LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshimet e klimës do dëmtojnë shumë bujqësinë shqiptare,si t’i paraprijmë situatës

26 Dhjetor 2021, 06:43 Nga DOSJA
Ndryshimet e klimës do dëmtojnë shumë bujqësinë

Evans Rroko, Profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, analizon se si do të ndikohen kulturat bujqësore në të gjithë vendin nga ndryshimet klimatike dhe gjithashtu jep rekomandime për ndërhyrje në secilën nga zonat.

Sa i rrezikuar është prodhimi bujqësor nga ndryshimet klimatike?

Studimet e bëra tregojnë se Ballkani, dhe sidomos pjesa mesdhetare e tij, pritet të jetë mjaft e goditur nga ndryshimet klimatike, të cilat do të shkaktojnë rritje të temperaturave, pakësim të reshjeve totale vjetore.

Por një ndikim shumë i dëmshëm për bujqësinë është rritja e ndjeshme, që pritet të ndodhë, e fenomeneve ekstreme klimatike, si temperatura ekstreme (të larta apo të ulëta), reshje të dendura në formë shtrëngatash që shkaktojnë përmbytje, apo edhe erozion të tokave bujqësore, thatësira të tejzgjatura etj. Këto fenomene kanë ndikime të drejtpërdrejta në prodhimin bujqësor.

Përveç rënies së rendimentit, i cili në vendin tonë, për disa bimë, deri në vitin 2050 parashikohet të arrijë deri në 8-10% dhe deri në vitin 2100, deri në 18%, ka edhe pasoja të tjera që lidhen me uljen e cilësisë së prodhimit sidomos te frutat e perimet, apo edhe me humbjen e cilësive të tokës bujqësore nga rritja e kripëzimit, pakësimi i lëndës organike në tokë, apo edhe humbja e tokës nga erozioni i shtuar.

A ka evidenca për dy dekadat e fundit dhe projeksione për në vijim

Të flasësh për evidenca në Shqipëri është e vështirë për faktin se statistikat zyrtare të bujqësisë, jo detyrimisht paraqesin realitetin e prodhimit bujqësor në vend. Në këto statistika ka shumë fiktivitet dhe kryerja e analizave bazuar mbi to, jo gjithmonë do të mundësojnë nxjerrjen e konkluzioneve të sakta.

Sidoqoftë, nga kontaktet me fermerët, nuk është e vështirë të ndihen problemet që ata hasin vazhdimisht në punën e tyre të shkaktuar edhe nga fenomene. Për shembull, ky vit ishte me një pranverë të vonë dhe një verë shumë të nxehtë.

Këto fenomene patën pasoja të rënda në prodhimin bujqësor. Perimet dhe frutat dolën në treg më me vonesë, dhe thatësira dhe temperaturat e larta shkaktuan dëme të konsiderueshme në të gjitha kulturat bujqësore të sezonit të pranverës.

Cilat zona janë më të rrezikuara dhe cilat kulturat bujqësore?

Të gjitha zonat, në një mënyrë apo një tjetër, janë të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, por sigurisht, zonat ku priten që dëmet të jenë më të mëdha janë zonat fushore, pikërisht aty ku edhe bujqësia është më intensive. Në zonat malore, rreziku më i madh vjen nga reshjet e dendura, të cilat do të rrisin rrezikun e erozionit të tokës, ndërsa rritja e temperaturave, në njëfarë mënyre, jo vetëm nuk do të pengojë, por përkundrazi do të ndihmojë rritjen e bimëve, si të atyre të kultivuara, ashtu edhe të prodhimit të kullotave natyrore.

Në zonat fushore e kodrinore, problemet më të mëdha do të krijohen nga rritja e temperaturave gjatë verës dhe zgjatja e mëtejshme e thatësirave, sigurisht pa lënë mënjanë edhe mundësinë në rritje të përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.

Edhe pakësimi i ditëve me temperatura minimale, gjatë periudhës së dimrit, përbën një problem tjetër që ndikon në uljen e cilësisë së disa frutave. Shkretëtirëzimi i tokave, si pasojë e thatësirave dhe pakësimit të lëndës organike në tokë, si dhe rritja e sipërfaqeve të kripëzuara janë dy pasoja të tjera të pritshme në zonat fushore, nga ndryshimet klimatike që do të pakësojnë sipërfaqen e përdorshme të tokës bujqësore.

Kulturat më të ndjeshme janë ato që mbillen gjatë pranverës, të cilat kultivohen gjatë periudhës së verës. Relativisht, më pak të prekura do të jenë kulturat dimërore. Perimet janë ndër kulturat më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, por edhe frutat dhe bimët e tjera të arrave si misri, apo bimë të tjera që përdorin sasi të mëdha uji për zhvillimin e tyre do të pësojnë një rënie të rendimenteve.

Por nuk është vetëm sasia, pasi edhe cilësia frutave dhe perimeve, si dhe aftësia e tyre për t’u ruajtur pas vjeljes ndikohet mjaft nga ndryshimet klimatike. Fermerët nuk do të kenë humbje ekonomike vetëm nga rënia e prodhimit dhe cilësisë së produkteve të tyre, por edhe nga rritja e shpenzimeve për më shumë ujitje, apo për marrjen e masave për mbrojtjen e bimëve ndaj rritjes së përhapjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve, apo rritjes së pranisë së barërave të këqija në parcelat e kultivuara.

Çfarë masash mund të ndërmerren për të zbutur këto ndikime?

Masat për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike janë të ndryshme në zona të ndryshme klimatike, dhe varen edhe nga relievi i tokës, karakteristikat e saj etj. Në zonat fushore është e domosdoshme të punohet urgjentisht për rritjen e aftësisë ujitëse, si dhe të kapaciteteve kulluese të tokave bujqësore. Gjithashtu duhet të punohet për rritjen e efektivitetit të përdorimit të ujit, duke përdorur metoda ujitëse më efektive.

Aktualisht, pjesa më e madhe e kulturave ujiten me ujitje sipërfaqësore me rrjedhje, që është ujitja më pak efektive për sa i përket shpenzimit të ujit për njësi të sipërfaqes. Zëvendësimi i kësaj metode me ujitje mekanike metoda më efektive si ujitja me shi-hedhje, apo me pika, pa përmendur këtu ujitjen nëntokësore, do të ndihmonte mjaft në përballimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike.

Në zonat kodrinore dhe malore, me toka të pjerrëta, masë e domosdoshme është ruajtja e tokave nga erozioni. Ne aktualisht kemi një erozion shumë të madh të tokave nga reshjet. Me rritjen e fenomeneve ekstreme të reshjeve (shtrëngatave), rrezikohet që gërryerja e tokave të jetë edhe më e madhe, me pasoja të rënda për humbjen e tokës nga erozioni.

Hapja e kanaleve antierozive, përdorimi i metodave të punimit minimal të tokës apo kultivimi pa punim, mbulimi i tokës në tokat e pjerrëta për një periudhë sa më të gjatë me bimësi, janë vetëm disa nga masat e domosdoshme që duhet të merren në këto zona. Një nga masat që mund të merret në të gjitha zonat është edhe përdorimi i kulturave, apo varieteteve dhe hibrideve, që janë më të qëndrueshëm si ndaj temperaturave të larta, ashtu edhe ndaj thatësirës. Këto mund të zëvendësojnë kulturat, apo varietetet që janë më të ndjeshme ndaj mungesës së lagështirës, apo temperaturave shumë të larta.

Edhe përdorimi i praktikave agroteknike që ndikojnë në rritjen e efektivitetit në përdorimit të ujit nga ana e bimëve, p.sh. nëpërmjet rritjes së përdorimit plehërimit potasik, është një rrugë që ndikon në përballimin më të mirë të pasojave të ndryshimeve klimatike. Përvoja të tilla janë të shumta në mjaft vende të botës.

Sigurisht, në bujqësi nuk mund të jepen apo përdoren receta të gatshme. Për secilën zonë të veçantë duhet të merren masa konkrete, që përshtaten me karakteristikat e zonës. Pra është fillimisht e nevojshme të bëhen studime për përcaktimin e masave që duhet të merren.

Shteti, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duhet të marrë përsipër kryerjen e investimeve të rëndësishme, si p.sh. për ujitjen apo kullimi e tokave, dhe fermerët të ndërgjegjësohen që të bëjnë pjesën e tyre në këtë drejtim. Në këtë prizëm duhet të kemi parasysh që në Shqipëri, pavarësisht sipërfaqes relativisht të vogël të tokës bujqësore, kemi disa qindra mijë fermerë, dhe përcjellja e informacionit, apo këshillimit te secili prej tyre përbën një problem më vete.

Është e domosdoshme të forcohet ndjeshëm sistemi i këshillimit për fermerët, si dhe të gjenden rrugë sa më efektive për të përçuar te secili prej tyre informacionin e nevojshëm për ndryshimet klimatike që po ndodhin, për pasojat që do të ketë në rritjen dhe zhvillimin e bimëve, por edhe në jetën e kafshëve, si dhe për masat që secili prej tyre duhet të marrë për përballimin e këtyre pasojave.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore bujqesia shqiptare bujqesia shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj