"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama nga Thethi: Sistemi nuk përmbyset! "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
MAQEDONI E VERIUT – Pak ditë para vizitës së tii në Tiranë, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka nisur vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, teksa është takuar me Presidentin Stevo Pendarovski, ku kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në rajon.
Në takim, Pendarovski, siç njoftojnë nga zyra e tij, tha se të dyja vendet në vazhdimësi e nxisin dialog produktiv politik dhe shprehu besimin se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me ritëm edhe më të fortë. Pendarovski gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme dhe të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në arritjen e qëllimeve strategjike të vendit, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.
Lidhur me aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski rikonfirmoi pritjet për fillimin e shpejtë të negociatave për anëtarësim, duke theksuar se zhbllokimi i procesit integrues do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski falënderoi administratën amerikane dhe personalisht zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Escobar, për mbështetjen e tyre në adresimin e nevojës për përparim rajonal drejt BE-së.
Në takim, Pendarovski theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtare më e re e NATO-s, për të kontribuar në sigurinë kolektive dhe mbrojtjen e vlerave të bashkësisë euroatlantike. Pendarovski falënderoi edhe për ftesën për të marrë pjesë në Samitin virtual për Demokraci, organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor 2021.
Në vijim të kësaj vizite, Escobar pritet të takohet edhe me Kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin me të cilin ka thënë se SHBA-të janë duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejtë. Ai ka thënë se administrata e tyre jep mbështetje të fortë, ndërsa ka theksuar se praktikisht RMV është pjesë e BE-së.
Minutë pas minute:
Escobar takohet me Bujar Osmanin: Ju mbështesim në rrugën tuaj evropiane!
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
MAQEDONI E VERIUT – Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit me ministrin e Jashtëm ...
PARIS – Kandidati i ekstremit të djathtë për President të Francës, Éric Zemmour, është përballur me një situatë aspak të këndshme për të, teksa është bllo...
KOSOVË – Gjendja e aktores dhe deputetes kosovare, Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë për ta hequr tumorin...
ZVICËR– Një shqiptare nga Kosova është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Zyrih të Zvicrës. Mësohet se 28-vjeçarja është goditur nga...
SHBA- Siguri e gënjeshtërt: Gjatë një kontrolli për saktësinë e testeve të shpejta të antigjenit për zbulimin e Coronës, çdo i pesti nuk e kaloi provimin...
EUROPA- Me një kaskadë investimesh në vendet e varfra, Komisioni Europian kërkon t’i bëjë konkurrencë serioze Kinës. “Global Gateway” e BE do ...
SHBA- Një nga krijueset e vaksinës AstraZeneca ka paralajmëruar se pandemia e ardhme mund të jetë më vdekjeprurëse se Covid-19. BBC raporton se sipas Sarah Gilb...
AFRIKË E JUGUT – Presidentja e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, Dr. Angelique Coetzee, e cila ishte e para që vuri re Omicron, ka dhënë inform...
New York – Shefi ekzekutiv i Better.com, një kompani hipotekash, Vishal Garg ka njoftuar se ka pushuar nga puna rreth 9 për qind të forcës së saj punëtore...
AFGANISTAN- Një incident shqetësues po ndodh në Kabul, ku burrat e pastrehë u panë duke iu dhënë heroinë qenve endacakë. Mediat e huaja shkruajnë se afganët po ...