LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro e nis javën në rënie, shënon rekord të ri për 14 vitet e fundit

29 Dhjetor 2021, 06:20 Nga DOSJA
Euro e nis javën në rënie, shënon rekord të ri për

TIRANË – Euro e ka nisur javën e fundit të vitit 2021 me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 120.36 lekë, duke shënuar një rekord të ri për 14 vitet e fundit. Kursi i euros nuk binte në nivele të tilla qysh prej fundit të dhjetorit të vitit 2007.

Ekspertët e tregut valutor shprehen se kjo rënie e euros është kombinim i një oferte në vijimësi të lartë të monedhës europiane me disa faktorë të përkohshëm që mund ta kenë rritur edhe më shumë këtë ofertë.

Muaji dhjetor, sidomos pjesa e dytë e tij, është një periudhë që përgjithësisht sjell rritje të flukseve hyrëse të valutës, të lidhura sidomos me kthimin e emigrantëve, por edhe një rritje të turizmit hyrës për festat e fundvitit. Megjithëse pandemia vazhdon të ketë një ndikim frenues në lëvizjen e lirë të shtetasve mes vendeve të ndryshme, këtë vit kufizimet ngelen më pak drastike krahasuar me një vit më parë. Kjo mund të ketë sjellë më shumë hyrje të turistëve dhe emigrantëve në Shqipëri për festa.

Një faktor tjetër me ndikim të konsiderueshëm mund të jetë edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh që qeveria shqiptare siguroi në muajin nëntor. Një pjesë e këtyre parave po përdoren për të mbuluar deficitin buxhetor dhe për të financuar shpenzimet publike në pjesën e fundit të vitit. Hedhja në treg e këtyre parave mund të ketë rritur më tej ofertën për valutë dhe të ketë ndikuar më shumë në nënçmimin e euros kundrejt lekut në kursin e këmbimit.

Këta faktorë, por edhe oferta në vazhdimësi e lartë e euros, qoftë nga burime formale apo informale, kanë bërë që monedha europiane të zbresë në nivelet ku qëndronte para shpërthimit të krizës financiare të vitit 2008. As rritja e çmimeve të mallrave të importit duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për të ushtruar presione drejt mbiçmimit të kursit të euros. Një nga produktet më të ndikuara nga rritja e çmimeve, energjia elektrike, është blerë kryesisht me kredi të marra direkt në euro nga sektori bankar.

Tregu nuk është ndikuar shumë as nga kërkesa e Bankës së Shqipërisë për blerje të euros, për nevoja të administrimit të rezervës valutore. Të martën banka qendrore pubikoi edhe ndërhyrjet në tregun e parasë për tremujorin e tretë. Sipas informacionit zyrtar, blerjet e valutës deri në fund të tremujorit arritën në 91 milionë euro. Mbështetur në të dhënat e mbledhura nga “Monitor” në treg, në tremujorin e katërt Banka e Shqipërisë ka blerë edhe 25.8 milionë euro të tjera, duke e çuar totalin e blerjeve të valutës gjatë vitit 2021 në pothuajse 117 milionë euro.

Deri në fund të tremujorit të tretë, tendencat e deficitit të llogarisë korrente të vendit ishin pozitive. Sipas bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë pësoi rënie me 52% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti dhe me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e turizmit dhe e remitancave ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore bie euro euro monedha euro bie euro euro monedha euro

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para