LIVE UPDATES
Ekonomi

Pasuritë e paluajtshme udhëhoqën rritjen e investimeve të huaja në tremujorin e 3-të

27 Dhjetor 2021, 06:19 Nga DOSJA

TIRANË – Pasuritë e paluajtshme kanë udhëhequr rritjen e investimeve të huaja direkte në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky sektor solli fluksin më të madh të investimeve të huaja, me 61 milionë euro, 154% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për 9-mujorin, investimet në këtë sektor kanë arritur vlerën e 141 milionë eurove, në rritje vjetore me 171%.

Deri tani, pasuritë e paluajtshme janë këtë vit sektori i dytë për nga pesha e investimeve të huaja direkte, pas industrisë nxjerrëse. Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme duket se po tërheq jo vetëm investimet vendase, por edhe kapitalet e shtetasve të huaj. Shifrat tregojnë se investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë arritur nivelet më të larta historike, të paktën që prej vitit 2014, kur nis seria kohore e Bankës së Shqipërisë për këtë tregues.

Sektori i industrisë nxjerrëse shënoi nivele të larta të investimeve të huaja direkte edhe për tremujorin e tretë të vitit, me 52 milionë euro, dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për të gjithë 9-mujorin e parë të këtij viti, industria nxjerrëse mbetet sektori që ka tërhequr më shumë investime të huaja, me 147 milionë euro ose 21% të totalit. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare këtë vit duket se ka nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri, sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.

Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja direkte ngelet ai i shërbimeve financiare. Për tremujorin e tretë të vitit, investimet e huaja direkte në tregun financiar arriti në 38 milionë euro, 41% më shumë krahasuar me tremujorin III 2020. Për të gjithë 9-mujorin, investimet në këtë sektor arritën në 114 milionë euro, 31% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, për shkak se rritja e bankave tregtare kërkon shtim gradual të kapitalit aksioner, për të qëndruar në përputhje me kërkesat rregullatore.

Ndërkohë, në sektorin energjetik, investimet e huaja direkte ishin në rënie të dukshme edhe në tremujorin e tretë, me vetëm tre milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kishin vlerën e 69 milionë eurove. Për 9-mujorin, investimet në energjetikë kishin vlerën e 45 milionë eurove, në rënie me 80% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënia e investimeve në sektorin energjetik ishte një zhvillim i pritshëm, pas përfundimit të gazsjellësit TAP dhe projekteve më të mëdha të investimit në hidroenergjetikë. Tani vëmendja e investitorëve është kthyer sidomos tek energjia diellore, megjithatë për momentin investimet janë shumë larg atyre të viteve pararendëse.

Tremujori i tretë solli një frenim të investimeve të huaja në industrinë përpunuese, që ranë në 28 milionë euro, nga 32 milionë euro që kishin qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, për 9-mujorin bilanci ngelet në rritje të lehtë, me 71 milionë euro ose 6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Tjetër degë me rritje të investimeve të huaja këtë vit është ajo e shërbimeve profesionale, shkencore dhe teknike, degë e lidhur kryesisht me aktivitetet e call center, të suportit teknik apo të shitjeve për platforma të shërbimeve financiare. Për 9-mujorin 2021, ky sektor tërhoqi investime të huaja në vlerën e 43 milionë eurove, 59% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja ka qenë e përqendruar kryesisht në tremujorin e parë, ndërsa më tej investimet e huaja kanë qenë mes stanjacionit dhe rënies. Ky sektor mund të vuajë trysninë në rritje të organeve ligj zbatuese, sidomos për kompanitë që ndërmjetësojnë investime në bursat online. Në shumë raste, këto kompani angazhohen edhe në skema të mirëfillta mashtrimesh, kryesisht ndaj shtetasve të huaj.

Në 9-mujorin e këtij viti, Shqipëria tërhoqi gjithsej 711 milionë euro investime të huaja direkte, në rritje me 1.1% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë investimet e huaja ne shqiperi pasurite e paluajtshme banka e shqipërisë investimet e huaja ne shqiperi pasurite e paluajtshme

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën