të ndikuar tek autoritetet e Prishtinës që ta mundësojnë një gjë të tillë.

Siç është thënë në një komunikatë të Parlamentit të Serbisë, Lajçak ka thënë se me vizitën e përbashkët me zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, duan t’i tregojnë të gjithë rajonit se BE-ja dhe SHBA-ja kanë të njëjtin vizion për Ballkanin, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se “dialogu është procesi i vetëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe ka theksuar se pas zgjedhjeve në Serbi, krijohet hapësira për intensifikimin e tij. Siç është thënë, Lajçak ka deklaruar se qëndrimi i BE-së është që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë dhe se për këtë është diskutuar gjatë vizitës në Prishtinë.

Escobar tha se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së është i vetmi mekanizëm që mbështetë SHBA-ja për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ndërmjetësi amerikan dhe ai evropian i kanë thënë Daçiqit se në të gjitha bisedimet që kanë pasur në Kosovë, kanë dërguar mesazh të qartë se Asociacioni duhet të formohet, si dhe të zbatohet gjithçka për të cilët është arritur pajtimi përmes dialogut. Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka përcjellë para bashkëbiseduesve përkushtimin e Beogradit për vazhdimin e dialogut.

“Por, ai proces duhet të jetë paralel dhe nënkupton që Prishtina t’i përmbushë obligimet e marra nga procesi i dialogut, veçanërisht kur bëhet fjalë për formimin e Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Petkoviq.

Siç është thënë në komunikatë, ai ka shprehur shqetësim edhe për faktin se Kosova nuk po i zbaton vendimet e veta, sidomos kur bëhet fjalë për pronën e Manastirit të Deçanit. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takuan gjithashtu me përfaqësues të opozitës në Beograd.

“SHBA-ja nuk mbështesin partitë politike në Serbi, por zhvillimin e shëndetshëm të demokracisë së saj. Të gjithë aktorët në jetën e saj politike luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces dhe e bëjnë vendin më të fortë”, tha ambasada e SHBA-së në Twitter.

Në bisedime me të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së ishin Marinika Tepiq nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore, Nathan Albahari nga Lëvizja Qytetarët e Lirë, Dobrica Vesellinoviq nga “Le të mos e mbysim Beogradin”, si dhe Nebojsha Zellenoviq, president i “Së bashku për Serbinë”. Partitë opozitare që bojkotuan zgjedhjet e mëparshme parlamentare, në qershor të vitit 2020, kanë shpallur pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme të prillit.

Shumica e opozitës bojkotoi zgjedhjet e fundit, duke besuar se nuk ka kushte për mbajtjen e tyre të lirë dhe të ndershme. Pas bisedimeve me presidentin serb Alleksandar Vuçiq, të mërkurën mbrëma, Escobar dhe Lajçak thanë se ishte vendimtare që të dyja palët të përmbushin të gjitha detyrimet nga dialogu. Të enjten pasdite, më 3 shkurt, 2022, në fund të vizitës së tyre në Beograd, Escobar dhe Lajçak do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gabriel escobar gjykata kushtetuese e kosovës mirosllav lajçak serbi gabriel escobar gjykata kushtetuese e kosovës mirosllav lajçak serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj