LIVE UPDATES
Ekonomi

Policat e sigurimit të detyrueshëm e historikun e dëmeve mund t’i verifikoni online

22 Dhjetor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Policat e sigurimit të detyrueshëm e historikun e dëmeve mund

TIRANË – Të gjithë ata që disponojnë automjete mund të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm. Ata mund të verifikojnë dhe Vlefshmërinë e policës së sigurimit; Historikun e sigurimit të mjeteve në pronësi të qytetarit; Historikun e dëmeve të mjeteve motorike; Njoftimin për përfundimin e afatit të policës së sigurimit përmes SMS-ve.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka njoftuar se çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorik e lëshuar nga shoqëritë e sigurimit do të raportohet në kohë reale në Regjistrin Online të AMF-së, i cili në ndërveprim me e-Albania do t’u mundësojë qytetarëve të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm.

Sipas AMF-së, me qëllim lehtësimin e procedurave të qytetarëve, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për t’u pajisur me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ka mundësuar ofrimin e disa shërbimeve elektronike në kohë reale nëpërmjet portalit e-Albania.

Rreth 680 mijë qytetarë që pajisen mesatarisht çdo vit me një policë të sigurimit të detyrueshëm motorik (TPL dhe Karton Jeshil), do të marrin në kohë reale në portalin e-Albania, informacionin  nevojshëm për të katërta shërbimet:

Verifikimi i policës së sigurimit motorik

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Verifikimi i policës së sigurimit motorik”, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik mund të kërkojë nëpërmjet kësaj platforme dokumentin me vulë elektronike, që vërteton se pronari i këtij mjeti ka lidhur kontratën e sigurimit të detyrueshëm motorik. Dokumenti i gjeneruar nga e-Albania përmban:

Nëpërmjet këtij shërbimi qytetarët sigurohen në kohë reale se janë të pajisur me një policë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm motorik, duke shmangur rastet e keqinterpretimeve apo abuzimeve.

Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike”, qytetarit i shfaqen mjetet që ka aktualisht në pronësi ose ka patur në pronësi. Për çdo mjet të zgjedhur për një periudhë kohore 7-vjeçare, me kërkesë të qytetarit shfaqen të dhënat historike të policave motorike për mjetin. Dokumenti me vulë elektronike përmban të dhëna për çdo policë sigurimi që lidhet me këtë mjet motorik, si kodi i raportimit, shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit, vlefshmërinë e policës së sigurimit, primin e paguar për policën e sigurimit, targën, specifikat e mjetit, etj. Ky dokument zyrtar u shërben qytetarëve, si atyre rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe atyre brenda vendit për të vërtetuar mbulimin me sigurim të detyrueshëm motorik për një periudhë të caktuar përgjatë 7-vjeçarit të fundit.

Historiku i dëmeve të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Historiku i dëmeve të mjeteve motorike”, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik dhe është bërë shkaktar i një aksidenti rrugor, mund të kërkojë nga kjo platformë për një periudhë 7-vjeçare pas datës së aksidentit, të dhënat që lidhen me aksidentin ku është përfshirë mjeti i tij. Kjo vlen për të gjitha mjetet në pronësi të tij brenda kësaj periudhe kohore. Dokumenti me vulë elektronike, që gjenerohet nga e-Albania përmban disa të dhëna, si datën e aksidentit, të dhënat e mjetit, llojin e dëmit, vlerën dhe statusin aktual të dëmshpërblimit. Ky shërbim u mundëson qytetarëve të pajisen me një dokument zyrtar, i cili mund të përdoret si për qytetarët rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe për nevojat e qytetarëve brenda vendit.

Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit

Shërbimi elektronik “Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit” do të realizohet nëpërmjet dërgimit të mesazhit në seksionin “mesazhet e mia” në e-Albania. Në këtë mënyrë, çdo pronar i mjetit motorik njoftohet për përfundimin e policës së sigurimit, 15 ditë përpara afatit të përcaktuar si datë mbarimi. Kjo shërben për t’i ndërgjegjësuar qytetarët, duke i dhënë atyre kohën e nevojshme për të rinovuar brenda afatit policën e sigurimit të detyrueshëm motorik. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi police sigurimi sigurimet e makinave police sigurimi sigurimet e makinave

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën