LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Raporti i kredive me probleme ra sërish në nëntor, preku nivelin 6.2%

23 Dhjetor 2021, 06:21 Nga DOSJA
BSH: Raporti i kredive me probleme ra sërish në nëntor, preku

TIRANË – Raporti i kredive me probleme po vijon rënien e qëndrueshme edhe në muajt e fundit të vitit. Mbështetur në informacionin e Bankës së Shqipërisë për Monitor, raporti i kredive me probleme në fund të nëntorit ra më tej në 6.2%, nga 6.35% që kishte qenë në fund të muajit tetor.

Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe tashmë është në nivelet që shënonte para krizës së vitit 2008.

Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se “Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve konvencionale të veprimtarisë vlerësohet i kontrolluar. Kundrejt tyre, rezistenca e sektorit bankar vlerësohet e fortë pasi situata e likuiditetit është e mirë, veprimtaria bankare gjeneroi fitim në vlera të kënaqshme dhe sektori paraqitet i mirëkapitalizuar.”

Statistikat tregojnë se raporti i kredive me probleme po shfaq rënie të qëndrueshme gjatë vitit 2021, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me efektet zgjatura në kohë që mund të jepte pandemia. Për shkak të masave të lidhura me ristrukturimet që ishin në fuqi gjatë vitit 2020 dhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ekzistonte shqetësimi se rritja e kredive të këqija mund të ndodhte kryesisht pas mesit të këtij viti. Por, në fakt, përmirësimet në ekonominë reale gjatë vitit 2021 dhe vijimësia e huadhënies kanë dhënë një efekt të dukshëm pozitiv në ecurinë e raportit të kredive me probleme.

Në fund të muajit tetor, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 652 miliardë lekë, me një rritje prej 15 miliardë lekësh krahasuar me shtatorin. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parw, rritja e portofolit të kredisë ka arritur nivelin 10% Rritja pozitive e portofolit, veç kredidhënies së re, po ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si pakësimi i fshirjes së kredive të humbura, ristrukturimet e aplikuara pas pandemisë, që sollën një amortizim më të ngadaltë të portofolit, por edhe nga rritja e peshës së kredisë afatgjatë në portofolin total të huasë.

Megjithatë, në projeksionet për vitin e ardhshëm, Banka e Shqipërisë vlerëson se “ruajtja e cilësisë së portofolit të kredive duhet të mbahet në vëmendje, në drejtim të administrimit të portofoleve ekzistuese me probleme, por, edhe të goditjeve të mundshme që lidhen me pandeminë, qoftë si efekte të raundit të dytë të goditjeve, qoftë të problemeve që mund të dalin nga administrimi në vijim i kësaj situate”. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë kreditë me probleme banka e shqipërisë kreditë me probleme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj