LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro zbriti në 2021 në nivelin më të ulët historik në vend, si mesatare vjetore

31 Dhjetor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Euro zbriti në 2021 në nivelin më të ulët historik

TIRANË – Në vitin 2021, një euro u këmbye si mesatare vjetore me 122.44 lekë në tregun e brendshëm, duke shënuar nivelin më të ulët historik si mesatare vjetore, që nga viti 2002, kur monedha e përbashkët filloi të tregtohej fizikisht, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”.

Deri tani, rekordi minimal historik ishte shënuar në vitin 2008, kur mesatarja vjetore ishte 122.8 lekë. Më pas, monedha e përbashkët nisi një trajektore rritëse, e ndikuar kryesosht nga niveli i lartë i transferimit të fitimeve të sipërmarrjeve të huaja, kryesisht të kompanive celulare, që rritën kërkesën për valutë. Në 2013-n u shënua dhe mesatarja më e lartë vjetore historike, prej 140.26 lekësh. Deri në vitin 2016, kursi ishte i qëndrueshëm mes 139-140 lekëve.

Duke filluar nga viti 2016, monedha e përbashkët shënoi rënie të shpejtë, duke zbritur në 123 lekë në 2019-n, me një nënçmim prej 12.3% nga rekordi i lartë i 2013-s. Në vitin pandemik 2020, euro u forcua lehë në 123.8 lekë, për herë të parë në 7 vjet, e ndikuar kryesisht nga mbiçmimi i fortë i saj në ditët e para të pandemisë, ku bllokimi i fluturimeve shkaktoi përkohësisht probleme me furnizimin e bankave me valutë.

Euro e nisi vitin 2021 në nivelin e 123.6 lekëve, që është dhe niveli më i lartë i shënuar këtë vit. Në verë, një periudhë ku tradicionalisht valutat zhvlerësohen për shkak të prurjeve sezonale nga emigrantët dhe turistët, monedha e përbashkët zbriti deri në 121.3 lekë. Në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, euro iu afrua serish nivelit të 123 lekëve, e ndikuar nga kërkesa e lartë për valutë e kompanive shtetërore energjetike për blerje energjie nga importi. Ndërsa në dhjetor, euro filloi rënien që para nisjes së efekteve sezonale, duke zbritur më pas në 28 dhjetor në 120.36 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetori 2007, kur euro zbriti për një ditë në nivelin më të ulët ditor të të gjitha kohërave, prej 120.18 lekë.

Arsyet e rënies së euros vitet e fundit

Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros e valutave të tjera varen nga dy faktorë, e para kërkesa dhe oferta për valutë dhe e dyta ecuria e valutave në tregjet ndërkombëtarë.

Teorikisht, ecuria e kërkesë ofertës reflektohet në treguesin e bilancit të pagesave që publikohet nga Banka e Shqipërisë, që mat hyrjet dhe daljet e valutës në vend. Shqipëria është historikisht me deficit, që nënkupton që më shumë valutë del nga vendi, kryesisht për shkak të kërkesës së lartë për importe, sesa hyn, nga burime si prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga puna jashtë, turizmi etj.

Një përmirësim i deficitit të bilancit të pagesave duhet të çonte në mbiçmimin e monedhës vendase, pasi do të tregonte që në vend po hyn më shumë valutë.

Por, praktikisht ka ndodhur e kundërta. Nga viti 2016 deri në 2020-n, deficiti i bilancit të pagesave është përkeqësuar (nga -813 milionë euro në -1.1 miliardë euro), por në të njëjtën kohë, monedha vendase u forcua me gati 10% ndaj euros. Aktorët e tregut pohojnë se oferta e euros është nxitur nga aktivitetet informale, me valutën që është kanalizuar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Kjo tendencë ka vijuar dhe në vitin 2021, ku ekspertët e kontaktuar gjatë vitit nga Monitor kanë pohuar shpesh se në treg ka një ofertë të lartë të valutës, ndërsa kërkesa për të është relativisht e dobët.

Fituesit dhe humbësit

Rënia e euros i bën importet më të lira, pasi rreth 70% e importeve bëhen në këtë valutë. Edhe individët që udhëtojnë jashtë për pushime apo arsye të tjera me të njëtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë. Positive është rënie e euros për të gjithë kredimarrësit që i kanë të ardhurat në lekë dhe paguajnë këstet mujore në vautë. Të ndikuar negativisht janë indiviët që paguhen në valutë. Më të humburit nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros në vend janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë në lekë të paktën 12% më pak për të njëjtën sasi të shitur në valutë sesa rreth një dekadë më pare, ndërsa e kanë pothuajse të pamundur që këtë humbje ta reflektojnë në çmim. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi bie euro bie euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj