LIVE UPDATES
Ekonomi

Kuvendi shqyrton kandidatët për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, 17 emra në garë

22 Dhjetor 2021, 06:35 Nga DOSJA
Kuvendi shqyrton kandidatët për në Këshillin

TIRANË – Komisioni Kuvendor për Ekonominë dhe Financat po zhvillon këtë javë seancat dëgjimore me kandidatët që kanë aplikuar për të dy vendet vakante të krijuara në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes kandidatëve janë profesionistë të ekonomistë, sektorit bankar, por edhe figura me eksperiencë në vendimmarrjen politike.

Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Natasha Ahmetaj, që mban njëkohësisht edhe pozicionin e Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë, do të kandidojë për një mandat të ri. Para se të zgjidhej në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në 2014, znj.Ahmetaj ka mbajtur pozicione drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare, ndërsa më herët ka ndjekur karrierën akademike si pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Kandidatët që kanë mbajtur detyra të larta në nivele politika në të kaluarën e tyre janë Anastas Angjeli dhe Senida Mesi. Përveç përvojës akademike, Anastas Angjeli ka qenë deputet në disa legjislatura, si edhe ka ish-ministër i Financave, ish-ministër i Ekonomisë, dhe ish-ministër i Çështjeve Sociale. Senida Mesi ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e kaluar, ndërsa në periudhën 2017-2018 ka mbajtur edhe detyrën e Zëvendëskryeministres së Shqipërisë.

Kandidatja tjetër, Marta Muço, në vitin 2015 ishte një nga kandidaturat për të marrë postin e Guvernatores së Bankës së Shqipërisë. Ajo ka një përvojë të gjatë akademike në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndërsa ka punuar për shumë vite në SHBA si menaxhere e programeve të financimit të sektorit privat.

Edvin Libohova është bankier me përvojë dhe ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në sektorin bankar, si ish-Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Kursimeve (sot Raiffeisen Bank Albania) dhe themelues dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Popullore (sot Banka OTP Albania).

Kandidat tjetër është Indrit Banka, ish-drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2015. Pas largimit nga Banka Qendrore, Indrit Banka ka punuar si konsulent financiar.

Elvin Meka është aktualisht Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit të Universitetin Europian të Tiranës dhe kryeredaktor i Revistës Bankieri, botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave. Përveç eksperiencës akademike, Elvin Meka ka punuar edhe në sektorin bankar, si Drejtor Financiar në ish-Bankën Emporiki Shqipëri (sot Banka Amerikane e Investimeve).

Mateo Spaho është Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Luarasi, ndërsa paralelisht ka qenë i angazhuar edhe në strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Durim Kraja ka mbajtur pozicionin e sekretait të përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ndërsa ka eksperiencë edhe si pedagog i ekonomisë në arsimin e lartë.

Diana Dervishi aktualisht mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Altin Hoti vjen nga bota akademike dhe së fundmi ka punuar si pedagog i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme, në Kuvajt.

Kandidatja rezatrta Bitri është me profesion juriste. Përveç përvojës së avokate, ajo ka qenë anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këshilltare ligjore në disa institucione publike, kosulente në sektorin privat, etj.

Disa prej kandidatëve vijnë nga organet e sistemit të drejtësisë. Kandidati Emis Çerava është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me profesion ekonomist.

Kandidatja Manuela Tandini është aktualisht këshilltare ekonomike e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (organ i vettingut), ndërsa vitin e kaluar kandidoi edhe për postin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë.

Edhe kandidat Artur Mamadhaj, vjen nga organet e sistemit të drejtësisë. Së fundmi, ai ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Departamentit të Auditetit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatë për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë gjithashtu edhe Blendi Sema dhe Onorina Jata.

Pas dëgjesës puublike me kandidatë, deputetët do të përzgjedhin kandidatë që do t’i paraqiten Kuvendit për votim. Për t’iu propozuar Kuvendit në votim, një kandidat duhet të marrë mbështetjen e të paktën 28 deputetëve. Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë krijuar për shkak të përfundimit të mandatit 7 vjeçar të anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola. Ata u zgjodhën në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2014. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore këshilli mbikëqyrës i bsh kuvendi këshilli mbikëqyrës i bsh kuvendi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj