LIVE UPDATES
Ekonomi

INSTAT: Eksportet rriten me 21 për qind, dobët vetëm tekstilet e këpucët

18 Dhjetor 2021, 06:04 Nga DOSJA

TIRANË – Eksportet kanë shënuar një ecuri pozitive për 11 muajt e këtij viti, duke reflektuar rritjen e fortë të dy grupeve “materiale ndërtimi e metale” dhe “minerale, lëndë djegëse e energji”, të favorizuara nga konjuktuara ndërkombëtare e rritjes së kërkesës dhe çmimeve. Të gjitha grupet e kanë tejkaluar nivelin e parakrizës, me përjashtim të tekstileve dhe këpucëve që vijojnë të vuajnë pasojat e pandemisë.

INSTAT raportoi se për 11 mujorin 2021, eksportet arritën në gati 337 miliardë lekë, me një rritje prej 35.4 % në raport me janar-nëntor 2020. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, rritja është rreth 21%. Ecuria ishte pozitive dhe në nëntor. Sipas INSTAT, Në Nëntor 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë, duke u rritur me 36,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9,8 %, në krahasim me Tetor 2021.

Tekstilet e këpucët nuk e kapin nivelin e parakrizës

Tekstilet dhe këpucët, grupi kryesor eksportues në vend (me rreth 30% të totalit), po vazhdojnë të vuajnë më shumë se gjithë grupet e tjera pasojat e karantinave të Europës dhe ndryshimin e sjelljes konsumatore. Ndonëse me rritje prej 8.7% për 11 mujorin në raport me janar-nëntor 2020, shitjet e këtij grupi vijojnë të mbeten 7% më të ulëta në raport me 11 mujorin normal të 2019-s.

Eksportuesit pohojnë se sektori po vuan nga mungesa e porosive të reja, si rrjedhojë e krijimit të stoqeve gjatë karantinës së zgjatur. Problematikat e tyre janë shtuar dhe nga rritja e kostove, që e kanë të pamundura t’i transferojnë në çmime, që janë të fiksuara në kontratat me partnerët e huaj, kryesisht italinë si dhe nga mungesa e fuqisë punëtore. Negativisht ndikon dhe rënia e euros në tregun vendas, që i bën ata të arkëtojnë më pak lekë nga e njëjta sasi e shitur në euro.

Rritje e fortë e materialeve të ndërtimit e metaleve

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, grupi i dytë më i madh eksportues në vend (me 22% të totalit) vijuan ecurinë pozitive edhe në nëntor. Për 11 mujorin, eksportet e këtij grupi u dyfishuan në raport me 2020-n, ndërsa janë 75% më të larta edhe se janar-nëntor 2019. Prodhuesi i çelikut, Kurum, që është eksportuesi më i madh në vend po mundohet t’i përgjigjet një kërkese që është në nivele rekord, si në tregun e brendshëm ashtu dhe të jashtëm, dhe ndërkohë çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare po shënojnë rritje. Tregu i rajonit është zgjeruar ndjeshëm këtë vij, pasi Kurum ka hyrë në Serbi.

Rritje e fortë edhe për lëndët djegëse

E njëjta tendencë pozitive ka vijuar edhe për mineralet, të ndihmuara nga çmimet e larta dhe rritja e kërkesës në tregjet ndërkombëtare. Grupi “Lëndët djegëse e energji”, është rritur me 73% për 11 mujorin në raport me 2020-n, dhe 39% në krahasim me të njëjtën periudhë 2019.

Makineritë e pajisjet në rritje, por janë pesimiste për të ardhmen

Shitjet e grupit “makineritë, pajisjet e pjesët e këmbimit” u rritën me 28% për 11 mujorin, por ritmet e zgjerimit janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm (për 10 mujorin rritja ishte 34%). Ky sektor ka tërhequr vitet e fundit investime në fabrikat që montojnë kryesisht sisteme elektrike për automjete. Megjithatë, eksportuesit mbeten pesimistë lidhur me të ardhmen për shkak të rritjes së kostove dhe problemeve, që kanë shkaktuar në tregjet globale ndërprerjet e zinxhirit të prodhimit.

Ushqime, pije e duhan, i rikthehet rritjes

Grupi i ushqime pije dhe duhan ka ngadalësuar ritmet e rritjes, duke u zgjeruar me 12.5% për 11 mujorin, në raport me 2020-n. Ky grup ishte më pak i ndikuari nga kriza pandemike dhe vijoi rritjen edhe në 2020-n. Pasi në tetor ky grup ka shënuar rënie për herë të parë, i është rikthyer rritjes së lehtë në nëntor. Megjithatë sektori ka probleme për shkak të rritjes së kostove, inefikasitetit të plehrave kimike dhe së fundmi përmbytjeve në disa zona.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Nëntor 2021, në rritjen e eksporteve prej 36,3 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +17,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +6,7 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetë mujori janë rritur me 35,4 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,7 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +3,3 pikë përqindje.

Rritet deficiti tregtar

Sipas INSTAT, Në këtë njëmbëdhjetë mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 337 mld lekë, duke u rritur me 35,4 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 713 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 376 mld lekë, duke u rritur me 27,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Kryesojnë Spanja, Kosova, Italia

Në muajin Nëntor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2020 janë: Itali (34,9 %), Kosova (51,4 %) dhe Spanja (35,6 %).

Gjatë këtij njëmbëdhjetë mujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (24,3 %), Kosova (48,5 %) dhe Spanja (44,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (18,9 %) dhe Rusia (9,6 %).

Në muajin Nëntor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Nëntor 2020 janë: Italia (28,4 %), Turqia (72,8 %) dhe Greqia (31,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina (2,2 %) dhe SHBA (12,9 %) .

Gjatë këtij njëmbëdhjetë mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (28,4 %), Turqia (48,1 %) dhe Kina (20,7 %). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: Ukraina (10,1 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,0 %, të gjithë tregtisë. Në Nëntor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,1 %), Turqi (8,0 %), Greqia (7,2 %), dhe Kina (5,6 %).

Shkëmbimet tregtare, për njëmbëdhjetë mujorin 2021, me vendet e BE-së zënë 60,2 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Nëntor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,1 %), Turqia (7,8 %), Greqia (7,2 %) dhe Gjermania (6,5 %). (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi eksportet shqiptare instat eksportet shqiptare instat


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës