LIVE UPDATES
Ekonomi

Ku vishen shqiptarët me çmime si në Milano? Disa zgjedhin firmato, të tjerët te Gabi

20 Dhjetor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Ku vishen shqiptarët me çmime si në Milano? Disa zgjedhin

TIRANË– Festat e fundvitit po afrojnë dhe atmosfera prej ditësh ka nisur të shfaqet edhe në kryeqytet. Dyqane të tejmbushura me furnizime dhe bare e restorante të reja që në këtë fundvit mezi presin të startojnë me këmbë të mbarë, pas dy viteve të mbërthimit të vendit nga pandemia e Covid-19. Por teksa veshjet e reja dhe të bukura ta bëjnë me sy, ku çdo gjë që sheh në dyqanet e modës në kryeqytetet evropiane e gjen dhe në Tiranë, çmimet janë po ato, të njëjtat si në Milano, Paris dhe Londër.

Nëse i hedh një sy rrugës “Myslym Shyri” dhe Rrugës së Durrësit, dyqanet janë plot me furnizim, por klientë nuk ka. Shitëset qëndrojnë tek dera e duket sikur të ftojnë por nëse hyn dhe pyet për çmimet, një palë këpucë të reja për femra e meshkuj variojnë nga 10 mijë lekë e lart, ndërsa palltot e xhupat kapin shifrat mbi 25 mijë. E njëjta panoramë është dhe në qendrat tregtare ku dyqanet e brandeve të famshme janë pothuajse bosh e më së shumti lëvizje ka në dyqanet që furnizohen me produkte që prodhohen në vend. Kjo konstatohet nga çmimet që kanë.

Një pjesë e vogël që preferon të blejë marka duket se kanë gjetur zgjidhje me dyqanet online ku në Instagram gjen mjaft profile që shesin produkte marke si “Michael Kors” apo “Armani”, “Guess” e të tjera, ku çmimet sërish vijnë më pak se në dyqanet aktuale që janë hapur në Tiranë.

Tregu i madh, dashuria e të gjithëve

I vetmi që nuk njeh krizë është tregu i madh i rrobave tek Medreseja. Në çdo periudhë të vitit, ky vend ka klientë nga e gjithë Shqipëria që zgjedhin të furnizohen pikërisht këtu, me produkte që i marrin kryesisht në Turqi. Por dhe tregu i madh, me situatën e pandemisë rriti çmimet e tij dhe bashkë me të dhe tregu i çamëve. Aty mund të gjesh gjithçka do për shtëpinë dhe veten. Por cilësia ndonjëherë nuk shkon në të njëjtën linjë me çmimin.

Rrobaqepsitë, zgjidhje ideale për buxhetorët

Vitet e fundit, një boom ka pësuar dhe rrobaqepësia ku klientët më të shumtë janë buxhetorët. Anila, 42 vjeç nga Tirana, ka përshtatur një dhomë të shtëpisë për të qepur dhe për Gazetën “Si” thotë se me këtë punë siguron një pagë të mirë për veten.

“Ishte e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura. Unë kam dy fëmijë që studiojnë dhe në shtëpi e vetmja pagë që hyn është e bashkëshortit. Kisha kryer kurs rrobaqepësie dhe para 10 viteve bleva një makinë e nisa të qepja, fillimisht për familjarët e mi e më pas klientët u shtuan. Sot kam klientë nga të gjitha moshat, shumica punojnë në administratë”, tregon Anila.

Të qepurit duket se ka qenë një zgjidhje ideale ku në Tiranë mund të gjesh dhe dyqane për blerjen e copave. E teksa në butiqe një kostum mund ta blesh me çmim nga 25 mijë në 30 mijë lek të reja, në rrobaqepsi bashkë me copën një kostum ka vlerën 10 mijë lekë. Diferenca është domethënëse ndaj vajzat e reja por dhe gratë në moshë të mesme duket se po sfidojnë markat duke kultivuar shije tjetër, atë të handmade dhe kjo aktualisht duket se po përqafohet në masë.
Krahas atelieve të njohura ku klientët janë gra e vajza që kanë një buxhet të majmë dhe që kërkojnë të qepin veshje unike, dhe rrobaqepsitë modeste si të Anilës të dhurojnë kënaqësi me buxhet modest. Ky trend do të jetë një zgjidhje ideale dhe për do kohë, pasi jo të gjithë mund të vishemi me “Guçi”, “Armani” apo “Michael Kors”.

Marrë nga Gazetasi.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale gabi shqiptaret veshje firmato gabi shqiptaret veshje firmato


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj